Autor: TV News
Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ose të vakët ofron përfitime shëndetësore shumë të mira për trupin. Më poshtë do të gjeni 8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë: Lehtëson dhimbjet Konsumimi i ujit të ngrohtë ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet nga menstruacionet. Nxehtësia e ujit të ngrohtë ose të vakët ka një efekt qetësues për muskujt abdominal, duke lehtësuar kështu dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit. Ndihmon me tretjen Një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes largon toksinat nga trupi. Uji dhe lëngjet e tjera tresin gjithashtu ushqimet në stomak, duke ndihmuar kështu sistemin e…
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka ndërmarrë një ndryshim të thellë në drejtimin e njësive administrative, duke larguar shumicën e administratorëve të mëparshëm dhe emëruar pesë emra të rinj, ndërsa ka rikonfirmuar vetëm një prej tyre. Sipas vendimit të bërë publik: Në Njësinë Administrative Libonik është emëruar Rudina Bregu Në Pojan do të drejtojë Kejdi Hasani Eleni Kinolli do të jetë administratore në Pirg Në Gore është emëruar Renaldo Skënderi Fetah Hoxha është i vetmi administrator i rikonfirmuar, në Njësinë Administrative të Moglicës Lëvizja vjen në kuadër të një qasjeje për rinovim dhe energji të reja në administratë, sipas…
“SPAK ka shpërdoruar detyrën”. Kështu ka deklaruar deputetja Monika Kryemadhi të hënën e parë të muajit që ligji e detyron të paraqitet në këtë institucion. Sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka shkelur ligjin përmes analizave financiare që ka bërë për të, për të ëmën dhe ish- bashkëshortin, Ilir Meta. Ndërsa dëshimtarët e thirrur nga akuza ajo thotë se nuk kanë thënë asgjë kundër tyre. “Në anën time shikoj shpërdorim detyre dhe një tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve dhe institucioneve… Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled 2025 të organizuar në Slloveni. “Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale – me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit.” – informon ai nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi…
Prej dekadash, çështja e pronave ka qenë ndër më të ndërlikuarat në Shqipëri. Vetëm këtë vit, janë ekzekutuar mbi 5 mijë dosje dhe janë shpërndarë 4,2 miliardë lekë kompensim. Por, a është ky ritëm i mjaftueshëm? “Një nga format është kompensimi fizik brenda tokës së subjektit të shpronësuar. I dyti është nga fondi i tokës që ka Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe i treti është kompensimi financiar. Ka qytetarë të cilëve nuk u pëlqen kjo lloj forme kompensimi, por është një gjë e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, thotë Erion Çaka, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të…
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë ka hedhur poshtë vërejtjet e shefes së BE-së, Ursula von der Leyen, mbi planet për të dërguar trupa evropiane në Ukrainë, duke thënë se asaj i mungonte mandati për të diskutuar çështjen. Von der Leyen tha dje se Evropa po harton “plane mjaft të sakta” për një vendosje trupash shumëkombëshe në Ukrainë, si pjesë e garancive të sigurisë pas luftës.
Ndërmjetësimi i Turqisë në konfliktin e Ukrainës vazhdon të vlerësohet, tha të hënën presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Të dy udhëheqësit u takuan në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Tianjin të Kinës. Putin falënderoi Ankaranë për organizimin e disa raundeve të bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe midis Moskës dhe Kievit.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nisur nga kryeqyteti Pyongyang drejt Kinës me trenin e tij të blinduar, për të marrë pjesë në një paradë madhështore ushtarake që do të mbahet të mërkurën në Pekin, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Parada e njohur si “Dita e Fitores” do të jetë ngjarja e parë shumëpalëshe ndërkombëtare ku Kim do të marrë pjesë personalisht, duke u vendosur krah për krah me presidentin e Kinës, Xi Jinping, presidentin rus Vladimir Putin dhe liderë të tjerë botërorë. Kim u nis të hënën në mbrëmje nga Pyongyangu me trenin e tij luksoz…
Tottenham ka vepruar shpejt për të marrë një huazim për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, i cili është në rrugë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore në klub. Spurs kanë përfituar nga pamundësia e Juventusit për të rënë dakord për një marrëveshje të përhershme për të. Paris Saint-Germain e pranoi propozimin e Spurs pasi Kolo Muani donte largimin. Tottenham nuk do ketë opsion blerjen e tij në fund të sezonit. /GazetaBlic Sport
Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor. Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze. Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta. Ngjarja ka shkaktuar reagime…
