Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit

5 Nëntor, 2026

Tragjedi makabre në Serbi! Nëna dyshohet se vrau foshnjën njëvjeçare, tentoi t’ia hidhte fajin vajzës 11-vjeçare!

5 Nëntor, 2026

Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar

5 Nëntor, 2026

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

5 Nëntor, 2026

Kurti: 10 vjet pa Astritin janë shumë, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

5 Nëntor, 2026

VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

5 Nëntor, 2026

Zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të reja

5 Nëntor, 2026

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

5 Nëntor, 2026

Aksion i madh policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup, dyshohet për kamata?

5 Nëntor, 2026

Të rinjtë e Ballkanit kërkojnë rregulla të reja për internetin dhe inteligjencën artificiale

5 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 5 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Xhabir Deralla: Pa një Ukrainë të lirë, demokracia globale nuk mund të mbijetojë

TV NewsBy TV News28 Qershor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Demokracia nuk mund të mbijetojë nëse Ukraina nuk çlirohet tërësisht dhe agresioni rus nuk ndalet,” deklaron Xhabir Deralla, kryetar i organizatës CIVIL – Qendra për Liri, në një intervistë ekskluzive për agjencinë ukrainase të lajmeve Ukrinform, të realizuar nga redaktorja Ana Kostjushenko.

Deralla, një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në rajonin e Ballkanit, thekson se që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, ai ka qëndruar përkrah popullit ukrainas në mënyrë të pandërprerë. Ai tregon se është ndikuar thellësisht nga Revolucioni i Dinjitetit dhe se përvoja ukrainase kundër autoritarizmit është bërë burim frymëzimi edhe për shoqërinë civile në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kam humbur asnjë ditë pune për të raportuar të vërtetën për Ukrainën dhe për ta demaskuar propagandën ruse,” thekson Deralla, i cili në vitin 2023 u nderua me Urdhrin e Meritës nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai kujton vizitat e tij në Kiev, përfshirë pjesëmarrjen në takime me liderë të lartë dhe me qytetarë të thjeshtë, duke përmendur ndikimin emocional që pati nga qëndresa e popullit ukrainas: “Në çdo njeri që takova, pashë vullnet të pathyeshëm për liri dhe dinjitet, edhe me çmimin e jetës.”

Në intervistë, Deralla prezanton edhe iniciativat që ka themeluar së fundmi, si “Mbrojtja e Demokracisë” dhe “Unioni i Vestminsterit për Ukrainën”, përmes të cilave bëhet thirrje për ndihmë të koordinuar dhe vendime politike konkrete për mbështetje të plotë ndaj Ukrainës. Ai nënvizon se çdo hezitim i Perëndimit po kushton jetë njerëzish dhe destabilizon demokracinë në mbarë botën.

Duke folur për ndikimin e propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut, Deralla paralajmëron për rrezikun e infiltrimit të narrativave pro-Kremlinit përmes partive politike, mediave dhe rrjeteve sociale. Ai shton se edhe pse kanalete si RT dhe Sputnik janë ndaluar, narrativat ruse vijojnë të përhapen nën forma të tjera, shpeshherë të mbështetura nga struktura të korruptuara.

“Nuk jemi fqinj me Rusinë, por jemi të ekspozuar ndaj të njëjtës luftë informative. Demokracia jonë, siguria dhe integrimi euroatlantik janë nën kërcënim të vazhdueshëm,” thekson Deralla, përcjell PressOnline.al

Në përfundim të intervistës, ai e quan “të papranueshme” idenë për paqe me Putinin, nëse ajo nënkupton lëshim territorial dhe heshtje ndaj krimeve të luftës. “Lufta për Ukrainën është luftë për të ardhmen e vetë njerëzimit,” përmbyll ai.(PressOnline.al)

Lexuar: 60

Lajme te ngjashme

Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

Zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të reja

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Aksion i madh policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup, dyshohet për kamata?

Lajmet e fundit

Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit

5 Nëntor, 2026

Tragjedi makabre në Serbi! Nëna dyshohet se vrau foshnjën njëvjeçare, tentoi t’ia hidhte fajin vajzës 11-vjeçare!

5 Nëntor, 2026

Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar

5 Nëntor, 2026

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

5 Nëntor, 2026

Kurti: 10 vjet pa Astritin janë shumë, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

5 Nëntor, 2026

VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

5 Nëntor, 2026

Zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të reja

5 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.