Autor: TV News

Sistemi i ri evropian i kontrollit kufitar EES do të jetë funksional nga 12 tetori, pas vonesave të njëpasnjëshme, me qëllim monitorimin e qindra miliona njerëzve që hyjnë në Bashkimin Evropian çdo vit . Sipas Bloomberg, zbatimi i “Sistemit të Hyrjes/Daljes” do të fillojë gradualisht dhe shtetet anëtare të BE-së do të kenë gjashtë muaj për ta zbatuar plotësisht atë. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, EES do të regjistrojë të dhënat e shtetasve të vendeve të treta që hyjnë në 29 vende evropiane, duke përfshirë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës. Kontrolle më të rrepta, procedura më të shpejta Qëllimi i sistemit të…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi sërish qeverinë se ka hartuar një Kod Penal i cili dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët. Në një komunikim me gazetarët, Berisha shfrytëzoi edhe kritikat e institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar projektligjin narko-kod “Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson Kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd”, tha…

Read More

Bellinzona ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku për këtë sezon, duke rikthyer në Zvicër një emër të njohur për futbollin e këtij vendi. 34-vjeçari kthehet aty ku nisi karriera e tij në vitin 2011, kur nga Shqipëria u transferua fillimisht te Locarno dhe më pas te Lugano, përpara se të kalonte te Zurihu në janar të vitit 2014. Pas aventurës së parë në Zvicër, Sadiku ka luajtur në disa shtete të ndryshme si Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe së fundmi në Indi. Megjithatë, gjatë viteve ka pasur edhe dy rikthime të përkohshme te Lugano, duke forcuar më tej…

Read More

Komisioni Europian ka caktuar 12 tetorin si datën kur do të vendoset në funksion sistemi i ri për hyrjet dhe daljet në bllok për shtetasit nga vendet jo anëtare. Ky sistem ka për synim modernizimin dhe kontrollin më të imtësishëm të kufijve të jashtëm të Unionit, si dhe lehtësimin e lëvizjeve. Të gjithë shtetasve jo europianë që do të hyjnë në BE nga 12 tetori do t’iu regjistrohen të dhënat biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe identifikimi i fytyrës përmes ekraneve inteligjente, për të zëvendësuar gradualisht sistemin aktual të vulosjes së pasaportave. Sistemi i ri do të zbulojë automatikisht personat…

Read More

Mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” do ta marrë Ana Dajko, e cila u rendit e para në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve argumentoi se ligji zgjedhor nuk i njeh dorëheqjet nga kandidimi dhe ndaj 12 deklaratat e firmosura nga kandidatët e listës së mbyllur më 11 maj, se nuk dëshirojnë të jenë kandidatë për deputet, nuk kanë vlerë ligjore. KAS arsyetoi se sipas Kodit Zgjedhor, mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës e merr kandidatja që është e para në listë, Ana Dajko, e cila i përket partisë “Shqipëria Bëhet”. “Akti…

Read More

Robert Lewandowski e ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj FC Barcelona-s, pa plane për t’u larguar gjatë afatit aktual të transferimeve, sipas gazetarit polak Tomasz Włodarczyk, një burim i besueshëm pranë rrethit të lojtarit. “Lewandowski nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Ai është i lumtur dhe gati për sezonin e ri, i etur për të përfunduar vitin e fundit të kontratës së tij”, shkroi Włodarczyk në X. Ai shtoi: “Po pastaj? Sigurisht, do të ketë oferta nga Liga Profesionale Saudite.” Deklarata hedh poshtë spekulimet për një largim të menjëhershëm të sulmuesit 36-vjeçar, i cili do të mbushë 37 vjeç…

Read More

Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë shumë herët në qytete përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë dhe u lëshuan urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra njerëz. Asahi TV raportoi se një grua 58-vjeçare vdiq kur makina e saj ra nga një shkëmb në prefekturën qendrore Mie, ndërsa po largohej nga zona. Zyrtarët thanë se tre valë cunami u regjistruan në Japoni, më e madhja prej të cilave ishte 1.3 metra (4.3 këmbë).

Read More

Liverpool ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Yokohama F. Marinos, duke përmbysur rezultatin ndaj ekipit japonez. Golin e parë e realizoi transferimi i ri i ‘Reds’, Florian Wirtz, shkruan GazetaBlic Sport. Wirtz realizoi golin e barazimit pas 62 minutave, kurse pesë minuta më pas realizoi Nyoni. Rezultati aktual i takimit është 1-2. Ja goli i Wirtz: VIDEO

Read More

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi pasi një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin e uljes, teksa pasagjerët evakuuan aeroplanin nëpërmjet rrëshqitësve të emergjencës dhe vrapuan të tmerruar përgjatë pistës. Fluturimi TK243 u nis nga Stambolli në orën 17:25, por pak para ngritjes u pa tym që dilte nga marshi i uljes ndërsa avioni po lëvizte. Informacionet fillestare tregojnë një defekt hidraulik, i cili e detyroi pilotin të kthehej dhe të ulej menjëherë në Antalia. Pasagjerët, dukshëm të tmerruar, përdorën rrëshqitëset e emergjencës për të evakuuar avionin. Të 247 pasagjerët…

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për dosjen e dytë penale ndaj Jorgo Goros, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, duke e dënuar me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Goron u ul në 1 vit e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Në të njëjtën dosje, u dënua edhe Vasillaq Strakosha, me 1 vit e 6 muaj burgim. Edhe ky dënim u reduktua për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u zbritur në…

Read More