Autor: TV News
Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se fëmija është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e njërit prej tyre, një fëmijë. Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në verilindje të Italisë. Një 35-vjeçar dyshohet se është vrarë dhe më pas copëtuar nga nëna dhe e dashura e tij. Viktima, Alessandro Venier u gjet i pajetë në banesën e tij. Policia italiane gjeti mbetjet e trupit të tij brenda një koshi plehrash, të mbuluara me gëlqere, një metodë që dyshohet se është përdorur për të fshehur erën e trupit të pajetë. Autoritetet italiane kanë arrestuar dy të dyshuarat kryesore për këtë akt makabër, nënën e tij, Lorena Venier, 61 vjeçe, me profesion infermiere, dhe partneren kolumbiane,…
Një avion i nisur nga Salt Lake City për në Amsterdam u godit nga turbulenca të forta, duke u detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul. Si pasojë e turbulencave 25 pasagjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Aeroplani Airbus A330-900, mund të mbajë mbi 250 persona. Departamenti i zjarrfikësve të aeroportit dhe ndihmësit mjekësorë pritën mbërritjen e avionit për të trajtuar pasagjerët e lënduar. Një pasagjer tha se njerëzit që nuk kishin vënë rripa sigurie u përplasën nëpër kabinë e më pas u rrëzuan. Kjo u përsërit disa herë dhe ishte vërtet e frikshme, treguan pasagjerët.…
Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, sipas kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se për fëmijën e parë, bonusi është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë është 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë është 120 mijë lekë. “Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për…
Dinamo ka kaluar në avantazh ndaj Atletic Escaldes. Rezultati tashmë është 1 me 0, në ndeshjen kualifikuese të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Baton Zabërgja ka realizuar gol, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 18-të. VIDEO. /GazetaBlic Sport/
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në parkun Green Mountain në qytetin turistik Taif të Arabisë Saudite, ku një karusel është këputur ndërsa ishte në ajër, duke lënë të plagosur 23 persona. Ngjarja ndodhi të enjten, kur struktura e karuselit goditi një nga shtyllat mbajtëse, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme dhe panik mes vizitorëve. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe përpara se pajisja të rrëzohej në tokë. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Pamjet filmike tregojnë momentin e ulërimave të frikshme, ndërsa karuseli përplaset me tokën dhe kthehet me forcë përpjetë. Një objekt shihet duke fluturuar…
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që rikthen pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit pas reagimeve të ashpra. Ky vendim shkaktoi kaos në parlamentin ukrainas, pasi dy deputetë u përleshën me njëri-tjetrin para se të votonin ligjin me qëllim rivendosjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion të vendit. Për të shuar konfliktin fizik që mund të degradonte më tej, kanë ndërhyrë deputetet e tjerë dhe siguria. “Ky ligj garanton punën normale dhe të pavarur të organeve kundër korrupsionit dhe të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në vendin tonë. Është vendimi i duhur,” u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Conference League. Skuadra kososvare dështoi në penallti ndaj Larne, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra e Irlandës së Veriut, triumfoi me rezultat 5 me 4 në penallti. The post Prishtina dështon edhe në Conference League, eliminohet nga Larne appeared first on GazetaBlic.
Me vendim të Gjykatës së Qarkut të Sisakut, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po vuan dënimin në burgun e Lipovicës, është liruar me kusht. Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Sisak, dhe vendimi është marrë sot në një seancë të këshillit gjyqësor, raporton jutarnjilist. Sot në Gjykatën e Qarkut në Sisak u mbajt gjithashtu një seancë gjyqësore, në të cilën, sipas informacioneve të mediumit kroat, është vendosur se ish-kryeministri i plotëson kushtet për t’u liruar nga burgu para se të vuajë të gjithë dënimin.
Floriana ka kaluar në avantazh ndaj Ballkanit. Skuadra nga Malta ka realizuar për epërsinë ndaj skuadrës kosovare, shkruan GazetaBlic Sport. Vella shënoi për rezultatin 1 me 0, kurse rezultati i përgjithshëm është 3 me 4 për skuadrën kosovare.
