Autor: TV News

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim. Në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD, Merz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike. “Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari. Merz shtoi se po…

Read More

Numri 1 në botë, Jannik Sinner, mori hak për humbjen dramatike ndaj Carlos Alcaraz në Roland Garros duke e mposhtur spanjollin 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) në finalen e Wimbledonit. Italiani kështu e rrëzoi Alcaraz nga froni i Londrës, të cilin spanjolli e kishte mbajtur për dy vjet rresht. Ky është trofeu i parë i Sinner në Wimbledon. /GazetaBlic Sport

Read More

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë. Një avion i vogël u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista. Policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente. “Operacionet do të zgjasin për disa orë. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonën gjatë ndërhyrjes,” thuhet në deklaratën zyrtare. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një avion të vogël me dy motorë, i tipit Beechcraft King Air B200, që kishte si destinacion qytetin Lelystad në Holandë. Pamjet e publikuara në rrjete…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë në thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë, transmeton KosovaPress. Ai ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke vlerësuar mbështetjen amerikane si jetike…

Read More

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë një transformim të fuqishëm, si në nivelin personal, ashtu edhe profesional. Kjo lëvizje astrologjike sjell përzgjedhje, vetëdije më të thellë dhe rifokusim të energjive drejt qëllimeve autentike. Më poshtë janë katër shenjat e zodiakut më të favorizuara: Dashi – Me Neptunin retrograd pikërisht në shenjën tuaj, ky është momenti për të reflektuar thellë mbi motivimet tuaja. Ju ftoheni të ngadalësoni ritmin dhe të rilidheni me atë që ju frymëzon vërtet. Impulset e dikurshme lihen pas dhe zëvendësohen…

Read More

Mesfushori kosovar, Drilon Islami u transferua me bujë në Rumani tek skuadra e Cluj në merkaton e verës. Islami u largua nga Prishtina për t’u transferuar tek skuadra e Cluj, megjithatë fillimi nuk është aspak i mirë për kosovarin, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri i Cluj, Dan Petrescu nuk po llogarit aspak në shërbimet e mesfushorit, teksa nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e tretë radhazi. Sot, Cluj luan ndeshjen e parë në sezonin e ri në kampionatin rumun, megjithatë Islami nuk është as në bankën rezervë. Kosovari nuk u grumbullua as në Superkupën e Rumanisë ndaj FCSB e as në…

Read More

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë. Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar një raketë në turmën që ka qenë duke pritur me shishe të thata në duar, në afërsi të një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat. Ushtria izraelite ka thënë se ka ndodhur një “gabim teknik” pasi…

Read More

Pas afatit dyjavor për hartimin e një raporti mbi problematikat e evidentuara në terren, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një mbledhje me drejtuesit e institucioneve dhe deputetët e qarkut Tiranë. Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori mëson se takimi do të mbahet në orën 08:30 dhe pritet të marrin pjesë edhe kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 11 majit. Në fokus të mbledhjes do të jenë analizimi i raportimeve nga terreni dhe vendimmarrja për hapat e mëtejshëm. /vizionplus.tv

Read More

Carlos Alcaraz ka fituar setin e parë ndaj Jannik Sinner në finalen e madhe të Wimbledonit. Alcaraz u thye në shërbime dhe seti i parë po shkonte drejt Sinner, i cili kishte avantazhin 4:2, por Alcaraz tregoi fuqinë e tij dhe e theu dy herë italianin në shërbime për të marrë avantazhin, shkruan GazetaBlic Sport. Alcaraz triumfoi në setin e parë me rezultatin 4-6. Spanjolli bën hapin e parë drejt fitores, mirëpo ka ende lojë dhe gjithçka mbetet e hapur. /GazetaBlic Sport

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington ditën e nesërme. Ai pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pite Hegseth.  Lajmi u bë i ditur nga një njoftim zyrtar i NATO-s. Në deklaratë nuk jepet ndonjë arsye konkrete për vizitën e menjëhershme të Rutte në SHBA, por ajo vjen në një moment kur presidenti Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të rëndësishme” që pritet të bëhet publike ditën e hënë. /vizionplus.tv

Read More