Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjatë një “bisede të mirë” me Trumpin, Ukraina dhe BE-ja kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe – faxweb

TV NewsBy TV News13 Gusht, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë evropiane dhe ukrainase kur të takohet më vonë këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda më 13 gusht, dy ditë para se Trump të takohet me Putin në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë, ishte “shumë e mirë”, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshkroi video-konferencën si “konstruktive”.

“Shpresojmë që tema qendrore në takimin [Trump-Putin] të jetë armëpushimi. Një armëpushim i menjëhershëm”, tha Zelensky në një konferencë për media në Berlin pas bisedës me Trumpin, ku ai mori pjesë së bashku me Merzin.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen.

Pasi u duk se u lanë jashtë vëmendjes para takimit Trump-Putin, udhëheqësit evropianë dhe Zelensky kanë bërë përpjekje për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet.

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromiset e mëdha për të përfunduar luftën, teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se çdo marrëveshje paqeje do të lërë të dyja palët “të pakënaqura”.

Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Trump ishte “shumë i qartë” në takimin e 13 gushtit se dëshiron të arrijë një armëpushim gjatë samitit dhe se presidenti amerikan e bëri të qartë se “çështjet territoriale që lidhen me Ukrainën… do të negociohen vetëm nga presidenti ukrainas”.

Trump do të “synojë të organizohet një takim trepalësh në të ardhmen” që do të përfshijë edhe Zelenskyn, tha Macron.

“Aktualisht, mbi tavolinë nuk ka plane serioze për shkëmbim territorial … Mendoj se kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që [takimi] mund të mbahet në Evropë, në një vend neutral që është i pranueshëm për të gjitha palët”, shtoi ai.

Nëse insistimi i Trumpit për të përfshirë Ukrainën në bisedime konfirmohet, kjo do të ndihmonte në uljen e shqetësimeve në Ukrainë dhe tek aleatët e saj se liderët e dy superfuqive mund të arrijnë një marrëveshje që shkel interesat e sigurisë së Evropës dhe Ukrainës dhe propozon që Ukraina t’i japë territor Moskës.

“Duket se mënyra e të menduarit të Trumpit është më afër asaj të evropianëve sesa frikoheshin disa”, tha një zyrtar evropian për Radion Evropa e Lirë pas kësaj bisede virtuale.

Sa i përket idesë së një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia vazhdimisht ka sugjeruar se ai duhet të ndodhë vetëm kur palët të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, jo thjesht një armëpushimi.

Kjo gjë duket se është larg që të ndodhë, duke pasur parasysh dallimin e madh në qëndrimet ruse dhe ukrainase sa i përket disa çështjeve kryesore, përfshirë territorin dhe sigurinë, pavarësisht tre rundeve të bisedimeve direkte në Turqi që nga mesi i majit.

Bisedimet ndodhin në një moment kyç, me Trumpin gjithnjë e më të zemërur me Putinin dhe presidentin rus që nuk tregon shenja se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit.

Trump dhe Putin kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, dhe i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar Moskën të paktën tri herë.

Vendimi për t’u takuar me Putinin – diçka që paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, refuzoi ta bënte pas pushtimit të Ukrainë – pasqyron besimin e Trumpit se raporti i tij me liderin rus do të sjellë një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

“Kryeministri ishte i qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur – kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë dhe Ukraina duhet të ketë garanci të forta dhe të besueshme sigurie për të mbrojtur integritetin e saj territorial si pjesë e çdo marrëveshjeje”, u tha në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer./REL

 

Lexuar: 30

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.