Autor: TV News

Aktori britanik Nicholas Hoult ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut në muajt e fundit, jo vetëm falë karrierës së tij si aktor, por tani ai ka befasuar edhe me një ndryshim të ri në imazhin e tij. Nicholas, i cili njihej për publikun si një adoleshent me flokë të errët, së fundmi surprizoi me një ndryshim drastik në pamje, dhe fansat u kënaqën veçanërisht nga ngjyra e tij e re e flokëve, bjonde. Gjatë muajve të fundit, Nicholas ka promovuar filmin e tij të ri “Superman”, në të cilin portretizon personazhin negativ Lex Luthor. Përveçse kënaq audiencën…

Read More

Në një mesazh përkujtimor me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e shenjtores shqiptare. Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Donald Trump: “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. /vizionplus.tv

Read More

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të. Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë formacion: Dajsinani (GK), Hysaj (c), Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Broja, Asani, Daku. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0, me kuqezinjtë që krijojnë disa raste për të kaluar në avantazh. Fillimisht me Mirlind Dakun në minutën e 15-të, i cili gjuan topin, por që bllokohet nga kundërshtari. Tenton edhe Asani, por nuk godet siç duhet drejt portës. Jasir…

Read More

“Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Zvicër – Kosovë që luhet sonte në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Në faqen e tyre, “Dardanët” i kanë njoftuar tifozët rreth agjendës së tyre para ndeshjes që luhet sonte. Njoftimi i tyre i plotë: Ndeshja e shumëpritur kundër Zvicrës erdhi. Uragani i tifozëve nga Kosova që do ta përkrahë ekipin kombëtar po ndihet në çdo rrugë të Bazelit. Ju njoftojmë që me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, do të mblidhemi në “Christoph Merian Park” prej orës 14:00. Ky është lokacioni i ndarë për të…

Read More

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është operuar së fundmi për të hequr qeliza kancerogjene nga lëkura dhe po shërohet mirë. Procedura e kryer ishte Mohs, një ndërhyrje e zakonshme për trajtimin e formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Kjo ndërhyrje vjen vetëm disa muaj pasi Biden, 82 vjeç, bëri të ditur në maj se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës në fazë metastatike. Sipas ekipit të tij mjekësor, sëmundja është agresive, por reaguese ndaj trajtimit me hormone. Zëdhënësi i Biden nuk dha një koment të menjëhershëm për operacionin kur u pyet të enjten. Biden kishte hequr…

Read More

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një forme kanceri të lëkurës, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i tij. Nuk është e specifikuar saktësisht kur është kryer procedura, por disa pamje nga fundi i muajit gusht e tregon atë duke dalë nga një kishë në Delaëare me një plagë të dukshme dhe të freskët në pjesën e kokës.Zëdhënësi bëri me dije se Biden është në proces shërimi dhe po rikuperohet mirë. Bëhet fjalë për një operacion të njohur si Mohs, i cili konsiston në heqjen e një shtrese të hollë indi, ekzaminimin e saj në…

Read More

Kylian Mbappe nuk pushon së qeni temë diskutimi. Në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Ukrainës dhe Francës, kapiteni francez mbajti një konferencë për shtyp me komente që me siguri do të ngjallin diskutime, këtë herë në lidhje me kalendarin dhe ritmin e rraskapitshëm të sezoneve të futbollit. “A po luajmë shumë? Jo. Më parë mendoja kështu, por tani mënyra ime e të menduarit ka ndryshuar. Problemi nuk është numri i ndeshjeve, por mungesa e kohës së rikuperimit”, shpjegoi sulmuesi i Real Madridit, i cili tashmë ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të…

Read More

Nuk ka munguar as këtë vit urimi i Erion Veliajt në prag të vitit të ri shkollor të cilin e konsideron të veçantë, pasi edhe djali i  tij nis klasën e parë. “Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit”, shkruan Veliaj. Në mesazhin e tij nga qelia kryebashkiaku i Tiranës ndau disa këshilla  për nxënësit me në fokus rëndësinë…

Read More

Prej 5 orësh, Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e Partisë Demokratike kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Çështja që ka ndezur debatin në gjykatë është aplikimi i dy standardeve në ndarjen e mandateve të deputetëve. Në rastin e Partisë Socialdemokrate dhe PS në Fier, janë pranuar dorëheqjet nga KQZ; në rastin e Adriatik Lapajt, dorëheqjet nuk u pranuan nga gjykata. Kolegji pyeti disa herë Partinë Demokratike nëse dëshiron të shtojë këtë çështje në padinë e saj, por PD e la në dorë të gjykatës. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste këmbënguli që objekti nuk mund të ndryshohet gjatë gjykimit. Gjykata u kërkoi…

Read More

Skuadra e Tottenhamit ka njoftuar se Daniel Levy ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit ekzekutiv. Levy ka 25 vite që mbante këtë pozitë, ndërsa largimi i tij vjen pas ndryshimeve që janë bërë së fundi. ”Tottenham Hotspur njofton se Daniel Levy ka dhënë sot dorëheqjen nga roli i tij si Kryetar Ekzekutiv pas gati 25 vitesh.”, thuhet në njoftim. “Jam jashtëzakonisht krenar për punën që kam bërë së bashku me ekipin ekzekutiv dhe të gjithë punonjësit tanë. Ne e kemi ndërtuar këtë klub në një klub të peshave të rënda globale që garon në nivelin më të lartë. Për…

Read More