Autor: TV News

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA sot ka përditësuar ranglistën. Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave gjendet në pozitën e 93-të, pasi në këto javë ka pësuar një rritje për një vend. Fitorja ndaj Estonisë ka bërë që “dardanet” të ngritën nga vendi 94 në 93, që është vend historik. Ndryshime pati edhe te vendi i parë, ku ishte “sunduar” për një kohë nga Amerika, mirëpo tashti është Spanja. Kurse vendin i tretë dhe katër i takon Suedisë dhe kampionit të ri të Europës, Anglisë.

Read More

Prezantimi i skemave kombëtare në mbështetje të bujqësisë ka mbledhur në një takim fermerët e Qarkut të Shkodrës me zëvendësministrin e Bujqësisë, si dhe drejtues lokalë. Numri dy i Ministrisë së Bujqësisë, Arjan Jaupllari, i njohu dhe njëkohësisht i orientoi fermerët për disa nga mundësitë që ata kanë për të përfituar investime në funksion të përmirësimit të bizneseve të tyre bujqësore. Por një pjesë e mirë e fermerëve potencialë të Qarkut të Shkodrës kanë parashtruar problematika të tjera që sipas tyre pengojnë jo vetëm punën e përditshme, por edhe mundësinë për të qenë pjesë e skemave mbështetëse. Problematikat e ngritura…

Read More

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në ditët në vijim. Kështu bëri me dije ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov. “Me sugjerimin e palës amerikane, u arrit në parim një marrëveshje për të mbajtur një takim dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump.” Sipas zyrtarit rus, palët kanë filluar punën për organizimin, ndërsa java e ardhshme është caktuar si pikë referimi, por është e vështirë të thuhet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet. Sa i përket…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.7 është regjistruar në veriperëndim të Kallamatës në Greqi ditën e sotme. Sipas të dhënave sizmike, tërmeti ka rënë në një thellësi prej 23 kilometra nën tokë. Nga lëkundjet nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Megjithatë, lëkundjet kanë qenë të forta dhe u ndjenë në një perimetër të gjerë.

Read More

Klubi basketbollistik Trepça ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri 2025/26, duke zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cedric Russell. Russell, që luan në pozitat 2 dhe 1, së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit austriak me skuadrën Traiskirchen Lions. Në 29 ndeshje, ai ka pasur një mesatare mbresëlënëse prej 17.2 pikësh për ndeshje, me 38.7% saktësi në gjuajtjet për tri pikë, si dhe ka shtuar 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje.

Read More

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore. Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës do të mbajë sot me 7 gusht protestë gjithëpopullore në Prishtinë kundër mbajtjes së padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në burgun e Hagës. Në një konferencë për media të hënën, Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK, tha se protesta do të mbahet duke filluar nga ora 17:00. Përveç kësaj, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, u shpreh se gjykimi i luftëtarëve të UÇK-së është i padrejtë dhe përbëhet nga një gjykatë që ata nuk e njohin. Po ashtu Jashari theksoi se mënyra se në të cilën është ngritur Gjykata Speciale është dashur që…

Read More

DashiEnergjia e ditës është e lartë, por je i/e prirur të reagosh shpejt. Përpiqu të shmangësh debatet dhe të mos bësh veprime të nxituara. Në punë mund të hapen mundësi të reja. DemiMund të përballesh me paqëndrueshmëri në aspektin emocional ose financiar. Trego kujdes në shpenzime dhe qëndro larg tensioneve me njerëzit e afërt. BinjakëtKomunikimi është çelësi i ditës. Kujdes me fjalët që përdor, pasi mund të keqkuptohesh. Një ide e mirë mund të sjellë përparim në punë ose në një projekt personal. GaforrjaJe më i/e ndjeshëm/me se zakonisht. Merr kohë për veten dhe mos u përfshi në situata të…

Read More

Çmimi më i mirë i futbollistëve individual “Topi i artë” apo “Ballon d’Or” sot zbulon emrat e 30 të të nominuarve. Nga ora 12:30, në faqen zyrtare të “Ballon d’Or” do të publikohen 30 lojtarët e nominuar, të cilët patën paraqitje fantastike gjatë sezonit 2025. Lojtarët më favorit për të fituar këtë çmim individual, janë: Ousmane Dembele, Kylian Mbapppe, Vitinha, Lamine Yamal, Cole Palmer, Mo Salah dhe Nuno Mendez. Kujtojmë se vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester Cityt, Rodri.

Read More

Ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të Ganës kanë vdekur në një përplasje helikopteri ushtarak në rajonin qendror Ashanti, së bashku me gjashtë persona të tjerë, tha një zëdhënës i qeverisë. Ministri i Mbrojtjes, Edward Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, 50 vjeç, u vranë në aksident, të cilin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Julius Debrah, e përshkroi si një “tragjedi kombëtare”. Më parë, Forcat e Armatosura të Ganës thanë se helikopteri Z9, i cili mbante tre anëtarë të ekuipazhit dhe pesë pasagjerë, ishte zhdukur “nga radari”. Helikopteri ishte nisur nga kryeqyteti, Accra, në orën…

Read More