Autor: TV News
Skuadra e PSG-së ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit. Ousmane Dembele realizoi golin e dytë në ndeshje pas gabimit të Rudiger, shkruan GazetaBlic Sport. Dembele realizoi pas 9 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-0. Ja goli: VIDEO
Aksioni në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, Bardhi: Hiqni policët, inspektorët dhe fadromat!
Demokrati Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Ai e ka cilësuar ndërhyrjen si një akt dhune institucional kundër qytetarëve. Me anë të një postimi emocional në rrjetet sociale, Bardhi solli në vëmendje historinë e Bekimit, një banor që kishte ndërtuar disa shtëpiza druri me kursimet e tij në tokën e të parëve, dhe që tashmë përballet me fadromat e shtetit. Ai i bëri thirrje Edi Ramës dhe Benet Becit të largojë policët, inspektorët dhe fadromat nga Thethi. POSTIMI I GAZMENT BARDHIT: Aksioni në Theth/Fytyra e vërtetë e Edi Ramës:…
Një zjarr i madh është përhapur me shpejtësi në periferi të qytetit të dytë më të madh të Francës, Marsejë. Si pasojë janë lënduar 110 persona, përfshirë 9 zjarrfikës dhe 22 policë, ndërsa janë djegur rreth 700 hektarë tokë. Deri më tani, 400 persona janë evakuuar, ndërsa shume shtëpi janë shkatërruar. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një automjet që u përfshi nga flakët në autostradë. Sakaq zjarri masiv ka sjelle ndërprerjen e shumë shërbimeve. Aeroporti i Marsejës anuloi të gjitha fluturimet, lëvizjet e trenave u pezulluan si dhe dy autostrada dhe rrugë kryesore u mbyllën./vizionplus.tv
Skuadra e PSG-së ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Real Madridit. Golin e katërt në këtë duel e realizoi Goncalo Ramos, shkruan GazetaBlic Sport. Ramos realizoi pas 88 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 4-0. Ja goli: VIDEO
Deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë nisur një tur takimesh në terren, me qëllim evidentimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se mandatet e marra janë një borxh që duhet shlyer me punë konkrete dhe kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. “Skuadra e 11 majit për Vlorën është dhe do të vazhdojë të jetë në terren, për të bërë inventarin e problematikave me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet, duke dëgjuar qytetarët nga qendra në periferi,…
CNN ka publikuar një audio të Presidentit të SHBA, Donald Trump, të regjistruar një vit më parë, gjatë kohës kur ai ishte duke zhvillurar një takim me donatorët gjatë fushatës për garën presidenciale. Në audio dëgjohet teksa Trump (në atë kohë kandidat për president) u thotë të pranishmëve se gjatë një bisede me Putin në mandatin e parë të presidencës së tij (2016-2020) e kishte paralajmëruar këtë të fundit se do të bombardonte Moskën në rast se Rusia do të futej në luftë me Ukrainën. Megjithatë sipas Trump, Putin gjatë bisëedës i ka thënë se nuk e besonte një gjë…
Humbja e Real Madridit ndaj PSG-së me rezultatin 4-0 në gjysmëfinale të Botërorit për Klube, shënon fundin për Luka Modric dhe Lucas Vazquez, të cilët largohen nga Real Madridi si legjenda. Luka Modric, 39 vjeç, u largua pas 13 vitesh, duke fituar 28 trofe, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve, pesë tituj të La Ligës dhe Topin e Artë të vitit 2018. Vizioni dhe lojërat vendimtare të kroatit, përcaktuan një epokë. Lucas Vazquez, 34 vjeç, largohet pas 11 vitesh, duke fituar 22 trofe, përfshirë pesë Liga Kampionësh. Kontratat e të dy lojtarëve përfunduan pas turneut dhe dominimi i PSG-së vulosi lamtumirën…
Kajsitë mbizotërojnë si një nga frutat më përfaqësuese të verës. Me shije të pasura, aromë të veçantë dhe ngjyrë të ngrohtë, ato nuk janë vetëm një kënaqësi në tryezë, por edhe një produkt me rëndësi të veçantë për shëndetin. Në mjekësinë popullore, kajsia konsiderohej “ilaç”, për vetitë e saj detoksifikuese dhe përforcuese të organizmit. Sot, edhe shkenca konfirmon këto cilësi: kajsitë e freskëta janë të pasura me beta-karoten (provitaminë A), vitamina C, E, K dhe minerale si kaliumi, kalciumi dhe hekuri. Përmbajnë gjithashtu antioksidantë dhe fibra bimore, që mbështesin sistemin imunitar dhe tretës. Kajsitë e thata përmbajnë më shumë energji,…
Për të 43-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kujtojmë se më 5 korrik seanca e cila dështoi si ato paraardhëse u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rremë për bombë. Dështimi erdhi pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik. Gjykata Kushtetuese publikoi më 26 qershor një aktgjykim…
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë postimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili flet për fuqinë ushtarake të Aleancës EuroAtlanttike, NATO. Në mesazhin e tij Rubio thekson se NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme. Postimi i ambasadës: NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e…
