Autor: TV News
Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për 3 pikët e marra në duelin ndaj Letonisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti shqiptar deklaroi: “Nuk kam luajtur shumë në kohët e fundit, për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky është shansi im, e rëndësishme është që morëm 3 pikët. Ndeshjen e fundit e bëmë analizën e mirë. E filluam ndeshjen me agresivitet, e filluam ndeshjen, jemi shumë të lumtur. Rëndësi ka që të kthehemi të gjithë nëpër klube, ndaj Serbisë kemi një ndeshje të madhe, duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikë. Ndihem më mirë…
Bashkimi Evropian gjithnjë e më tepër po del kundër veprimeve të Izraelit, me shumë vende që tashmë kanë pranuar se do të njohin shtetin e Palestinës. Së fundmi, pushtimi i Gazës, sipas BE-së, është i papranueshëm. “Urdhri i evakuimit i lëshuar nga Izraeli i detyron të gjithë njerëzit në Qytetin e Gazës të zhvendosen në jug. Kjo është e papranueshme. Zhvendosja masive në një kontekst shkatërrimi dhe mungese nuk mund të kryhet në një mënyrë të sigurt ose dinjitoze”, shkroi Komisionerja Evropiane për Emergjencat Hadja Lahbib në X.
Elseid Hysaj është kthyer përsëri si protagonist i rëndësishëm në radhët e Shqipërisë dhe me paraqitjen ndaj Letonisë, i është afruar me në ndeshje rekordit të më shumë sfidave me fanellën kuqezi që mbahet nga Lorik Cana. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja sesbën që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0. Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një…
Në prezantimin e botimit në shqip të librit “Lidershipi” të diplomatit të njohur amerikan, Henry Kissinger, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje politikëbërjen e SHBA në raport me Kinën gjatë presidencës Nixon. Çështja e nxehtë ishte Tajvani, siç vijon të jetë edhe sot. Kryeministri përmendi strategjinë e Kissinger në atë kohë, kur ishte Sekretar amerikan i Shtetit, për raportet Kinë-Tajvan dhe zgjidhjen që ai propozoi. E në këtë pikë, Rama thotë se nëse në gjeopolitikën e sotme, do të ishte Henry Kissinger, situata mund të kishte rrjedhur ndryshe dhe se kapaciteti strategjik i Kinës nuk duhet nënvlerësuar. “Ka një problem që është…
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator. “Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki. Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës. “Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona,…
Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Zbulimi i Sylvinhos, Juljan Shehu: Të shënoj gol? Në Poloni luaj më përpara, por respektoj detyrat që më jep trajneri “Nuk e kemi frikë Serbinë”, Laçi gjen problemin e Kombëtares: Na mungon finalizimi Pas kësaj sfide nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i kreut të FSHF-së, Armand Duka. Presidenti Duka e pranon që ekipi vuajti, teksa nuk harron të falënderojë edhe tifozët që ishin…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu , aktualisht ministër i Mbrojtjes, si kryeministrin e ri të Francës, i pesti në më pak se dy vjet. Emërimi vjen pas votës së mosbesimit kundër kryeministrit të tij të fundit, François Bayrou. Sébastien Lecornu, krahu i djathtë i Macronit, është ngarkuar me detyrën e “konsultimit” me partitë me qëllim “ndërtimin e marrëveshjeve thelbësore për vendimet në muajt e ardhshëm”, njoftoi sot presidenca. Pasardhësi i Bayrou-t do të ketë detyrën e vështirë të shtyjë buxhetin përmes një parlamenti të përçarë dhe thellësisht të ndarë. “Pas këtyre diskutimeve, do të jetë detyrë e Kryeministrit të ri t’i…
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi ajror rus në një qendër për shpërndarjen e pensioneve në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 23. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke kërkuar më shumë presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës. “Drejtpërdrejt te njerëzit. Njerëz të zakonshëm. Pikërisht në momentin kur po jepeshin pensionet”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X. Sipas tij, sulmi ndodhi vetëm 24 kilometra larg qytetit të Slovianskut, një zonë strategjike disa kilometra…
Kristjan Asllani ka qenë protagonisti i fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Letonisë, teksa i dha fitoren kuqezinjve me golin e tij. “Emocion i madh se ishte një finale për ne, duheshin tre pikët. Jam i lumtur për skuadrën se vrapuam gjithë ndeshjen. Duheshin tre pikët. Mora një goditje me taka në gju, mendoja se ishte i kuq. Mora një goditje lart. Punova me stafin mjekësor dhe jam i lumtur. Besoja se mund të mos futesha më, sapo bëra ekografinë, nuk ka asgjë. Jam i lumtur, sonte ishte finale dhe jam i lumtur për skuadrën. Fola edhe radhën e kaluar për…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me rëndësi për jetën e qytetarëve, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë.Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje.Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit të…
