Autor: TV News
Burri që vrau katër persona me një pushkë gjysmëautomatike në një kullë zyrash në Midtoën Manhattan mbante me vete një shënim që dukej se fajësonte Ligën Kombëtare të Futbollit për sëmundjen e tij degjenerative të trurit, tha të martën kryebashkiaku i Neë Yorkut, Eric Adams. Policia e ka identifikuar autorin e sulmit si Shane Tamura, një banor 27-vjeçar i Las Vegasit me një histori sëmundjesh mendore. Tamura vrau dy oficerë sigurie dhe dy punonjës zyre nga firmat në ndërtesë përpara se t’i jepte fund masakrës duke qëlluar veten në gjoks në katin e 33-të të kullës së zyrave në Park…
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është deklaruar pas ndeshjes ndaj Copenhagen. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Ramadani tha se do të preferonte që Shkënidja të kalonte tutje, por në rast se kjo do të ndodhë, atëherë do e kemi sigurt një skuadër shqiptare në grupe. /GazetaBlic Sport/
Në një kohë kur stresi, ekrani i telefonit dhe ritmet e çrregullta të jetës janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, gjithnjë e më shumë njerëz përballen me vështirësi për të fjetur. Të mos flesh mirë ndikon direkt në humor, përqendrim, imunitet dhe energji. Por, lajmi i mirë është se ka disa metoda të thjeshta, natyrale dhe të provuara që mund të ndihmojnë për ta sjellë gjumin më shpejt Rregullo ambientin e dhomës Mund të duket si një detaj i vogël, por ndriçimi, temperatura dhe zhurmat kanë ndikim të madh te cilësia e gjumit. Sigurohu që dhoma të jetë e errët,…
Katër persona mbetën të vdekur pas një sulmi me armë në disa zyra në Manhatan në Nju Jork mbrëmjen e të hënës. Një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërsa edhe agresori pasi kreu sulmin vrau veten duke e çuar numrin e viktimave në 5. Ngjarja tronditëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë ku duket sulmuesi i cili del i armatosur nga një automjet dhe iu drejtohet zyrave. Ai qëlloi fillimisht oficerin e sigurisë që ndodhej në hyrje për të vazhduar më tej në holl. Më pas ai mori ashensorin deri në katin e 33 të ndërtesës ku qëlloi sërish ndaj…
Interi dëshiron me çdo kusht të transferojë një nga lojtarët kryesorë të Atalantës – Ademola Lookman, me të cilin do të forcojë fuqinë e tyre sulmuese në sezonin e ri. Pasi oferta e parë e Nerazzurrëve prej 40 milionë eurosh u refuzua, finalisti i Ligës së Kampionëve tani ka ofruar 40 milionë euro në para të gatshme + 5 milionë euro në bonuse. Edhe pse nuk ka informacion në lidhje me një refuzim, Atalanta po kërkon një shumë më të lartë dhe për këtë arsye, në këtë fazë, ende nuk ka një marrëveshje midis dy klubeve. Lookman është pjesë e…
Një zjarr masiv që po digjet në Spanjën qendrore ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë pyje dhe shkurre, sipas të dhënave zyrtare. “Situata nuk është inkurajuese”, tha Angel Iglesias, drejtor teknik i zjarrfikjes në qytetin, Mombeltran, rreth 95 kilometra në perëndim të Madridit. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët, të cilat shpërthyen dje në mbrëmje, me avionë dhe helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të krijuar breza zjarri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. “Megjithatë, erërat e forta vazhduan të përhapnin flakët, disa prej të cilave ishin disa metra të larta”, tha Iglesias, duke vënë në…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ditën e sotme është bërë me ekipi të ri, duke u transferuar nga Sivasspor te Sharjah FC. Pas dy sezonesh dhe 34 golash të shënuar, 28-vjeçari ka ndërmarrë një tjetër aventurë profesionale, atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas zyrtarizimit te Sharjah FC, Manaj i ka shkruar një mesazh tifozëve të Sivasspor në rrjetet sociale, duke lënë të nënëkuptuar se ka pasur përplasje me bordin dhe stafin teknik: “Tifozë të mi të dashur të Sivassporit, ju tani jeni më shumë sesa thjesht tifozë, familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente vërtet…
Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të paktën 10 orë në ditë. Megjithatë një pjesë e madhe e ndihmës së kufizuar që hyn po grumbullohet nga bandat dhe tregtarët dhe shitet me çmime tepër të larta. Një kilogram miell ka arritur deri në 60 dollarë ditët e fundit dhe një kilogram thjerrëza deri në 35 dollarë. Kjo është përtej mundësive të shumicës së banorëve në territor, për të cilët ekspertët thonë se janë në rrezik nga uria dhe po mbahen vetëm me kursimet…
Sulmuesi Rey Manaj nuk është më lojtari i Sivasspor. Njoftimi ka ardhur nga vetë protagonisti në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe destinacionin e ri. Bëhet fjalë për ekipin e Sharjah FC. Për këtë kalim ishte folur shumë ditët e fundit, ndërsa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Manaj ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa ende nuk janë zbardhur detajet financiare të këtij transferimi apo rroga e futbollistit të lindur në Lushnje. Rënia nga Superliga turke bëri që bomberi 28-vjeçar të shikonte për të tjera skuadra në merkato.
Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik. “Stërvitjet i ka dhënë shtysë forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe e kanë përmirësuar aftësinë e ndërsjellë të ekipeve luftarake për të kryer detyra me forcat e armatosura të huaja dhe në mjedis ndërkombëtar”, ka deklaruar Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë. Këto kanë qenë stërvitjet e para të përbashkëta që janë kryer mes Kinës dhe Serbisë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe…
