Autor: TV News
Pas protestës masive të zhvuilluar në Prishtinë, në mbështetje të luftëtarëve ish-drejtues të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Kryeparlamentarja e cilësoi protestën si një zë të fuqishëm kundër një padrejtësie historike dhe një akt solidariteti gjithëshqiptar.do standard ligjor, moral e njerëzor,” shprehet Spiropali mes të tjerash në postimin e saj në rrjetin social Facebook. Sipas saj, drejtësia nuk mund të përmbyset dhe viktimat nuk mund të shndërrohen në agresorë. Postimi i plotë i Elisa Spiropalit: “Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe…
Ballkani ka realizuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Rezultati tashmë është 1 me 0 ndaj Shamrock Rovers, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra kosovare realizoi në minutën e 56-të. The post Mbrëmje fantastike, Ballkani gjen golin e avanazhit ndaj Shamrock appeared first on GazetaBlic.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin. “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.
Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK në Prishtinë, reagon kryeministri Edi Rama. Ne nje postim ne rrjetet e tij sociale ai shprehet se “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta…
Ballkani përballet me Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Nënkampioni i Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me synimin e qartë për të marrë një fitore dhe për të hedhur hapin e parë drejt kualifikimit. Ndeshja Ballkani – Shamrock Rovers zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30, kurse janë mësuar tashmë formacionet zyrtare. /GazetaBlic Sport/ The post Ballkani – Shamrock Rovers, formacionet zyrtare appeared first on GazetaBlic.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës, ku një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur është përfshirë nga flakët. Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit po vijon me ndërhyrje nga toka dhe ajri, ndërsa në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione. -2 automjete zjarrfikëse të FA-së -3 zjarrfikëse nga bashkia Patos -1 zjarrfikëse nga bashkia…
Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk dëshiron ta qeverisë atë. Komentet e tij u bënë këtë të enjte, pak para se kabineti i sigurisë të mblidhej për të shqyrtuar propozimin e tij për marrjen nën kontroll të territorit. “Ne synojmë të marrim kontrollin për të garantuar sigurinë tonë, për të larguar Hamasin nga aty, për t’i mundësuar popullsisë të çlirohet nga Hamasi dhe për ta kaluar nën qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe që nuk përfaqëson asnjë që synon…
Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë. Ndërsa përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar. Sipas studiuesve, kafeja e bluar përmban nivelet më të larta të disa përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë. Edhe pse studiuesit ende po mësojnë se si kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë, ata dyshojnë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore ose anti-fibrotike. Ato thonë se kafeja mund të përdoret si një mënyrë e përballueshme,…
Pas takimit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin më 6 gusht, ku u diskutua lufta e Moskës kundër Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se palët bënë “përparim të madh”, por më pas u tha gazetarëve se nuk e sheh këtë si “përparim vendimtar”. Gjatë një bisede telefonike, ai u tha liderëve evropianë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se dëshiron të takohet me Putinin – ndoshta javën e ardhshme – dhe më pas të mbajë një samit me Putinin dhe Zelenskyn, derisa i avancon përpjekjet për paqe. Rusia…
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e vjetër të Gazës që të evakuohen menjëherë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Adraee tha se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionet në zonat ku zhvillohen aktivitete terroriste dhe lëshohen raketa drejt Izraelit”. Banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”. Aktualisht, në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.
