Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

19 Prill, 2026

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

19 Prill, 2026

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

TV NewsBy TV News31 Mars, 2023 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano.

 

Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

 

Sipas burimeve të Radios “Evropa e Lirë” në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave.

 

Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

 

“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

 

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

 

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

 

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

 

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL

Lexuar: 116

Lajme te ngjashme

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në garë, ballafaqo premtimet e tua me demokratët!

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita do luftojë korrupsionin

Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.