Autor: TV News

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re. Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez. Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të…

Read More

Ka nisur takimi online i liderve të BE i quajtur “Aleanca e të Gatshmëve”, ku merr pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe në të marrin pjesë edhe liderët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe vendeve të tjera aleate. Në fjalën e tij Macron falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit që iu bashkuan nga Australia dhe Japonia, përpara se të paraqiste rendin e ditës së diskutimit. “Qëllimi ynë është të përpilojmë një strategji të përbashkët në funksion të vizitës së Presidentit Zelensky në Uashington, që zhvillohet nesër,” tha…

Read More

Ish-ambasadori serb Nebojsa Vujoviç ka deklaruar për N1 se kancelari austriak Christian Stocker i përcolli një mesazh të qartë nga Bashkimi Evropian Presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd. Mesazhi sipas tij ishte: “Mos shpallni gjendje të jashtëzakonshme dhe mos e vendosni ushtrinë në rrugë”.Sipas Vujoviçit, shërbimet perëndimore të inteligjencës ishin në dijeni të konsideratave të Vuçiçit dhe mesazhet që ai mori ishin “të mprehta, megjithëse të transmetuara me edukatë” – duke e paralajmëruar atë të mos përdorte forcë të tepruar kundër studentëve dhe medias. “Veprime të tilla, mund të shkaktonin një reagim të ashpër…

Read More

Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat këtë të diel. Ata janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA-Rusi. Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.  “Këto janë vendimet që duhen marrë nga Ukraina dhe nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, tha ajo. Von der Leyen nënvizoi se është “e rëndësishme që të ndalohen vrasjet”.

Read More

Dukagjini dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2025/2026. Të besuarit e Ismet Munishit do të synojnë tri pikët para tifozëve vendas, teksa Prishtina e Arsim Thaçit ka për objektiv fitoren për të lënë pas krahëve dështimin në garat evropiane. Për këtë sfidë të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të nis me fillim nga ora 16:30. Formacionet zyrtare: Dukagjini: Margono, Basri, Pllana, Iseni, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Isufi, Hugo, Gashi, Maliqi.…

Read More

Anëtarja e Kryesisë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj deklaroi sot se, viti 2025 do të mbahet mend si viti kur Shqipëria u dogj dhe shteti dështoi ta mbrojë. “Nga veriu në jug, flakët kanë përpirë pyje, toka bujqësore, pasuri natyrore dhe kanë rrezikuar drejtpërdrejt banesa e jetë njerëzish”, tha ajo në një deklaratë për shtyp. “Në Delvinë, një vatër e madhe zjarri ka shkrumbuar zona të tëra, ndërsa situata është po aq alarmante në dhjetëra pika të tjera në vend”, u shpreh Ibraj. “Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi natyrore , është prova e dështimit të një qeverie që…

Read More

Ushtria izraelite po bëhet gati për të nisur zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga qyteti Gazës. Njoftimi u bë të shtunën vonë, disa ditë pasi Izraeli konfirmoi planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane të Enklavës, plan i cili ka ngitur alarm ndërkombëtar. Sipas ushtrisë, duke nisur nga kjo e diel, banorët e Gazës do të pajisen me tenda dhe paisje të tjera strehimi përpapra se të zhvendosen nga zona e luftimeve në jug të vendit për të garantuar sigurinë e tyre. Pajisjet e strehimit do të transferohen nëpërmjet pikës kalimtare Kerem Shalom…

Read More

Premierliga këtë sezon ka nisur shumë fuqishëm. E sot do të zhvillohet derbi i javës së parë, ku në ”Old Trafford”, Manchester United do të përballet me Arsenalin, ndeshje e cila nis në 17:30. Të dyja skuadrat janë përforëcuar gjatë afatit kalimtar veror dhe pritet një ndeshje e zjarrtë. Benjamin Sesko, Bryan Mbeumo e Matheus Cunha pritet të debutojnë te Manchester United, ndërsa Viktor Gyokeres dhe Martin Zubimendi te Arsenali. Formacionet e mundshme: Manchester United: Onana; De Ligt, Maguire, Yoro; Amad, Casemiro, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Mount; Cunha Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Zubimendi, Odegaard, Rice; Saka, Gyökeres, Martinelli.

Read More