Autor: TV News
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës. Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: “ËSHTË MESNATË!!! MILIARDA DOLLARË NË TARIFFA PO RRJEDHIN TANI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!” Shtëpia e Bardhë tha se duke filluar pak pas mesnatës, mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta. Produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do të tatohen me 15…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se mund të njoftojë tarifa të mëtejshme ndaj Kinës, të ngjashme me tarifat prej 25% të njoftuara më parë ndaj Indisë për blerjet e saj të naftës ruse, në varësi të asaj që ndodh. “Mund të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve, pasi tha se priste të njoftonte më shumë sanksione dytësore që synonin presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. “Mund të ndodhë… Nuk mund t’ju them ende”, tha Trump. “E bëmë me Indinë. Ndoshta po e bëjmë me disa të…
“Drita duhet ta shfrytëzojë krizën e FCSB”, Haliti: Rezultati i ndeshjes së nesërme ka shumë rëndësi
Skuadra e Dritës është gati për sfidën e madhe ndaj FCSB. Ekipi kampion i Kosovës ka udhëtuar në Rumani, atje ku do të synojë rezultat sa më pozitiv, në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues në Europa League. Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:30, në Stadiumin Nacional në Bukuresht, atje ku paraprakisht kishte luajtur edhe Kombëtarja e Kosovës ndaj Rumanisë, në një ambient aspak miqësor. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, trajneri i mirënjohur kosovar, Gazmend Haliti, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën kosovare, por që asgjë nuk është e pamundur. Ai…
Pasditen e sotme, aeroporti i Birmingham-it është përfshirë nga kaosi dhe vonesat pasi një avion privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të pistës dhe pezullimin e 93 fluturimeve. Avioni Beech B200 Super King Air, i ndërtuar në vitin 1981 dhe i regjistruar me numrin G-NIAA, ishte nisur nga Birminghami për në Belfast, por pas vetëm disa minutash fluturim, shpalli emergjencë dhe u kthye për një ulje të detyruar rreth orës 13:58. Sipas autoriteteve, avioni bëri disa rrotullime në ajër përpara se të ulej me sukses. Në bord ndodheshin tre persona, një prej të…
Sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Thomas Muller, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin amerikan të MLS, Vancouver Whitecaps. Në gati dy dekadat e tij me Bayernin, 35-vjeçari ka fituar 13 tituj të Bundesligës, dy Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe tetë Superkupa të Gjermanisë. Muller i bashkohet një skuadre nga Vankuveri. Skuadra e nisi mirë këtë sezon, por që atëherë ka humbur formën e saj. Pa dyshim, Muller është transferimi më i rëndësishëm në të gjithë historinë e Vankuverit kanadez. /GazetaBlic Sport/
Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Sipas raportimeve, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga mbesa e aktorit, Sydney , në një postim në rrjetet sociale. Sydney është vajza e vëllait të vogël të aktorit, Doug Pitt, dhe përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo i tha lamtumirë gjyshes së saj, të cilën e përshkroi si një person plot dashuri dhe mirësi.
Drita është gati për një ndeshje të vështirë të enjten në Bukuresht. Drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë deklaruar se janë të përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të madhe kundër kampionit të Rumanisë, FCSB. Ndeshja FCSB – Drita zhvillohet të enjten, nga ora 20:00, në Bukuresht dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë. “Na pret një përballje shumë e fortë kundër një skuadre cilësore dhe me shumë traditë, pavarësisht një krize të vogël që çdo klub mund ta përjetojë. Ne jemi të gatshëm të…
Xherdan Shaqiri e ka realizuar golin e parë në edicionin e ri në Zvicër. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Young Boys, shkruan GazetaBlic Sport. Shaqiri, barazoi shifrat në minutën e 39-të, duke realizuar një gol të mrekullueshëm për 1 me 1. Ja pamjet – VIDEO. HT: Basel 1-1 Young Boys Basel have been very good since conceding the opening goal. They could and should be ahead at the break. Males opener cancelled out by Shaqiri’s first of the season! 📽 @blueSport_fr #FCBYB pic.twitter.com/KI6ludy2LP — Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) August 6, 2025
Xherdan Shaqiri ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Young Boys. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 60-të, shkruan GazetaBlic Sport. Shaqiri realizoi nga penalltia për 2 me 1, gol ky që është i dyti personal për të në ndeshjen e sotme. /GazetaBlic Sport/
Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me një armëpushim, pas takimit të drejtpërdrejtë që i dërguari amerikan Steve Witkoff pati me presidentin rus, Vladimir Putinin sot në Moskë. “Presioni që po ushtrohet mbi ta po jep fryte”, theksoi presidenti ukrainas. Megjithatë, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij në lidhje me qëllimet ruse, duke vënë në dukje në mënyrë karakteristike: “Gjëja e rëndësishme është të mos mashtrohemi në detaje, as ne, as Shtetet e Bashkuara”. Tema e takimit Putin-Witkoff u diskutua edhe në bisedën e mëparshme telefonike midis…
