Autor: TV News

FCSB dhe Shkendija takohen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare në Bukuresht, duke filluar në orën 19:30, me klubin shqiptar që ka avantazh 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup, përcjell GazetaBlic Sport. Ekspertët britanikë të mediumit “SportsMole” që bëjnë parashikimin e ndeshjeve, besojnë se Shkëndija do të kalojë tutje në këtë ndeshje. “Parashikimi ynë: 1-1”, shkruhet në portalin “SportsMole”. “FCSB do të përpiqet të përmbysë rezultatin. Ata do të presin ekipin Shkendija nga Maqedonia e Veriut të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e kthimit…

Read More

Në një reagim të gjatë përmes rrjeteve sociale, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mohon akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe i cilëson procedurat si një “vetting politik” të pastër. Nga qelia ai thotë se është njoftuar për akuzat nga 5 agjentë të BKH-së brenda IEVP-së së Durrësit, edhe pse dosja duhej të merrej në Tiranë nga avokatët. Sipas tij, mediat u lajmëruan një orë përpara për arrestimin e tij, në një shkelje të presumptionit të pafajësisë dhe sekreteve hetimore. Ai përshkruan përvojën e vetting-ut personal, familjar dhe fisnor si të detajuar dhe agresiv, duke përfshirë kontroll fizik në sallën…

Read More

Kopshti zoologjik Tiergarten në qytetin gjerman të Nurembergut ka vrarë të martën 12 babunë të Guinesë, për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së hapësirës në ambientet e kafshëve. Lajmi është konfirmuar pas mbylljes së papritur të kopshtit për “arsye operative”. Vendimi për eliminimin e babunëve u paralajmërua që në shkurt 2024, pasi numri i tyre ishte rritur në 43, ndërsa godina ekzistuese ishte projektuar për 25 kafshë dhe të vegjlit e tyre. Sipas drejtuesve të kopshtit, ishin bërë përpjekje për t’i transferuar në kopshte të tjera në Evropë dhe Azi, por asnjë nga opsionet nuk u konkretizua për shkak të…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të dyzuar dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Kujdes me sjelljen kundrejt personave të afërt. Humori do ju ndryshojë shpesh ju të dashuruarve dhe mund të keni edhe debate me partnerin. Vendimet e rëndësishme duhet t’i shtyni sa më shumë. Ju beqarët nuk duhet të ngurroni të dilni me personat që ju pëlqejnë duke menduar se çfarë do thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe mund të bëni çfarë të doni. Në punë mundet të zhgënjeheni nga disa kolegë që ju keni besuar…

Read More

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë. Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Verratti shprehu besim në të ardhmen e Mbappes, duke deklaruar: “Herët a vonë, ai do ta fitojë Topin e Artë”. Në sezonin e tij të parë te Real Madridi, Mbappe shënoi 31 gola në ligë duke fituar Këpucën e Artë Evropiane. Ai e arriti këtë me një dopietë në ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga kundër Real Sociedad, duke fituar gjithashtu Trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit zonën pranë brigjeve të Kamçatkës në Rusi, me epiqendër rreth 119 km në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe në një thellësi prej 20.7 km. Lajmi u konfirmua nga USGS dhe autoritetet ruse. Guvernatori rajonal, Vladimir Solodov, njoftoi për shumë të lënduar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregut për shkak të rrezikut nga cunami. Paralajmërime janë lëshuar për Rusinë, Japoninë, Guamin, Hawaiin dhe Alaskën.Lexo edhe :Related Posts Valë cunami prej 3-4 metrash janë regjistruar në Yelizovsky, ndërsa në Severo-Kurilsk, ku vala e…

Read More

Bayern Munich zyrtarizoi transferimin e Luis Diaz. Anësori kolumbian mbërrin nga Liverpooli. Kolumbiani ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë numrin 14. “Jam shumë i lumtur, do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bayern, është një nga klubet më të mëdha në botë. Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën time të të luajturit futboll dhe personalitetin tim. Qëllimi im është të fitoj të gjitha titujt e mundshëm dhe për këtë, ne do të punojmë çdo ditë si ekip “, tha ai pas mbërritjes së tij. /GazetaBlic Sport

Read More

Përplasja e helikopterit pranë Grimmas, humbin jetën dy persona dhe një tjetër rezulton i zhdukur Dy persona humbën jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas përplasjes së një helikopteri të tipit EC-135, mëngjesin e së martës, pranë qytetit Grimma, në landin lindor gjerman të Saksonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë. “Sot në mëngjes, një helikopter EC-135 u rrëzua pranë Grimmas, në lindje të Lajpcigut, gjatë një fluturimi operativ të Bundeswehr-it. Dy anëtarë të ekuipazhit janë gjetur të pajetë, ndërsa një tjetër është ende i zhdukur,” thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë. Aktualisht po vijojnë operacionet e…

Read More

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra të lartë, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor, raportoi Reuters. Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunam dhe urdhra për evakuim.Lexo edhe :Related Posts Në Kamçatka, disa persona janë lënduar, ndërsa në një pjesë të madhe të bregdetit lindor të Japonisë – i cili ishte goditur rëndë në tërmetin dhe cunamin katastrofik të vitit…

Read More

Lumbardh Dellova është padyshim një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së Kosovës dhe klubit të tij CSKA Sofia, pasi paraqitjet e tij vitet e fundit kanë qenë mbresëlënëse dhe rritja e formës së tij ka qenë konstante. Pas paraqitjeve të mira si me ekipin ashtu edhe me Kosovën, Dellova ka rënë në radarin e disa skuadrave të ndryshme dhe emri i tij është shumë i përfolur në merkaton e verës. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, dy skuadra nga Arabia Saudite e pëlqejnë shumë futbollistin kosovar dhe tashmë janë në garë për shërbimet e tij. Neom SC dhe Al…

Read More