Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ramadani: Jemi gati për ndeshjen ndaj FCSB

TV NewsBy TV News7 Gusht, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drita është gati për një ndeshje të vështirë të enjten në Bukuresht. Drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë deklaruar se janë të përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të madhe kundër kampionit të Rumanisë, FCSB.

Ndeshja FCSB – Drita zhvillohet të enjten, nga ora 20:00, në Bukuresht dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë.

“Na pret një përballje shumë e fortë kundër një skuadre cilësore dhe me shumë traditë, pavarësisht një krize të vogël që çdo klub mund ta përjetojë. Ne jemi të gatshëm të japim maksimumin përballë një kundërshtari si FCSB”, ka deklaruar trajneri Ramadani në konferencën për media.

Ai ka theksuar se nuk ishte aspak i befasuar nga eliminimi i FCSB-së nga Shkëndija në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

“Nuk jam i befasuar, sepse vij nga Maqedonia dhe e njoh shumë mirë cilësinë e Shkëndijës. E pamë gjithashtu që pati edhe fatin me vete, dhe e dimë që në sport edhe fati luan rol të rëndësishëm”, ka shtuar Ramadani.

Megjithëse kampioni i Rumanisë është në një krizë rezultatesh, Ramadani insiston se Dritën e pret një ndeshje e vështirë.

“Jemi përgatitur për një ndeshje të fortë ndaj një kundërshtari cilësor, dhe nuk e kemi nënvlerësuar aspak krizën që përmendet se është prezente te FCSB”, ka thënë ai.

Ramadani gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të klubit rumun, Gigi Becali, dhe trajnerit Elias Charalambous.

“Deklarata e trajnerit të FCSB-së ishte shumë e matur dhe profesionale. Sa i përket deklaratës së presidentit, mendoj se çdo president ka luksin që ndoshta të jetojë edhe pa futboll”, u shpreh trajneri i Dritës.

Në konferencë me Ramadanin ishte i pranishëm edhe portieri Faton Maloku, i cili e cilësoi të vështirë përballjen në Bukuresht:

“E dimë shumë mirë kë kemi përballë, por jemi përgatitur mirë. Nëse zbatojmë gjithçka që na ka treguar trajneri, besoj se mund të arrijmë një rezultat pozitiv”, deklaroi Maloku.

Nëse Drita kalon në play-offin e Ligës së Evropës, përkatësisht nëse e eliminon kampionin rumun, atëherë do të përballet me skuadrën tradicionale skoceze, Aberdeen.

Ndërkohë, nëse eliminohet nga FCSB-ja, Drita do të vazhdojë garën në play-offin e Ligës së Konferencës.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.