Baseli i Xherdan Shaqirit e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit 2025/2026 në Zvicër.
Sulmuesi nga Kosova, ishte i jashtëzakonshëm në edicionin që shkoi, duke qenë golashënuesi më i mirë dhe duke fituar çdo trofe të mundshëm me skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Baseli do të përballet sonte me St.Gallen, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 18:00, atje ku Shaqiri, synon ta fillojë mbarë kampionatin.

/GazetaBlic Sport/

