Ka dështuar për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
VV po insiston në votim të fshehur, ide të cilën s’po e përkrah opozita.

