Autor: TV News
Forcat izraelite bombarduan periferitë e qytetit të Gazës gjatë natës së të shtunës dhe mëngjesin e të dielës nga ajri dhe nga toka. Si pasojë, shumë banesa u shkatërruan dhe shumë familje u detyruan të largohen nga zona, ndërsa Netanjahu mbledh qeverinë për të diskutuar planin për pushtimin e plotë të qytetit. Autoritetet lokale shëndetësore palestineze thanë se të shtënat me armë zjarri dhe sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 30 persona, 13 prej të cilëve ishin në përpjekje për të marrë ndihma e ushqime. Nga ushtria izraelite kanë thënë se po shqyrtojnë raportet, ndërsa banorët e një prej lagjeve…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës, 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug do të hapin dyert për nxënësit dhe mësuesit, duke mirëpritur mbi 8 mijë pjesëmarrës. Po ashtu, shefi i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se vijojnë investimet për rehabilitimin e objekteve, palestrave dhe terreneve sportive, me qëllim garantimin e standardeve kudo në Shqipëri. “Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe…
Vjen njoftimi zyrtar edhe nga FSHF për mungesën e rëndësishme të Kombëtares shqiptare. Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.
Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti e ka larguar emrin e Matheus Cunha për ndeshjet e shtatorit. Kjo ka ardhur pasi 26-vjeçari ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Burnley. Cunha u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minuatve lojë. Vendimi për të mos u bashkuar me ”Selecaon” ka ardhur pas diskutimit midis stafit mjekësor të United dhe atij të ekipit kombëtar brazilian. Brazili gjatë muajit shtator do të luaj dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, kundë Kilit me 5 shtator dhe Bolivisë me 10 shtator.
Një Samit sigurie në Kinë bën bashkë për dy ditë radhazi, rreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë ata nga Kina, Rusia, India dhe vende të tjera, në atë që po shihen si përpjekje për të kundërshtuar ndikimin Perëndimor në çështjet globale. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në qytetin Portual të Kinës këtë të diel, ku u prit me nderime të larta. Teksa transmetonin pamjet e pritjes, mediat kineze i përshkruan lidhjet midis Kinës dhe Rusisë në më të mirën e tyre në histori, duke u bërë më të qëndrueshmet dhe më të rëndësishmet strategjikisht midis vendeve të mëdha. Gjatë ditëve…
Partia Demokratike ka vendosur të godasë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Për këtë shkak, deri në vendimin e gjykatës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretojë datën kur do të mblidhet Parlamenti i ri. Sipas Kodit Zgjedhor, gjykata ka 10 ditë afat për t’u shprehur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike, por ky është afati maksimal që parashikon ligji. Në çdo skenar duket se nuk cenohet mbledhja e Parlamentit në datën 12 shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re, sipas Partisë Socialiste. Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se…
Edon Zhegrova ende nuk e di destinacionin e radhës. Pasi lajmëroi shokët e ekipit se do të transferohet tek Marseille, klubi i Lille e bllokoi këtë “operacion”. Mirëpo, në skenë ka dalë përsëri Serie A. Është pikërisht klubi i Juventusit, i cili dëshiron me çdo kusht shërbimet e shqiptarit. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Nico Gonzalez transferohet tek Atletico Madrid. Kujtojmë se Juvetus i ofroi Lille 12 milionë euro për Zhegrovën. Megjithatë, klubi francez pret shumë më tepër për sulmuesin që ka edhe 1 vit kontratë.
Ushtria e Izraelit tha të dielën se i ka sulmuar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit, në vazhdën e sulmeve ndaj objektivave në vendin fqinj, megjithëse kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga arritja e një armëpushimi me grupin e mbështetur nga Irani. Sulmet e së dielës kishin në shënjestër gjithashtu pozicione nëntokësore pranë Kështjellës së Beaufortit, një fortesë kryqëzate e njohur në vend si Qal’at al-Shaqif, në juglindje të Arnounit, pasi Izraeli zbuloi “aktivitet ushtarak” në zonë, tha ushtria izraelite në një komunikatë. “Ekzistenca e objektit dhe aktiviteti brenda tij përbëjnë shkelje të marrëveshjeve mes…
Pavarësisht se udhëtoi në qytetin e Minhenit për teste mjeksësore, transferimi i Nicolas Jeckson te Bayern Munich nuk po ndodh. Chelsea ka njoftuar lojtarin të rikthehet në Londër, pas lëndimit të Liam Delap në orët e fundit. E Drejtori i Bayernit, Max Eberl, po ashtu ka njoftuar se kanë njoftuar agjentin dhe sulmuesin senegalez të rikthehet në Londër, pas kërkesës së Chelseas. Ai po ashtu ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë në orët e fundit të merkatos, për të gjetur një zgjidhje. “Nuk jam në pozicion për të vepruar. Do t’i themi lojtarit dhe agjentit të tij…
Dashi Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me personin qe keni ne krah. Qëndroni pak kohe larg dhe reflektoni për te ardhmen. Beqaret do ia shprehin hapur ndjenjat personave qe do pëlqejnë. Paratë nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes dhe mos shpenzoni shifra marramendëse. Demi Bëjini sytë katër gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Disa persona te jashtëm do mundohet t’iu prishin pune dhe t’ua marrin nga duart atë qe keni ne krah. Beqaret do arrijnë me ne…
