Autor: TV News
Kupa e Botës për Klube do të sjellë një tjetër ndeshje evropiane të madhe sonte në mbrëmje, kur Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në gjysmëfinalen e dytë në New Jersey. PSG dhe Real Madrid takohen me fillim nga ora 21:00. Pak para duelit gjysmëfinal janë publikuar formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes, Neves, Vitinha, Fabian Ruiz, Doué, Dembélé, Kvaratshkelia Real Madrid: Courtois, Asencio, Rüdiger, Fran García, Tchouameni, Bellingham, Fede Valverde, Arda Güler, Vinicius, Mbappé dhe Gonzalo García. Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me Chelsean. /GazetaBlic Sport
Një burrë 27-vjeçar boshnjak u arrestua në orët e para të mëngjesit në Essen të Gjermanisë, nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist islamist. Sipas zyrës së prokurorit të Düsseldorfit, hetimi fillestar kishte të bënte me mashtrim tregtar, pasi 27-vjeçari, së bashku me të tjerë, dyshohet se kishte blerë pajisje elektrike të shtrenjta pa i paguar ato, me qëllim rishitjen e tyre. Ai planifikonte t’i përdorte të ardhurat për të financuar sulme terroriste. “Hetimet nga Shtabi i Policisë së Essen-it nën drejtimin e zyrës së prokurorit të Düsseldorf-it kanë zbuluar, përveç dyshimit për mashtrim të zakonshëm tregtar, indikacione se…
Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban. Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë. Ndërkohë, 207,165 banesa, që…
Skuadra e Malishevës nesër do të luajë ndaj Vikingur Reykjavik. Malisheva dhe Vikingur do të ballafaqohen nga ora 20:15 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi ka folur para pak mintuash në konferencën për media, ku tha: “Kemi bërë përgatitjet ndaj një kundërshtari që gëzon shumë respekt, kemi pas shumë kohë për t’u përgatitur”, tha fillimisht Bekim Isufi në konferencën për media. “Kemi të bëjmë me një kundërshtarë që janë më të mirë se sa mendohet, kanë shumë përvojë. Është e vështirë të zëvendësohet Hazrollaj. Malisheva me siguri i…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, në një familje të njohur në Apeninet e Modenës, pronarë të një hoteli. Djali 36-vjeç, i identifikuar si Fabio Marchioni humbi jetën në një aksident në lumin Dardagna. Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni u gjet po ashtu i vdekur nën urën Leo në Fanano. Ai nuk mundi të përballonte vdekjen e të birit. Alarmi për vdekjen e djalit u dha pasditen e së martës, kur trupi i tij u pa në lumin Dardagna. Sipas mediave italiane, raportohet se ka qenë një aksident tragjik. I riu ishte zhytur në lumë,…
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përpjekjen e 44-të me radhë për t’u konstituuar, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Në seancën e fundit, e cila u mbajt me vonesë pas një alarmi të rremë për bombë, dështoi sërish miratimi i komisionit për votim të fshehtë. Ngërçi politik ka nxitur shqetësime si në skenën vendore, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët dhe ka…
Dreni Kryeziu, kapiteni i Malishevës ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Vikingur Reykjavik. Malisheva dhe Vikingur do të ballafaqohen nga ora 20:15 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Sipas Kryeziut, ata janë përgatitur mirë të ndalin sulmin e kundërshtarëve. “Jemi përgatit maksimalisht që të ndalim kundërshtarët dhe sulmin e tyre, duam ta mbyllim ndeshjen pa pësuar gol”, tha Kryeziu në konferencën për shtyp. Ai poashtu vlerësoi ekipin kundërshtarë dhe tha se gëzojnë respekt. /GazetaBlic Sport
Papa Leo ka shprehur gatishmërinë e Vatikanit për të pritur bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mbajtur të mërkurën më 9 korrik, sipas një deklarate zyrtare nga Selia e Shenjtë. Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo, një qytet malor pranë Romës, ku Papa po qëndron me pushime dyjavore. Gjatë bisedës, të dy udhëheqësit diskutuan për nevojën urgjente të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, e cila prej më shumë se dy vitesh po përballet me agresionin ushtarak rus. Deklarata e Vatikanit thekson se Papa Leo është i…
“Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”. Kështu shprehet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në komunën e Lipjanit, më 7 korrik, pas ndërhyrjes së policisë. Shefi i qeverisë në detyrë kërkon një hetim të shpejtë dhe të plotë për zbardhjen e këtij rasti. “Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e shtatë korrikut tashmë është publike edhe falë incizimeve të dëshmitarëve, por për të kuptuar gjithçka çfarë ka ndodhur duhet hetim profesional nga institucionet për këtë bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, inspektoratit policor, institutit të…
Që kur u largua nga Liverpooli në vitin 2023, Jordan Henderson nuk është rehatuar. Pas një periudhe gjashtëmujore te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite, mesfushori 35-vjeçar kaloi 18 muaj te Ajax Amsterdam. Por këtë të mërkurë, gazeta Times njoftoi se ai do të largohet nga ekipi holandez. Ai nuk e ka ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Klubet e Premier Ligës dhe ato evropiane janë veçanërisht të interesuara për futbollistin, i cili do të lirohet nga angazhimi me Ajax. /GazetaBlic Sport
