Autor: TV News

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë. Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim. “Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”, tha të dielën zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis…

Read More

Arsenali do të përballet me Tottenhamin në një miqësore parasezonale më 31 korrik, dhe kjo mund të jetë ndeshja e parë e Viktor Gyokeres për klubin e tij të ri. Megjithatë, Mikel Arteta është i kujdesshëm në lidhje me përfshirjen e tij të mundshme të enjten. “Epo, mendoj se ai nuk ka pasur asnjë seancë stërvitore me ekipin që nga ndeshja e fundit me Sporting kur ata u bënë kampionë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp. “Pra, ne do ta vlerësojmë atë nesër, ai i ka bërë të gjitha vizitat mjekësore, gjithçka duket mirë, por ta sjellim në gjendjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit, jashtë shërbimit, dhunoi fizikisht një kamarier të mitur në ambientet e një lokali. Sipas reagimit të tij zyrtar, pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, është vetëm masa e parë dhe duhet të pasohet nga përjashtimi i tij i pakthyeshëm nga radhët e policisë, si dhe dorëzimi në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.Lexo edhe :Related Posts Reagimi i Ramës: Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër,…

Read More

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën. Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit. Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë, hedhje e shisheve apo përplasje fizike, por edhe përdorimin e sloganeve anti-semite si dhe “simbolesh të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”,…

Read More

Paris Saint-Germain do të përballet me Tottenhamin më 13 gusht në Superkupën e Evropës në Udine të Italisë. Ndërsa parisienët janë planifikuar të rifillojnë stërvitjen më 6 gusht, një javë para ndeshjes, Spurs tashmë janë stërvitur që nga fillimi i korrikut. Ky ndryshim në përgatitje mund ta bëjë ndeshjen më të pasigurt për favoritin në letër. Tottenham do të fillojnë turneun e tyre në Azi ku do të përballen me Arsenalin, më 31 korrik në Hong Kong, pastaj me Newcastle, më 3 gusht në Seul, përpara një prove të fundit në Evropë, kundër Bayern Munich (7 gusht në Allianz Arena).…

Read More

Mesditën e së hënës komisionari shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të shpërndajë mandatet e deputetëve për qarkun e Fierit, Durrësit dhe Elbasanit. Këto ishin 3 qarqet e fundit për të cilat kolegji zgjedhor vulosi se procesi ishte i rregullt dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që Celibashi të shpallë se cilët deputetë do të përfaqësojnë qytetarët e Fierit Durrësit dhe Elbasanit në kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme. Ashtu siç lajmëroi publikisht kandidatja e PS në qarkun e Fierit Maldrita Bardho ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ dorëheqjen nga mandati i deputetit, mandat të cilin e ajo e…

Read More

Statistikat nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nxjerrin në pah shkallën e madhe të krizës së urisë në Gaza. Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh dhe gati gjysmë milioni po përballen me “kushte të ngjashme me urinë”, tha agjencia e OKB-së. “Projekti Botëror i Ushqimit (WFP) ka ushqim të mjaftueshëm në rajon – ose është në rrugë drejt tij – për të ushqyer të gjithë popullsinë prej 2.1 milionë njerëzish për gati tre muaj”, shtoi deklarata.

Read More

AC Milan tani ka bërë një ofertë të re për nënshkrimin e mesfushorit të Club Brugge, Ardon Jashari, raporton Fabrizio Romano. Ata kanë ofruar një tarifë transferimi prej rreth 33 milionë eurosh plus 5.5 milionë euro në bonuse të mundshme në ofertën e tyre të fundit. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ka konfirmuar se oferta e re është bërë dhe këmbëngul se ata nuk do ta rrisin ofertën e tyre. Ai i tha Gazzetta dello Sport: “Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin,” “Ne e konsiderojmë ofertën të rëndësishme…

Read More

Mbi 1800 emigrantë shqiptarë, por jo vetëm, kanë shpallur interesin për paketën e maleve, një iniciativë e qeverisë që synon të nxisë investimet dhe të rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit. Pas kësaj faze, në shtator fokusi do të jetë te përzgjedhja dhe te përcaktimi i zonave ku do të hapet rruga për investime. “Kjo është faza e shprehjes së interesit dhe është një mekanizëm që i jep bashkive të kuptojnë në zonën time sa persona kanë aplikuar, ku është shprehur interesi. Hapi i parë i procesit është që bashkitë duhet të vendosin zonat ku do të aplikohet…

Read More