Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka pritur në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan, e cila u nis me iniciativën e Turqisë me pjesëmarrjen e disa vendeve të Ballkanit. Më herët, Fidan zhvilloi takime të ndara me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, respektivisht Timço Mucunski, Elmedin Konakoviq, Marko Gjuriq dhe Ervin Ibrahimoviq.
Takimet u mbajtën në margjinat e seancës inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan, e cila u nis në Stamboll me iniciativën e Turqisë me pjesëmarrjen e disa vendeve të Ballkanit.
Platforma synon të forcojë dialogun, besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin midis kombeve të rajonit, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e përbashkëta rajonale.

