Autor: TV News
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Malishevë të Kosovës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve të Kosovës, në aksident u përfshinë dy automjete. Për pasojë humbën jetën 2 persona, një burrë dhe një grua. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Kombëtarja e Kosovës ka zhgënjyer në maksimum me paraqitjen e saj sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ pësuan humbje me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Helvetët kaluan në epërsi me golin e Manuel Akanjit në minutën e 22-të. Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo për 2:0. Ndërkaq, në minutën e 39-të Silvan Widmer realizoi golin e tretë. Embolo doli sërish në skenë kur shënoi në minutën e 45-të për 4:0, gol ky që e vendosi rezultatin përfundimtar. Notat e lojtarëve:
Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital. Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për të shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave. Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me prindërit e pengjeve Guy Gilboa-Dalal dhe Alon Ohel pasi Hamasi publikoi një video të tyre. “Tani po hiqet pengesa nga portat e Ferrit në Gaza”, shkruan ai në X. “Sapo të hapet dera, ajo nuk do të mbyllet më kurrë”.
Zvicra po fiton me rezultat 4:0 ndaj Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Helvetët kaluan në epërsi me golin e Manuel Akanjit në minutën e 22-të. Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo për 2:0. Ndërkaq, në minutën e 39-të Silvan Widmer realizoi golin e tretë. Embolo doli sërish në skenë kur shënoi në minutën e 45-të për 4:0.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Egjiptin se mban të burgosur banorë të Gazës që dëshirojnë të largohen nga zona e luftës. Komentet e Netanyahut erdhën pas deklaratës së Egjiptit, i cili tha se nuk do të pranojë shpërnguljen masive të palestinezëve dhe veprimet që i konsideron si gjenocid.Lexo edhe :Related Posts Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati tha se vendi i tij “dënon në mënyrë absolute” deklaratat e kryeministrit izraelit, duke i quajtur ato një përpjekje për të “zgjatur përshkallëzimin në rajon dhe për të konsoliduar paqëndrueshmërinë”. Ai gjithashtu theksoi se dëbimi i palestinezëve nga atdheu i tyre është një “vijë e kuqe” për Egjiptin dhe nuk…
Një vendim i Gjykatës së Kasacionit ka shënjestruar një nga masat e përfshira në dekretin e miratuar nga Parlamenti Italian në muajt e fundit, i cili lejoi rihapjen e objektit në Gjadër, i cili aktualisht merret me emigrantët e mbajtur në qendrat e paraburgimit të riatdhesimit. Sipas gjyqtarëve, nëse paraburgimi në një qendër nuk vërtetohet, azilkërkuesi duhet të lirohet menjëherë. Prandaj, ai nuk mund të qëndrojë në një qendër deri në 48 orë, siç përcaktohet në dekretin e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi. E gjitha filloi me një ankesë të paraqitur nga një emigrant i transportuar në…
Filmi për Gazën, “The Voice of Hind Rajab, ka marrë 23 minuta duartrokitje në këmbë pas premierës së tij botërore në Festivalin e Filmit në Venecia, një rekord që mendohet të jetë ky. Ri-interpretimi i regjisorit Kaouther Ben Hania tregon historinë e gjashtëvjeçares Hind Rajab, e cila u vra së bashku me kushërinjtë e saj, tezen, xhaxhain dhe dy ndihmësmjekë që kishin ardhur në ndihmë pasi makina e tyre u qëllua nga forcat izraelite në qytetin e Gazës në janar 2024. Festivalet e filmit janë të njohura për duartrokitjet e tyre të gjata, por kjo duket se ka eklipsuar duartrokitjet…
Kosova përballet pas pak me Zvicrën në Basel. Atmosfera është fantastike në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, me një numër shumë të madh të shqiptarëve që janë prezent, shkruan GazetaBlic Sport. Të dy kombëtaret po kryejnë nxemjet e fundit pak para fillimit të ndeshjes. /GazetaBlic Sport/
Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishin humbur kontaktet. Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore. Çdo vit mijëra pushues vizitojnë plazhet dhe kanionet e izoluara të Gjipesë, por shpesh here turistët kërkojnë ndihmën e policisë pasi rrezikojnë apo dhe humbin rrugën.
