Autor: TV News
Sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë. Të paktën 89 palestinezë janë vrarë 31 prej të cilëve kërkonin ndihmë ndërsa rreth 513 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Ministrat e jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Francën, Spanjën dhe Japoninë, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se “vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme”. Ata iu bëjnë thirrje qeverisë izraelite të lejojnë…
Komiteti i Emërimeve të Gjyqtarëve të Futbollit Profesional të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit do të publikojë emërimet e gjyqtarëve për çdo ndeshje një ditë para se ajo të zhvillohet, para orës 16:00 sipas orës lokale. Ky vendim është pjesë e një sërë masash për të riorganizuar trupin e gjyqtarëve, të miratuara bashkërisht për këtë sezon nga të gjithë pjesëmarrësit në futbollin spanjoll. Kështu, të enjten do të shpallen gjyqtarët për ndeshjet e së premtes, të premten – për ato të së shtunës, e kështu me radhë për të gjitha ndeshjet e La Liga-s dhe La Liga 2. /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike, e krijuar nga zjarret në vend. “Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po…
Në Gramsh, situata e krijuar nga zjarret e përhapura në disa fshatra ka marrë përmasa dramatike, duke vënë në alarm të gjitha strukturat e emergjencave. Në fushën e stadiumit “Myslim Koçi” janë vendosur helikopterët e emergjencave civile, të cilët qëndrojnë në gatishmëri të plotë për transportin e të plagosurve drejt Repartit të Djegieve në Tiranë. Raportohet se disa persona kanë pësuar djegie të rënda dhe kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Helikopterët po shërbejnë si ura kryesore lidhëse për transportin urgjent të të lënduarve, duke kursyer kohë jetike për shpëtimin e tyre. Zjarret, të cilat kanë përfshirë zona të…
Real Madridi nuk ka nevojë urgjente për të shitur sulmuesin e krahut të djathtë brazilian, Rodrygo, dhe ata që janë të interesuar për nënshkrimin e tij do të duhet të bëjnë çmos për ta transferuar atë, raportoi mediumi AS. Raportet e fundit tregojnë se Manchester City është seriozisht i interesuar për Rodrygon dhe Pep Guardiola është personalisht i entuziazmuar ta sjellë atë në Etihad. Për ta bërë këtë, “qytetarët” do të duhet të paguajnë një tarifë prej 100 deri në 120 milionë eurosh. City ka nevojë për një sulmues anësor pasi u nda nga Jack Grealish, Savinho dhe James Makati.…
Ky qëndrim i bllokut evropian vjen pak ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar mbi përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën.” Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë pritet të diskutojnë me Trump ditën e mërkurë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se në Alaskë dëshiron të shikojë dhe të vlerësojë…
Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për shkak të flakëve të zjarreve të cilat kanë rrethuar zonën. “THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”. Ndërkohë katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.…
Ish-lojtari kuqezi sot është kryetar bashkie i Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë së tij: “Më jep të njëjtën gëzim si kur fitoja Champions-in me Milanin”. Dhe për djalin Levan: “Më ngjan shumë, mund të bëhet më i fortë se unë”. Ish-kampion i Europës me Milanin e Ancelottit, kryetar bashkie i një kryeqyteti, Tbilisi, që në zgjedhjet e tetorit kandidon për mandatin e tretë radhazi, baba i një futbollisti që i ngjan dhe që mban emrin (Levan) e vëllait të tij, i rrëmbyer në vitin 2002 dhe i gjetur i vdekur disa vite më vonë. Të intervistosh Kakhaber Kaladzen është e lehtë:…
Situata në Gramsh po përshkallëzohet drejt një emergjence të rëndë humanitare dhe mjedisore, ndërsa zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar. Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga refuzimi i disa banorëve për t’u larguar, të cilët mes lotëve po përpiqen të shpëtojnë ç’të munden nga shtëpitë që po digjen. “ Nuk ikim, këtu kemi jetën tonë,” dëgjohen të thonë,…
Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar një person, që dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës. R.M., u arrestua në Prishtinë dhe ai dyshohet për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile. Sipas njoftimit, R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, “në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”. Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. “Brenda afatit të…
