Autor: TV News
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në një intervistë me Daily Caller tha se ishte i gatshëm të përdorte avionët amerikanë si masë sigurie për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ndoshta do të bëjmë diçka. Do të doja të shihja një zgjidhje. Ata nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë, pesë deri në shtatë mijë prej tyre vriten, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja të gjithë këtë dhe të fluturoja një aeroplan herë pas here, kryesisht do të ishin evropianët, por ne, ne do t’i ndihmonim ata”, deklaroi ai. Trump tha se një takim midis…
Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe studiuesit dyshojnë se kanë identifikuar arsyen: ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve shkaktojnë inflamacion që dëmton sistemin e qarkullimit të gjakut. Studimi i ri me dy pjesë nga studiuesit kinezë, i botuar në Science Direct, shton provat në rritje të rreziqeve që lidhen me të ngrënit nga enët plastike dhe përditëson provat e mëparshme që lidhin kimikatet në plastikë me sëmundjet e zemrës. Autorët përdorën një qasje me dy pjesë, së pari duke parë se sa shpesh mbi 3000 njerëz në…
Barcelona po përpiqet të finalizojë largimet e disa lojtarëve para se të mbyllet afati kalimtar I transferimeve të hënën. Oriol Romeu pritet të largohet pas arritjes së një marrëveshje për të përfunduar kontratën e tij, ndërsa Fermin Lopez mund të kalojë te Chelsea nëse insiston për largimin, ndërsa Hector Fort është një largim i sigurt. Fort nuk ka vend në skuadrën e Hansi Flick për sezonin 2025/2026, pasi ai është pas të paktën dy lojtarëve në secilën pozitë të mbrojtësve të krahut. Për këtë arsye, është marrë vendimi që ai të largohet me huazim dhe, në këtë moment, Mallorca është…
Chelsea ka informuar Bayern Munich se nuk do të procedojnë tutje me hapat për transferimin në formë huazimi të Nicolas Jackson dhe i kanë kërkuar atij të kthehet në Londër pas dëmtimit të Liam Delap. Delap pësoi një dëmtim të muskulit të kofshës gjatë fitores të shtunën ndaj Fulham dhe trajneri Enzo Maresca tha pas përfundimit të ndeshjes se ai priste që sulmuesi të qëndronte jashtë fushës deri në tetë javë. The Athletic raportoi të shtunën se Bayern kishte arritur një marrëveshje me Chelsea për të nënshkruar me Jackson, me marrëveshjen e propozuar për një huazim me mundësinë për ta…
Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë, njëkohësisht edhe golin e parë në sezonin e ri Real Madridit. Muriqi arriti ta kalonte Mallorcën në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Por, statistikë interesante është që “Pirati” nga Kosova po ia shënon Realit golin e parë në dy sezone rresht. Kjo pasi Muriqi i pati shënuar Realit gol edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar e cila pati përfunduar baras me rezultat 1:1 me golat e Rodrygos në të 13-ën dhe Muriqit në të 53-ën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me ekzekutimin e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, i cili u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Lvivit gjatë kësaj jave. Zelensky thotë se vrasja e politikanit të njohur Andriy Parubiy, është një akt i “përgatitur me kujdes”. Në një postim në Telegram, Zelensky theksoi se policia po punon për të zbardhur plotësisht këtë krim dhe po ofron informacion të përditësuar për zhvillimet. “Fatkeqësisht, ky krim është organizuar me shumë kujdes, por po bëhen të gjitha përpjekjet për të zbuluar autorët dhe për të siguruar drejtësi”, tha ai. Zelensky gjithashtu i…
Sulmuesi Muhamet Hyseni do të rikthehet sërish në elitën e futbollit kosovar, për të veshur edhe një herë tjetër fanellën e Llapit. Vitin e kaluar pas paraqitjeve të mira në Superligën e Kosovës, Hyseni u transferua tek Horsens, një ekip nga Danimarka që bën gara në kategorinë e dytë. Megjithatë, aventura e Hysenit atje nuk shkoi ashtu siç ishte menduar fillimisht dhe ai tani është riktheyr sërish në shtëpinë e tij të vjetër. Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili me entuziazëm të madh ka mirëpritur rikthimin e Hysenit në skuadrën e tij.…
Kryeministri britanik Keir Starmer ka dhënë një mesazh të ashpër ndaj emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me gomone. Në një postim në “X” ai deklaroi se hyrjet e paligjshme nuk do të shpërblehen dhe se çdo person që kalon Kanalin në këtë mënyrë do të ndalohet dhe do të kthehet mbrapsht. “Jam i qartë: ne nuk do të shpërblejmë hyrjen e paligjshme. Nëse kaloni Kanalin në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni dhe do të ktheheni mbrapsht”, shkroi ai në “X”. Deklarata e tij vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka…
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me aksionet e ndërmarra për mbrojtjen e territorit nga abuzuesit. Rama thekson se puna nuk ndalet vetëm në një zonë, por po vijon në të gjithë Shqipërinë. Ai ka ndarë pamje nga shembja e resortit në Kepin e Rodonit që u ndërtua pa leje nga ish-kreu i IMT Durrës.Lexo edhe :Related Posts “Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug…
Ekipi i Dritës do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës për edicionin 2025/2026 dhe tashmë është bërë i ditur orari i plotë i ndeshjeve që ata do t’i zhvillojnë. Të besuarit e Zekirija Ramadanit ia dolën ta sigurojnë kualifikimin historik pasi e mposhtën ekipin nga Luksmeburgu, Differdange, në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 3-1. Shorti i hedhur gjatë ditës së djeshme (e premte) e ka vënë përballë Dritën me emra të njohur të futbollit evropian si AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano, teksa spikat edhe ndeshja me klubin tjetër shqiptar Shkëndijën. Sipas sistemit të UEFA-s, Drita do t’i luajë tri…
