Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

28 Gusht, 2026

‘’Rihapja e urës mbi Ibër rrezikon serbët’’, Vuçiç: Do kërkoj bisedime në të gjitha nivelet me SHBA

28 Gusht, 2026

Geci me deklaratë të fortë: Sulmet ndaj Kurtit zbuluan fytyrat e atyre që dikur e quanin Rugovën “spiun e tradhtar”

28 Gusht, 2026

Serbia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, ja cilat janë vendet më të rrezikshme për shoferët

28 Gusht, 2026

Mickoski: Për 2 vjet krijuam 17 mijë vende të reja pune

28 Gusht, 2026

Kanadezi vodhi gjëra të vlefshme arkeologjike në Kumanovë, policia e kapi në mesnatë në qendër të qytetit.

28 Gusht, 2026

Me lot në sy protestojnë familjarët e gruas nga Malisheva që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

28 Gusht, 2026

BDI: Në “Penko” po refuzohet regjistrimi i nxënësve shqiptarë, është mbyllur një paralele në gjuhën shqipe

28 Gusht, 2026

Rasti i gazit lotsjellës-Gjykata merr vendim për Glauk Konjufcën

28 Gusht, 2026

Musliu nga Kuvendi: Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj

28 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 28 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Geci me deklaratë të fortë: Sulmet ndaj Kurtit zbuluan fytyrat e atyre që dikur e quanin Rugovën “spiun e tradhtar”

TV NewsBy TV News28 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe akuzave të drejtuara ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i cilësuar ato si pjesë të një propagande të organizuar politike e mediatike.

Geci ka bërë një paralelizëm me sulmet e dikurshme ndaj presidentit historik Ibrahim Rugova, duke vlerësuar se pas narrativave të sotme kundër Kurtit qëndrojnë, sipas tij, të njëjtat qarqe që në të kaluarën e akuzonin Rugovën për tradhti e spiunazh, përcjell “Bota sot”.

Ai ka përmendur gjithashtu ndikime ruse, serbe dhe qarqe të caktuara politike shqiptare, duke kërkuar që akuzat për cenim të interesit shtetëror të hetohen dhe faktet të bëhen publike.

Shkrimi i plotë
SULMET NDAJ KURTIT ZBULUAN STRUKTURËN QË DIKUR SULMONTE EDHE RUGOVËN

Të njëjtët njerëz që dikur e quanin Ibrahim Rugovën spiun e tradhtar, sot po përpiqen ta diskreditojnë Albin Kurtin si “spiun të Iranit, Rusisë apo Serbisë”. Por koha po i nxjerr gjithnjë e më shumë në sipërfaqe fytyrat dhe interesat që fshihen pas kësaj propagande.

Ka qenë e lehtë të kuptohej se kush është Albin Kurti, nëse shikohej me kujdes se nga cilat anë vinin sulmet ndaj tij.

Sulmet ndaj Kurtit kanë ardhur nga ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, nga Serbia, nga njerëz të lidhur me struktura të ndryshme politike e të sigurisë, nga zëra të caktuar të Tiranës, nga qarqe që i shërbejnë narrativës ruse e serbe, si dhe nga një pjesë e opinionistëve që prej vitesh kanë ndërtuar një politikë të pandalshme kundër tij.

Kur e sheh se kush e sulmon dhe për çfarë e sulmon, shpesh nuk ke nevojë për shumë prova për ta kuptuar se ku qëndron problemi.

Kjo strukturë nuk është e re.

Është, në thelb, e njëjta frymë që dikur e sulmonte Ibrahim Rugovën. Të njëjtët njerëz dhe të njëjtat qarqe e quanin Rugovën spiun, tradhtar e pengesë për Kosovën. Kundër tij u ndërmorën edhe atentate, ndërsa u vranë bashkëpunëtorë dhe atdhetarë të LDK-së.

Sot, një pjesë e së njëjtës frymë është kthyer me një gjuhë të re: Albin Kurti po etiketohet si “spiun i Iranit”, “i Rusisë” apo “i Serbisë”.

Por historia ka një veçori: maskat bien me kalimin e kohës.

Ne, si vëllezër, e kemi parë këtë realitet shumë më herët. Për këtë arsye, që atëherë ua kemi mbyllur derën njerëzve që i konsideronim të dyshimtë dhe të rrezikshëm për interesin kombëtar. Nuk na besonin të gjithë. Madje, deri në një moment, nuk na besonte as Rifati i Jasharajve. Por kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, edhe ai ua mbylli derën dhe ua bëri të qartë se nuk dëshironte t’i shihte më në atë derë.

Për këtë qëndrim, mirënjohja ime u takon para së gjithash varreve të të parëve tanë. Ata na mësuan se atdheu nuk mbrohet vetëm kur është e lehtë, por sidomos kur mbrojtja e tij ka një çmim.

Ne u rreshtuam në anën që besuam se ishte e drejtë shumë vite para se shumë të tjerë ta kuptonin këtë realitet.

Dhe ky qëndrim na ka kushtuar.

Na kanë vrarë shokë e miq. Na janë plagosur vëllezër. Kemi paguar një çmim të rëndë për bindjet tona. Por sot jemi krenarë që kemi qëndruar krah për krah me atë që e kemi konsideruar të drejtën, me Kosovën dhe me aleatët tanë historikë — Amerikën, Anglinë dhe Gjermaninë.

Ashtu siç e kemi mbrojtur atdheun në luftë, kemi besuar se duhet ta mbrojmë edhe në liri.

Prandaj, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, bravo ju qoftë për qëndrimin stoik përballë një propagande të fuqishme politike e mediatike që, sipas bindjes sime, është përzierje e interesave sllave, ruse, serbe dhe e qarqeve të caktuara politike shqiptare.

Edhe kur mbi institucionet e Kosovës janë hedhur akuza të rënda dhe kur brenda tyre janë shfaqur dyshime për tradhti të interesit shtetëror, përgjegjësia ka qenë dhe mbetet që të pastrohen institucionet dhe të nxirren faktet në dritë.

Nëse ka pasur njerëz që kanë shitur interesin e Kosovës, ata duhet të deklasifikohen dhe të përballen me drejtësinë. Jo për hakmarrje politike, por për të mbrojtur shtetin.

Sot, më shumë se kurrë, qytetarët kanë nevojë për fakte, jo për etiketime. Për transparencë, jo për propagandë. Për institucione të forta, jo për struktura që veprojnë në hije.

Prandaj, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla: vazhdoni të qëndroni fort përballë presionit dhe mos u dorëzoni para propagandës.

Sepse, në fund, nuk është zhurma e studiove televizive ajo që e përcakton të vërtetën, por historia dhe faktet.

Unë do të vazhdoj të jem përkrah çdo qëndrimi që e mbron Kosovën, sovranitetin e saj dhe aleancat e saj strategjike.

Edhe nëse një ditë do të më duhet ta them këtë me krrole në dorë, si një plak me kokën lart, do ta them të njëjtën gjë:

Kosova është mbi interesat e individëve. Atdheu është mbi pushtetin. Dhe e vërteta, herët a vonë, i rrëzon të gjitha maskat.

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

Serbia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, ja cilat janë vendet më të rrezikshme për shoferët

Me lot në sy protestojnë familjarët e gruas nga Malisheva që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

Rasti i gazit lotsjellës-Gjykata merr vendim për Glauk Konjufcën

Musliu nga Kuvendi: Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj

Kryeprokurori i Shtetit i kërkon Prokurorisë në Pejë raport për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Zjarri në hotelin në Vlorë, vdes 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Lajmet e fundit

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

28 Gusht, 2026

‘’Rihapja e urës mbi Ibër rrezikon serbët’’, Vuçiç: Do kërkoj bisedime në të gjitha nivelet me SHBA

28 Gusht, 2026

Geci me deklaratë të fortë: Sulmet ndaj Kurtit zbuluan fytyrat e atyre që dikur e quanin Rugovën “spiun e tradhtar”

28 Gusht, 2026

Serbia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, ja cilat janë vendet më të rrezikshme për shoferët

28 Gusht, 2026

Mickoski: Për 2 vjet krijuam 17 mijë vende të reja pune

28 Gusht, 2026

Kanadezi vodhi gjëra të vlefshme arkeologjike në Kumanovë, policia e kapi në mesnatë në qendër të qytetit.

28 Gusht, 2026

Me lot në sy protestojnë familjarët e gruas nga Malisheva që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

28 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.