Autor: TV News

Manchester City vazhdon të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve. 22-vjeçari James Trafford, kthehet në ‘Etihad’ nga Burnley, i cili do të marrë 27 milionë euro për të. Kontrata e Trafford me Cityn është për një periudhë pesëvjeçare dhe atij iu dha numri 1 i ekipit. Trafford u bë pjesë e akademisë së “qytetarëve” në vitin 2015, duke përparuar nëpër grupmoshat e ndryshme dhe u huazua dy herë përpara se të blihej nga Burnley në vitin 2023. Sezonin e kaluar, ai ndihmoi Burnleyn të fitonte ngjitjen në Premier League pasi mbajti portën të paprekur në 29 ndeshje të Championship.…

Read More

Izraeli ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit britanik Kier Starmer, i cili tha se  Britania do të njohë në shtator shtetin palestinez, në rast se nuk pranohet armëpushimi. Sipas deklaratës së ministrisë së Jashtme plani për të njohur një shtet palestinez “do të ishte vetëm një shpërblim për Hamasin”.Lexo edhe :Related Posts Me tej siç nënvizon Ministria në reagim, ky veprim do të dëmtonte përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

Read More

‘Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës’, kështu është shprehur Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kos ka përsëritur në letër se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE. Ajo ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare…

Read More

Thomas Muller është bërë me skuadër të re. Veterani gjerman do të luajë në MLS, shkruan GazetaBlic Sport. Muller do të jetë pjesë e skuadrës së Vancouver Whitecaps. Sulmuesi gjerman do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare nga gushti. /GazetaBlic Sport/

Read More

Britania do ta njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Qeveria e Izraelit nuk ndërmerr hapa substancialë për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gazë, dhe nuk i plotëson kushtet tjera, i ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer kabinetit të tij, sipas një deklarate të lëshuar nga kryeministria. Paralajmërim të ngjashëm ka bërë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditë më parë. Aktualisht shtetin palestinez e njohin më shumë se 140 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Sipas deklaratës, Starmer do ta ndërmarrë këtë veprim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në rast se Qeveria izraelite…

Read More

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë pjesërisht të drejtë Onejda Ymerajt, së cilës SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të një hetimi që Prokuroria e Posaçme po zhvillonte. Gjyqtarët vendosën se sekuestrimi i telefonit të zonjës Ymeraj ka cenuar lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës për pjesët që nuk lidhen me objektin e hetimit penal, ndaj të gjitha kopjet për këtë pjesë të komunikimit duhet të shkatërrohen. Ndërsa kopjet që përmbajnë biseda që lidhen me hetimin do të mbahen, por do t’i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Vendimi i Kushtetueses për zonjën Ymeraj përcakton rregulla të reja për të gjitha rastet kur prokuroria…

Read More

Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport. Janë mësuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes: /GazetaBlic Sport/  

Read More

Të paktën 18 emigrantë kanë vdekur dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Tobrukut gjatë fundjavës. Lajmi tragjik u konfirmua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, e cila u referohet burimeve lokale. Dhjetë persona janë shpëtuar deri më tani. Tobruku është një qytet bregdetar në kufirin e Libisë me Egjiptin . “Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit në kërkim të sigurisë dhe mundësive. Libia mbetet një qendër e madhe për migrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime kërcënuese për jetën”, shtoi Organizata Ndërkombëtare…

Read More

Mbrojtësit ligjorë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit, kanë reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohet ndjekja penale. Avokatët shprehin shqetësim për rrjedhjen e informacionit nga dosja hetimore, që është sekret hetimor. Sipas tyre, publikimi i disa të dhënave është bërë me qëllim për të krijuar një narrativë publike, para se çështja të shqyrtohet në sallën e gjyqit. Avokatët denoncojnë izolimin total të Veliajt dhe kushtet e rënda të qëndrimit në paraburgim, duke i cilësuar të papranueshme për një vend që synon integrimin në Bashkimin Europian. Pala mbrojtëse nënvizon se çdo veprim po dokumentohet…

Read More

Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Kjo ministri, që është pjesë e administratës së drejtuar nga Hamasi, tha se numri i të vrarëve ka arritur në 60.034, ndërsa mbi 145.870 persona janë plagosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ministria nuk specifikoi sa nga të vrarët janë civilë apo militantë, por tha se rreth gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. Ministria është e përbërë nga…

Read More