Autor: TV News
Mëlçia luan një rol kyç në detoksifikim dhe tretje, kështu që mbajtja e saj e shëndetshme është absolutisht thelbësore. Lajmi i mirë? Ushqimet që e mbrojnë atë janë lehtësisht të arritshme dhe të thjeshta për t’u përfshirë në jetën tonë të përditshme. Sipas ekspertëve të të ushqyerit, shmangia e alkoolit të tepërt, ushqimeve yndyrore dhe sheqernave të thjeshta është hapi i parë. Ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme e plotësojnë tablonë. Shihni më poshtë ushqimet që dallohen për aftësinë e tyre për të pastruar dhe mbrojtur mëlçinë: 1. Boronica Të pasura me antioksidantë, boronicat mbrojnë mëlçinë nga radikalet…
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka pritur në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan, e cila u nis me iniciativën e Turqisë me pjesëmarrjen e disa vendeve të Ballkanit. Më herët, Fidan zhvilloi takime të ndara me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, respektivisht Timço Mucunski, Elmedin Konakoviq, Marko Gjuriq dhe Ervin Ibrahimoviq. Takimet u mbajtën në margjinat e seancës inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan, e cila u nis në Stamboll me iniciativën e Turqisë me pjesëmarrjen e disa vendeve të Ballkanit. Platforma synon…
Britania po bashkëpunon me Jordaninë për të dërguar ndihma emergjente në Gaza përmes ajrit, ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, përballet me një presion gjithnjë e më të madh për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez, transmeton Anadolu. Sipas raportimeve të BBC-së, një ekip britanik për planifikim dhe logjistikë ushtarake është vendosur për të ndihmuar Jordaninë në realizimin e hedhjeve ajrore të ndihmave në enklavën e rrethuar. Kjo lëvizje pason vendimin e Izraelit për të lejuar vendet e huaja të kryejnë hedhje ajrore ndihmash, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për vitin e dytë të gjenocidit në Gaza. “Lajmi…
Policia italiane ka vënë në pranga një 52-vjeçar shqiptar në Bolonja, pas zbulimit të mbi 14 kilogramëve lëndë narkotike të fshehura në frigoriferin e apartamentit ku jetonte. Burri akuzohet për posedim dhe shpërndarje droge në sasi të mëdha. Operacioni u zhvillua mëngjesin e 25 korrikut nga policia e Bolonjës, pasi oficerët vunë re lëvizje të dyshimta pranë një banese në Via Bigari. 52-vjeçari u ndoq për disa orë dhe u ndalua rreth orës 12:50, ndërsa po përpiqej të hynte në apartament. Gjatë kontrollit të banesës, policia zbuloi 25 pako hashashi me peshë 12.13 kg dhe 2.3 kg marihuanë të paketuar…
Ardon Jashari është një hap më pranë transferimit te Milani, pasi është lënë jashtë skuadrës së Club Brugge për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Mesfushori ishte rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pasi kishte munguar në sesionin tradicional të fotografisë së ekipit, dhe trajneri Nicky Hayen kishte lënë të kuptohej se situata do të qartësohej së shpejti. Për këtë arsye, fakti që Jashari nuk është përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Genk, që zhvillohet nesër (e diel), shihet si një sinjal i qartë për largimin e tij të afërt. Milani nuk ka…
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Fano, pas një operacioni të koordinuar me Interpolin. Ai ishte i dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, pasi detyronte një grua të prostituonte në këmbim të drogës për shkak të varësisë së saj. Sipas hetimeve, shqiptari i kishte marrë viktimës edhe sende personale si televizor, celularë dhe laptop, gjithmonë në këmbim të kokainës. Ai ishte një nga tregtarët kryesorë të drogës në zonën e Fano-s disa vite më parë. Pas arrestimit dhe dëbimit nga Italia, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti evropian nga Prokuroria e Pesaro-s. Interpoli e gjurmoi…
Arsenali ka konfirmuar se Viktor Gyokeres i është bashkuar klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Sporting Lisbona. Marrëveshja ka vlerë fillestare prej 63.5 milionë euro, me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gyokeres do të veshë fanellën me numrin 14, atë që dikur e mbante Thierry Henry, dhe tani do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në turneun parasezonal në Singapor. Arsenali e konsideron Gyokeres si një nga sulmuesit më të kompletuar të futbollit modern, duke vlerësuar te ai forcën fizike, aftësitë teknike dhe inteligjencën taktike. Negociatat me Sportingun kanë qenë të gjata dhe janë udhëhequr nga drejtori sportiv…
1/3 e bashkive të vendit po luftojnë me flakët në këto ditë të nxehta. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 29 vatra zjarri në 19 bashki. 17 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 9 janë në monitorim. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dronët Bayraktar të Forcave Ajrore për të vlerësuar nivelin e rrezikut. Partia Demokratike përmes një reagimi zyrtar ka bërë qeverinë përgjegjëse për situatën. “Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë…
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, efektivët e policisë, vunë re lëvizje të dyshimta të shqiptarit, pranë një shtëpie në Via Bigari në zonën e Bolonjës. 52-vjeçari, i cili u largua dhe u kthye në mënyrë të dyshimtë nga e njëjta banesë disa herë, u ndoq nga oficerët mëngjesin e djeshëm. Ai u ndalua nga oficerët rreth orës 12:50 të mesditës, ndërsa po përpiqej të hynte në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit të banesës, policia zbuloi zbuloi 25 pako që përmbanin hashash të etiketuar “Papaya…
Një sulm nga grupi separatist xhihadist Jaish al-Adl në një gjykatë në provincën juglindore të Iranit, Sistan-Baluchestan, ka vrarë të paktën gjashtë civilë, përfshirë një nënë dhe një fëmijë, dhe ka plagosur 22 të tjerë, raportuan mediat iraniane të shtunën. Sulmuesit goditën ndërtesën, duke qëlluar një numër njerëzish brenda. Më pas ata nisën një sulm të dytë me mortaja dhe granatahedhës në gjykatë, ku filloi një përleshje me forcat e sigurisë që zgjati tre orë, sipas grupit të të drejtave të njeriut Baluch, Haalvsh. Tre persona të armatosur u vranë në përleshje, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit. Mediat…
