Autor: TV News
Kombëtarja e Kosovës ka zhgënjyer në maksimum me paraqitjen e saj sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ pësuan humbje me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Helvetët kaluan në epërsi me golin e Manuel Akanjit në minutën e 22-të. Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo për 2:0. Ndërkaq, në minutën e 39-të Silvan Widmer realizoi golin e tretë. Embolo doli sërish në skenë kur shënoi në minutën e 45-të për 4:0, gol ky që e vendosi rezultatin përfundimtar. Notat e lojtarëve: The post Humbja e thellë nga Zvicra, nota të dobëta për lojtarët e Kosovës appeared first on GazetaBlic.
Sonte, nga ora 20:45, zhvillohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi B. Takimi do të luhet në Zvicër dhe pritet me shumë interes nga të dyja kombëtaret, të cilat kanë objektiva të qarta për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror. UEFA ka caktuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak si kryesor të ndeshjes, një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, pasi përballja ka një ngarkesë të veçantë emocionale për shkak të lidhjeve të forta mes…
Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Italia në të gjithë Evropën, është arrestuar pas 19 vitesh arrati. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Durin Lusha. Arrestimi i tij u bë në Taviano, në provincën e Leçes në një lokal, ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur. 52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare e cila shfrytëzonte gratë e huaja dhe ato nga Shqipëria, për prostitucion. Për t’i shpëtuar arrestimit, Lusha kishte ndryshuar emrin e tij në pasaportë./vizionplus.tv
Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme. Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku. Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara. Më poshtë…
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit. Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë. Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë. Shqipëria fitoi mbrëmjen e të enjtes me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën…
Granit Xhaka është deklaruar pas fitores së thellë ndaj Kosovës. “Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet…
Ukraina pret që mijëra trupa të huaja të vendosen si pjesë e garancive të sigurisë pas përfundimit të luftës, sipas deklaratave të Volodymyr Zelensky, një ditë pasi aleatët evropianë të Kievit u takuan për këtë çështje, duke shkaktuar kërcënime nga pala ruse. Është e rëndësishme që po diskutojmë të gjitha këto. Patjetër që do të jenë mijëra, jo vetëm disa. Dhe ky është një fakt”, tha Zelensky gjatë një vizite në qytetin perëndimor ukrainas të Uzhhorod.Lexo edhe :Related Posts Dje, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se 26 vende ishin zotuar të ofronin garanci sigurie për Ukrainën pas luftës, duke përfshirë forca ushtarake ndërkombëtare në tokë, det…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997. Në një ditë sikur e sotmja, më 5 shtator 1997, ka vdekur bamirësja e madhe shqiptare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu. E njohur botërisht si Nënë Tereza, ajo kishte lindur 87 vite më parë, më 26 gusht 1910 në Shkup, atëbotë kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. Prindërit e saj ishin Nikollë Bojaxhiu prej Prizrenit dhe Drane Barnaj prej Novosellës së Gjakovës. Si 18-vjeçare, Gonxhja shkoi në Irlandë ku u inkuadrua në institutin katolik Motrat…
Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës. “Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani për Klan Kosovën. “Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm”. “Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.” Rrahmani po ashtu foli për…
Të paktën 51 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga agimi, raporton Al Jazeera. Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, të paktën 64,231 persona janë vrarë dhe 161,583 janë plagosur në të gjithë Gazën. Një vajzë palestineze vajton të dashurit e saj të vrarë në sulmet izraelite, në Spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës [Saeed MMT Jaras/Anadolu]Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka dënuar sulmin e fundit të Izraelit ndaj një kulle shumëkatëshe, duke thënë se shënjestrimi i ndërtesave të larta është një politikë e zhvendosjes së detyruar. “Familje të tëra hidhen në rrugë, pa strehë dhe pa hapësira…
