Autor: TV News
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, përdori llogarinë e tij X për të lavdëruar performancën e PSG-së nën drejtimin e Luis Enriques. “Të shikosh PSG-në është si të shikosh Barcën e Pepit,” shkroi ai, duke shtuar, “Nuk mund t’u jap atyre një kompliment më të madh.” Guardiola ishte në krye të Barcelonës nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke fituar 14 trofe me katalanasit, përfshirë një tripletë. Një tripletë që Luis Enrique e fitoi gjithashtu ndërsa udhëhoqi parisienët. /GazetaBlic Sport/
Ka dështuar për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare. VV po insiston në votim të fshehur, ide të cilën s’po e përkrah opozita.
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë. Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes. Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të këtij shteti, ishte ndërtuar në vitin 1985, shtoi Patel. Anil Dhameliya, një zyrtar i lartë civil, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa janë gjetur, ndërsa pesë të tjerë ishin plagosur në këtë ngjarje. “Operacionet e shpëtimit janë në vazhdim”, tha ai. Kryeministri Narendra…
Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar. Procesi i konstituimit dështoi për të 43-tën herë, duke shtyrë edhe më tej formimin e institucioneve të reja të vendit. As këtë herë, ligjvënësit nuk arritën të bien dakord me krijimin e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 55 prej tyre votuan, ndërsa pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën më 9 korrik në ora 11:00. Edhe sot, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë…
Vllaznia ditën e nëserme do të zbresë në fushë kundër Daugavpils, “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Dueli do të mbahet në tokën tonë, çka do të thotë se është një mundësi e shkëlqyer që shkodranët të marrin një rezultat të denjë për të shkuar komod në sfidën e kthimit. Por trajneri Edi Martini ka disa dyshime. Njëri ndër to është pozicioni që do të mbulojë Erdenis Gurishta. Lojtari në fjalë ka pozicion natyral detyrën e mbrojtësit të djathtë, por me “zbrakimin” e Edi Martinit ai është spostuar në “shtyllë” e qendrës. Në rast…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të mërkurën se Franca dhe Gjermania duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të mëparshme mbi konfigurimin e projektit të përbashkët franko-gjerman për avionët luftarakë FCAS, pas u raportua në fillim të kësaj jave se Franca tani kërkon të marrë pjesë në 80 për qind të punës. Merz tha se është në kontakt të rregullt me presidentin francez, Emmanuel Macron, për projektin, i cili vlen më shumë se 100 miliardë euro dhe ka hasur në vonesa dhe mosmarrëveshje për ndarjen e punëve dhe të drejtave të pronësisë autoriale. Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Evropës…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Kosovës dhe Francës. Osmani dhe Guerot diskutuan gjithashtu konsultimet që Osmani ka zhvilluar me subjektet politike për të zbatuar vendimin e fundit të Asamblesë Kushtetuese për konstituimin e kuvendit. Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan gjithashtu për konsultimet që Presidentja ka zhvilluar me subjektet politike për të zbatuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo përsëriti se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik…
Skuadra e PSG-së ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Real Madridit. Golin e tretë në ndeshje e të dytin personal e ka shënuar, Fabian Ruiz, shkruan GazetaBlic Sport. Ruiz realizoi golin e tretë pas 23 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli: VIDEO
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi sot se ekziston një “mundësi shumë e mirë” që të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës këtë ose javën e ardhshme. Komentet e tij vijnë pas një takimi që pati të martën në Uashington me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Kemi një mundësi reale për paqe këtë apo javën që vjen,” tha Trump përpara gazetarëve, duke lënë të hapur një dritare shprese për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme. Takimi i fundit me Netanyahun ishte i dyti brenda dy ditëve, me fokus situatën e përshkallëzuar në rajon dhe mundësitë për ndërprerjen e luftimeve…
Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për këtë arsye, Guvernatori Gent Sejko u bëri thirrje bankave tregtare të nxisin kredimin në këtë sektor. “Ky program, pjesë e të cilit janë bërë të gjithë aktorët e sektorit bankar, iu ofron një bazë të sigurtë të fondeve me kosto të ulët për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor duke përfshirë agroturizmin dhe industrinë agroushqimore”, tha Sejko. Për të ndihmuar ndërmarrjet bujqësore dhe fermerët qeveria do të japë 30 mln euro…
