Autor: TV News
Egjipti ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit, duke deklaruar se nuk do të pranojë shpërnguljen masive të palestinezëve dhe veprimet që i konsideron si gjenocid. Kjo deklaratë vjen pasi mijëra banorë të qytetit të Gazës sfiduan urdhrat izraelite për të lënë qytetin. “Shpërngulja nuk është një opsion dhe është një vijë e kuqe për Egjiptin, nuk do të lejojmë të ndodhë kjo”, tha ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelaty, në një deklaratë për gazetarët. “Shpërngulja nënkupton pastrim dhe fundin e çështjes palestineze. Nuk ka asnjë bazë ligjore apo morale për të dëbuar njerëzit nga atdheu i tyre,” shtoi ai. “Po ndodh…
Zvicra dhe Kosova përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës. Ky takim zhvillohet duke filluar nga ora 20:45, atje ku ‘Dardanët’ kërkojnë fitore dhe nisje të mbarë në misionin kualifikues, shkruan GazetaBlic Sport. Kosova dhe Zvicra kanë luajtur vetëm tri herë mes vete deri më tash. Të tri ndeshjet kanë përfunduar baras, pra ‘Dardanët’ nuk janë mposhtur asnjëherë nga kombëtarja helvete. Ja formacionet zyrtare: /GazetaBlic Sport/
Agjencia Shtetërore e Kadastrës është distancuar nga dhunimi në krye të detyrës i gazetares Domenika Bajraktari, në Drejtorinë e Kadastrës të rajonit Kamëz-Vorë. Në një reagim për mediat, Kadastra thotë se 67-vjeçari F.M., tashmë i arrestuar nga policia, i cili goditi me telefon në shpinë gazetaren, nuk është pjesë e institucionit të tyre. Ndërsa sa i përket rojeve privatë, Q.L. 64 vjeç dhe H.B. 52 vjeç, të cilët janë nën hetim në gjendje të lirë pasi dëmtuan kamerën e operatorit, Kadastra informon se përmes pamjeve filmike po analizohen veprimet e tyre. Nëse konstatohet shkelje, thotë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të…
Një plan i mundshëm për rindërtimin e Gazës, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, është duke u diskutuar me SHBA-të. Ky plan përfshin krijimin e një qeverie teknokrate njëvjeçare në Gaza, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi, çarmatimin e Hamasit dhe refuzimin e dëbimit masiv të palestinezëve. Qëllimi është të parandalohet një debat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi njohjen simbolike të Palestinës si shtet. Ndërkohë, është pothuajse e sigurt se Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Belgjika dhe Malta do ta njohin shtetin e Palestinës gjatë një konference të OKB-së më 22 shtator, që do të mbahet paralelisht me…
David Lammy është emëruar zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe, duke zëvendësuar Angela Rayner, e cila dha dorëheqjen nga ky post si dhe nga detyra e sekretarit për strehim dhe zëvendësudhëheqëses së Partisë Laburiste. Ndryshimet vijnë pas një skandali taksash lidhur me një apartament të Rayner në Hove, në jug të Anglisë. Deputetja për Ashton-under-Lyne pranoi se nuk kishte paguar taksën e duhur mbi blerjen e apartamentit prej 800,000 paundësh dhe vetëreferoi rastin te këshilltari i etikës së kryeministrit. Sipas raportit të etikës, ajo ka shkelur kodin ministror duke mos u përgjigjur siç duhet ndaj paralajmërimeve ligjore. Në letrën e dorëheqjes,…
Kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport. Tashmë tifozë të shumtë ”Dardanë” kanë filluar këngët e vallet në Basel, duke paralajmëruar mbështetje të fuqishme për Kosovën.
Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministres dhe sekretares për çështjet e Strehimit, pasi nuk ka paguar mjaftueshëm taksa për apartamentin e saj prej 800,000 paundësh në Hove, raporton BBC. Ajo gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetare e Partisë Laburiste. Largimi i saj vjen pasi këshilltari i etikës i kryeministrit, Sir Laurie Magnus, tha se Rayner kishte “vepruar me integritet”, por arriti në përfundimin se ajo kishte shkelur kodin ministror. Ai tha se ajo kërkoi këshilla ligjore kur bleu pronën, por nuk kërkoi këshilla të mëtejshme nga ekspertët për taksat, siç u rekomandua. Rayner pranoi se “nuk i…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Në pamje duken forcat e IKMT, të cilat shembin betonin që ka ‘zaptuar’ hapësirat publike. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.
Kokichi Akuzawa është bërë personi më i vjetër që ngjitet në majë të malit Fuji në moshën 102 vjeçare, pavarësisht se pothuajse u dorëzua gjatë udhëtimit të tij. “Isha vërtet gati të dorëzohesha në gjysmë të rrugës”, tha Akuzawa. “Arritja në majë ishte e vështirë, por miqtë e mi më inkurajuan dhe gjithçka doli mirë. Ia dola mbanë sepse shumë njerëz më mbështetën”, tha ai. Akuzawa u ngjit me vajzën e tij Motoe, 70 vjeç, mbesën e tij, bashkëshortin e saj dhe katër miq nga një klub ngjitjeje. Arritja e tij është njohur nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness. Grupi ngriti…
Trajneri i ekipit kombëtar Murat Yakin nuk do të eksperimentojë me formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kosovës. Sipas mediumit Blick, Yakin ka tri ndryshime krahasuar me fitoren 4-0 në miqësoren kundër SHBA-së, transmeton GazetaBlic Sport. Silvan Widmer ka të ngjarë të zëvendësojë Isaac Schmidt në të djathtë në mbrojtjen me katër lojtarë. Në mesfushë, Remo Freuler do të zërë pozicionin e tij titullar përkrah Granit Xhakës. Fabian Rieder mund të zëvendësojë të dëmtuarin Ardon Jashari. Në sulm, Ndoye, Manzambi dhe Embolo pritet të luajnë titullar nga minuta e parë.
