Autor: TV News

Një person goditi me thikë dhe plagosi të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite dhë më pas u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që erdhën në vendngjarje. Agresori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt. “Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo,…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i është bashkuar kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pozicionin e këshilltarit për politikën e jashtme. Përmes një postimi në rrjeteve sociale, Çollaku shprehet se pjesëmarrja e tij në ekipin e presidentes Osmani, i jep mundësinë për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës me të njëjtin angazhim politik e publik, në shërbim të interesave kombëtare e shtetërore të 2 vendeve. “Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme. Deshira…

Read More

Arsenali e mbylli merkaton e madhe të transferimeve me një lajmtë madh, duke siguruar një zëvendësues kyç në mbrojtje, Piero Hincapie , qendërmbrojtësin ekuadoras të marrë nga Bayer Leverkusen në huazim me mundësi blerjeje për 45 milionë funte. Hincapié u prezantua në kanalet zyrtare të klubit dhe tha: “Vetëm një bisedë me Artetën ishte e mjaftueshme për të më bindur për vendimin që po merrja. Jam shumë i lumtur! Dua të integrohem sa më mirë të jetë e mundur me shokët e mi të rinj të ekipit dhe të kem një sezon të mirë.” A ke folur me ish-shokun tënd…

Read More

Jeta mund të bëhet shumë e “rrëmujshme” dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Pas një vere të egër dhe me ritme të shpejta, jeta mund të duket më e çrregullt se zakonisht. Për fat të mirë, sezoni i Virgjëreshës mbërriti më 22 gusht dhe energjia e pastër e kësaj shenje tokësore është këtu për të ndihmuar të gjithë të organizojnë jetën e tyre, të zbatojnë disa zakone produktive dhe të vendosin rregull në kaosin e përditshëm. Virgjëreshat janë perfeksionistët e zodiakut. Ata janë të njohur për aftësitë e tyre organizative mbresëlënëse, vëmendjen e patëmetë ndaj detajeve dhe…

Read More

Përfundojnë homazhet e mbajtura në nderimn të regjisorit Dhimitër Anagnosti, I cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjecare. Arkëmorti me trupin e të ndjerit u përcoll mes duartrokitjesh dhe lulesh për në banesën e fundit. Më pas arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës. Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi…

Read More

Trajneri i Holandës, Erik ten Hag, është paguar pothuajse 5 milionë euro si kompensim për shkarkimin e tij nga Bayer Leverkusen, sipas gazetës gjermane Bild. Ish-trajneri i Manchester United dhe Ajax u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh të sezonit të ri të Bundesligës, pasi skuadra fitoi vetëm një pikë. Pagesa e kompensimit për Ten Hag, kontrata e të cilit skadonte në vitin 2027, është e përcaktuar në kontratë. Sipas informacionit nga BILD, ai do të marrë pak më pak se pesë milionë euro pas ndërprerjes së shpejtë të kontratës. Duke përfshirë pagën e tij për dy muajt, kjo shumë arrin…

Read More

Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila do të mbahet këtë muaj, njoftoi sot Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevost. “Palestina do të njihet nga Belgjika gjatë seancës së OKB-së” dhe në të njëjtën kohë do të shpallen “sanksione të rrepta kundër qeverisë izraelite”, theksoi kreu i diplomacisë belge Prevost në platformën X. 🇧🇪🇵🇸🚨La Palestine sera reconnue par la Belgique lors de la session de l’ONU ! Et des sanctions fermes sont prises à l’égard du gouvernement israélien. Tout antisémitisme ou glorification du terrorisme par les partisans du Hamas sera aussi…

Read More

Një 55-vjeçar serb është arrestuar teksa ka tentuar të futej në territorin shqiptar, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për evazion fiskal. Policia kufitare në Morinë sqaron se shtetasi G.S, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve. Njoftimi:  Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, ka folur pas stërvitjes së sotëm të Dardanëve në prag të sfidave të shtatorit. Kosova më 5 shtator në Bazel do të përballet me Zvicrën, kurse, tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ do të ballafaqohet me Suedinë, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Korencia thotë se po punohet maksimalisht në taborin e Dardanëve. Sipas tij, të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të motivuar për duelet e shtatorit, veçmas sipas tij, për përballjen me Zvicrën. “Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen. Stërvitja ka shkuar…

Read More

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi Afganistanin  lindor më 1 shtator. Një ditë më pas, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar. Më shumë se 800 persona humbën jetën, ndërsa 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit po çohen në spitalin e vetëm të madh në qytet, i cili ishte tashmë i mbingarkuar që para katasrtofës. BBC takoi Mir Zamanin, i cili kishte çuar djalin e tij 3-vjeçar, Naseebullah. Motra binjake dhe vëllai i vogël i Naseebullah vdiqën në tërmet. Mir Zaman thotë se i nxori vetë fëmijët e tij…

Read More