TV News
Diaspora

Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë

E enjte, 30 Mars 2023 – 21:00
Alisa Buzhala

Le photographe Cedric Vincensini

Në mbrëmjen e datës 29 mars në qytetin e Gjenevës, në sallën e “Theatre de la Madeleine” u mbajt koncerti artistik i këngës dhe valles tradicionale shqipe, i organizuar nga shoqata e komunitetit shqiptar në Gjenevë.

Le photographe Cedric Vincensini

Fryma e kulturës atdhetare u vu në pah fillimisht përmes atmosferës që ishte krijuar qysh në hyrje të teatrit, ku mbizotëronin veshjet kombëtare si dhe simbolet e tjera, si; flamujt kuq e zi, plisat e shamikuqet.

Le photographe Cedric Vincensini

Ndërsa koncerti u hap nga nikoqiri i mbrëmjes, grupi “Hareja”, grup ky që prej disa viteve ruan traditën shqiptare në diasporë përmes muzikës e vallëzimit, brenda “ombrellës” së shoqatës shqiptare.

Le photographe Cedric Vincensini

Arsyeja e këtij organizimi nuk qe një festë kombëtare, por një performancë e vecantë nga grupi i folklorit “Bilbili” nga Vlora, të cilët i ofruan publikut një koncert të pasur me këngë të përmbledhura e të zgjedhura, kështu duke i dhënë sallës jehonë shqipe me vargjet e kënduara bukur përmes zërave të gërshetuar në mënyrë polifonike, raporton albinfo.ch.

Le photographe Cedric Vincensini

Grupi “Bilbili” është një nga grupet më të njohura në fushën e muzikës tradicionale në Shqipëri dhe njihet për cilësinë e lartë të performancave të tyre e po ashtu për fitoren e shumë çmimeve ndërkombëtare, duke nënvizuar “çmimi i parë i folklorit” në Moldavi si dhe “grupi më i mirë” në Lituani.

Le photographe Cedric Vincensini

Programi i prezentuar nga Afërdita Krasniqi dhe Blerim Bunjaku, zgjati përrreth dy orë, me gjithësej 20 këngë të interpretuara nga bilbilat e Vlorës. Muharrem Ramaj, Valbona Nora, Tajre Bozhani, Defrim Mustafaraj, Adriatik Cenko, Florika Kotska ishin zërat që pushtuan skënën në polifoni, e gjithashtu me tingujt e fyellit të M.Ramaj, këngëtarës Ludmilla Baballëku dhe rapsodit Viktor Paloka, të cilët kënduan disa nga këngët më të pëlqyera patriotike.

Le photographe Cedric Vincensini

Ata kishin përgatitur posacërisht këngën “Në Gjenevë të Helvetisë, bilbilat e Labërisë” si shenjë mirënjohje dhe falënderimi për prezencën e tyre në Zvicër, para mërgatës shqipfolëse.

Para publikut për një fjalim rasti doli kryetari i grupit Lab, i cili u shpreh se kjo paraqitje ishte ndër më të veçantat nga të gjitha koncertet e tjera.

Le photographe Cedric Vincensini

“Kemi fituar shumë çmime ndërkombetare, kemi qenë në shumë vende të botës, po asnjë nuk ka qenë më emocionues dhe i dëshiruar se ky sonte”, deklaroi Gjokolli.

Le photographe Cedric Vincensini

Ëmbëlsia e këtij koncerti ishin edhe djemt e vajzat e reja të ansamblit “Gëzuar”, të cilët me një skenografi të realizuar bukur, vallëzuan para publikut i cili i mirëpriti dhe përcolli me duartrokitje.

Le photographe Cedric Vincensini

Gjatë këtij koncerti, salla ishte e mbushur plot dashamirës së kulturës shqipe, të cilët me mallëngjim e shijonin cdo këngë e performancë.

 



Lajme të ngjashme

Vazhdon organizimi masiv i VLEN-it për mërgatën

Suad Avdiu

Nesër voton Diaspora

Suad Avdiu

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Suad Avdiu