Autor: TV News
Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur. Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.
Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit Alexander Isak nga Newcastle United, në një marrëveshje që thuhet se vlen 130 milionë funte, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Shuma tejkalon 116 milionë funte që Liverpooli shpenzoi për Florian Wirtz në fillim të kësaj vere. 25-vjeçari tani i bashkohet skuadrës së Arne Slot, ndërsa ata përgatiten për të mbrojtur titullin e tyre në Premier League. Isak nuk është paraqitur në asnjë ndeshje për Newcastle këtë sezon. Largimi i tij vjen pas komenteve në të cilat ai sugjeroi se klubi nuk i kishte përmbushur kërkesat.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk ka qenë kurrë në formë më të mirë” pas thashethemeve që dolën gjatë fundjavës për gjendjen e tij shëndetësore për shkak të tërheqjes së tij të përkohshme nga sytë e publikut. “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë në jetën time”, shkroi Trump në një postim duke iu përgjigjur komenteve nga një përdorues që tallte gjendjen fizike të ish-Presidentit Joe Biden, duke shtuar se “media do të çmendet nëse Trump nuk shfaqet për 24 orë”. Spekulimet lindën sepse Trump nuk ishte parë në publik që nga mesi i javës së kaluar…
Në sfondin e protestave anti-emigracion në Londër dhe qytete të tjera që nga 13 korriku, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper, i ka paraqitur Parlamentit një paketë të re masash për politikën e emigracionit. Debati vjen në mes të një periudhe konfrontimi të fortë shoqëror dhe politik, ndërsa protestat vazhdojnë jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues. Tema kryesore e fjalimit ishte shtrëngimi i kushteve për ribashkimin familjar të refugjatëve. Aplikantët tani do të duhet të plotësojnë kritere shtesë, siç janë mjaftueshmëria financiare, njohja e gjuhës angleze dhe një periudhë minimale qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Cooper theksoi se qëllimi është…
Liverpooli arrin marrëveshje për të nënshkruar Marc Guehi nga Crystal Palace, raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Marrëveshja është në fuqi për një tarifë prej mbi 35 milionë funtesh plus një klauzolë shitjeje prej 10% të përfshirë në paketë. Guehi ra dakord për kushtet personale me Liverpoolin një muaj më parë, tani gjithçka është gati. Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme. /GazetaBlic Sport
Si qendron e vërteta e ngjarjes në Sarandë ku është përfshirë Ramadan Canaj, i cili akuzohet për “vrasje në tentativë”? Një plagosje e cila tashmë po merret në shqyrtim nga Prokuroria e Sarandës. Për FaxNews është prononcuar bashkëshortja e Ramadan Canaj, Eriola Zoto e cila e alarmuar bën apel për drejtësinë që të zbardhi çështjen ku i dyshuar për këtë akuzë të rëndë është bashkëshorti i saj. Ne studion e FaxNews, avokati mbrojtës, Enea Cenko dhe bashkeshortja e Ramadan Canaj, Eriola Zoto janë prononcuar duke rrëfyer për publikun pjesën e tyre të ngjarjes.Eriola Zoto është shprehur se gjithçka ka nisur…
Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike. SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë…
Anësori i Manchester United, Antony, i është bashkuar zyrtarisht Real Betisit në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh, e cila përfshin një klauzolë shitjeje prej 50%. Klubet arritën një marrëveshje në ditën e fundit të afatit, duke finalizuar transferimin pas periudhës së huazimit të Antony-t te Betis sezonin e kaluar. Ai nënshkroi për United nga Ajax në verën e vitit 2022 dhe bëri gjithsej 96 paraqitje për klubin, duke shënuar 12 gola. Mundësitë e Antony-t te Manchester United kishin qenë të kufizuara në paraqitje si zëvendësues pas mbërritjes së trajnerit Ruben Amorim në nëntor, duke çuar në transferimin e përhershëm…
Një 18-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi më herët u raportua se një grua ra nga një pallat në Britaninë e Madhe. Shërbimet e emergjencës morën njoftim për një grua kishte rënë nga ndërtesa në Cuckmere Lane, Southampton, rreth orës 14:40 të enjten e kaluar. 25-vjeçare u gjet me lëndime të rënda dhe vdiq në spital të premten. I dyshuar për ngjarjen është adoleshenti nga Southampton, ndaj të cilit rëndon vepra penale e vrasjes. Megjithatë, policia vijon hetimet për ngjarjen.
Ministria e Brendshme Italiane informoi se ndeshja e futbollit Itali-Izrael, e planifikuar për 14 tetor në stadiumin e Udines për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet sipas planit. Ky është konfirmimi që vjen zyrtarisht, duke garantuar se asnjë spostim nuk do të ketë, qoftë në stadium, ashtu edhe në orarin apo ditën e ndeshjes.
