Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

24 Gusht, 2026

E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova

24 Gusht, 2026

E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova

24 Gusht, 2026

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

24 Gusht, 2026

Dy dërgesa me qumësht nga Kosova bllokohen në “Bllacë”, AUV-ja: U gjet aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026

Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

24 Gusht, 2026

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), se do të mbyllen disa shkolla periferike, dhe do të bashkohen me shkollat qendrore, ka shqetësuar prindërit e fshatit Kosternik të Kumanovës të cilët protestuan duke kërkuar që shkolla të mos mbyllet. Megjithatë Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgjegjësinë e hedh te Komuna e Kumanovës e cila hesht, shkruan Portalb.mk.

Në shkollën e periferike “Vëllezërit Ribar” në Kosternik, në paralelet e gjuhës shqipe procesin edukativo-arsimor e ndjekin 10 nxënës. Këto statistika, shkollën e vendosin në kategorinë e shkollave për mbyllje. Banorët thonë se nëse mbyllet shkolla fëmijët do të duhet të udhëtojnë deri në 7 kilometra për në shkollë. Sipas banorëve, mbyllja e shkollës do të dërgojë edhe më shumë deri në emigrimin e të rinjve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), edhe pse vet e kanë filluar procesin e optimizimit të shkollave, e hedhin topin te autoritetet lokale. Në një prononcim për Portalb.mk, thanë se procesi i optimizimit duhet të zbatohet. Nga atje shtuan se planifikimi për këtë proces ka filluar disa vite më parë, por zbatimi me mbështetjen e UNICEF-it dhe Bankës Botërore sapo ka filluar. 

 “Ekziston një numër i madh shkollash me shumë pak nxënës, për të cilat do të ishte më mirë të bashkoheshin me objektet më të afërta shkollore më të mëdha, pra me shkollat qendrore. Në këtë mënyrë, fëmijët do të socializohen më shumë, konkurrenca do të inkurajohet dhe ata do të edukohen në kushte më të mira infrastrukturore. Do të donim të theksonim se vitin e kaluar shkollor, 124 shkolla rajonale nuk regjistruan asnjë nxënës”, thonë nga MASH. 

Nga atje shtuan se fjala e fundit si për bashkimin e shkollave ashtu edhe për mbylljen e tyre, u mbetet autoriteteve lokale. Edhe pse një gjë e tillë nuk paraqitet si problem nga ana e prindërve, MASH-i thekson se me procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, asnjë mësues nuk do të largohet nga puna. MASH-i më tej thotë se përmes këtij procesi komunat do të kenë në dispozicion buxhet më të madh.

“Buxhetin që do e marrin komunat do të përdoret për të paguar pagat e mësuesve dhe shpenzimet e përgjithshme për funksionimin e shkollave, por do të kenë edhe fonde për të investuar në modernizim, digjitalizim të procesit dhe të ngjashme”, u shprehën nga MASH-i.

Portalb.mk, ka dërguar pyetje deri te Komuna e Kumanovës, se a planifikojnë ta mbyllin shkollën në Kosternik, por deri në publikimin e këtij shkrimi nga atje nuk janë përgjigjur.

  • LEXO: ‘Na detyroni të ikim nga vendi!’, banorët e Kosternikut në këmbë kundër mbylljes së shkollës (VIDEO)

Ndryshe, sipas statistikave, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për rreth 17 mijë. Vetëm gjatë një periudhe pesëvjeçare, 30 shkolla në mbarë vendin janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve. Krahas mbylljes së objekteve shkollore, ka rënë edhe numri i paraleleve (klasave), duke u reduktuar me dhjetëra çdo vit. Fshati Kosternik ka rreth 300 banorë, por migrimi ka bërë që ai të zbrazet edhe më shumë./ Portalb.mk.

  • LEXO: RMV, po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave periferike ku ka pak nxënës
  • LEXO: Nga 1 shtatori, 8 nga gjithsej 24 shkolla fillore vetëm në një qytet të RMV-së pritet të mbyllen
Lexuar: 42

Lajme te ngjashme

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

Dy dërgesa me qumësht nga Kosova bllokohen në “Bllacë”, AUV-ja: U gjet aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO

Lajmet e fundit

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

24 Gusht, 2026

E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova

24 Gusht, 2026

E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova

24 Gusht, 2026

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

24 Gusht, 2026

Dy dërgesa me qumësht nga Kosova bllokohen në “Bllacë”, AUV-ja: U gjet aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.