Autor: TV News

Tashmë është zyrtare, Hugo Ekitike i bashkohet Liverpoolit nga Eintracht Frankfurt me një kontratë gjashtëvjeçare. Ai kalon nga Gjermania në Angli për një tarifë fikse prej 80 milionë eurosh, 10 milionë euro bonuse të lehta dhe 5 milionë euro bonuse të vështira si shumë transferimi për sulmuesin francez. Ai do të niset në Hong Kong sonte për t’u bashkuar me ekipin për turneun para-sezonal. /GazetaBlic Sport

Read More

Një ligj i ri që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë ka shkaktuar reagime të ashpra kundër presidentit Volodymyr Zelensky, me protesta që kanë shpërthyer në rrugët e qyteteve të ndryshme ukrainase dhe paralajmërimeve serioze nga shtetet evropiane, aleatë kyç në luftën kundër Rusisë. Zyrtarë të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO) u takuan me Zelenskyn më 23 korrik për të kërkuar shfuqizimin e ligjit. Ky takim u realizua më pak se 24 orë pasi presidenti e kishte nënshkruar atë në ligj. “NABU dhe SAPO po…

Read More

U zhvillua tryeza e parë e konsultimit publik për draftimin e projektligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i cili po përgatitet nga një grup pune i përbërë nga Ekspertë të GENL dhe Sekretariatit Teknik të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Ekspertët po mbështeten me asistencë nga ekspertë të Këshillit të Europës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga pushteti qëndror, institucionet publike, organizata të shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës. Në nisje të mbledhjes, Kryetari…

Read More

Ylli Dreshaj, një nga emrat më të përfolur të edicionit të dytë të Ferma VIP, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. Mes komenteve për bashkëfermerët dhe eksperiencës në reality show Ferma Vip 2, Ylli ndau një kapitull të dhimbshëm të jetës së tij, humbjen e gjyshit, një ngjarje që e tronditi thellë dhe e çoi drejt një gjendjeje depresive. Ai rrëfeu se gjatë muajit të Ramazanit, çdo iftar e kishte ngrënë me lot në sy. “Ishte periudha më e errët për mua,” u shpreh Ylli. Pak ditë pas ndarjes nga jeta e gjyshit, ai mori vendimin të bëhej…

Read More

Trajnerët e Newcastle duan të rinovojnë kontratën e Alexander Isak, por sipas raportimeve nga Anglia, lojtari dëshiron pothuajse trefishin e pagës për të qëndruar. Sipas kontratës së tij aktuale, ai fiton rreth 7 milionë euro në vit dhe thuhet se kërkon rreth 18 milionë euro për të qëndruar te Newcastle. Nëse “Magpies” arrijnë ta mbajnë Isak këtë verë, mes interesit të fortë nga Liverpooli dhe klubet në Arabinë Saudite, ata do të gjenden në një situatë shumë më të vështirë verën e ardhshme nëse ai nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës. Isak ka kontratë me Newcastle deri në qershor të…

Read More

Ekipi ligjor i Erion Veliajt reagoi këtë të mërkurë pasi kryebashkiakut të Tiranës iu komunikuan zyrtarisht akuzat që rëndojnë mbi të. Veliaj, sipas avokatëve ndërkombëtarë po mbahet padrejtësisht në qeli, ndërkohë që të katërta akuzat që rëndojnë mbi të mohohen nga ana e kryebashkiakut. “Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z.Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3…

Read More

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra personave, grupeve dhe furnizuesve nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Kina, të cilët akuzohet se kanë ndihmuar migrantët që të kalojnë Kanalin e La Manshit. Në mesin e të sanksionuarve është edhe një shqiptar. Njoftimi për vendosjen e sanksioneve vjen në një kohë kur Qeveria britanike po përballet me presion politik për të ndalur valën arritjeve në shifra rekorde të migrantëve, të cilët po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga veriu i Francës. Kush u sanksionua nga Ballkani? Kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar përdor…

Read More

Ish-lojtari i kombëtares franceze dhe fituesi i Kupës së Botës 2018, Adil Rami, ka sulmuar ashpër lojtarin e ri të Spanjës dhe Barcelonës, Lamine Yamal. Në një intervistë me mediat franceze, Rami foli me zë të lartë dhe ishte emocional për talentin 17-vjeçar. “Nuk kam mundur ta shikoj prej dy muajsh. Sinqerisht, nuk më intereson nëse tifozët e Barcelonës apo mbështetësit e tij personalë janë të kënaqur me të. Nuk më intereson fare. Po jua them sinqerisht”, filloi Rami. Edhe pse i pranon cilësitë futbollistike të Yamalit, francezi është i vendosur: “Djali është një mrekulli. Ai do të fitojë Topin…

Read More

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën “Corda Molle”, mes Flero dhe Travagliato, në provincën e Brescias, Itali. Një avion është rrëzuar në rrugën provinciale, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në bord. Viktimat janë identifikuar si Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar nga Milano, dhe partnerja e tij, Maria De Stefano, 60 vjeç. Sipas mediave të huaja, avioni u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe trupat e çiftit janë gjetur të karbonizuar. Freccia është një avion ultra i lehtë, me gjatësi rreth 7 metra dhe hapje krahësh 9 metra, me kapacitet për…

Read More