Autor: TV News

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington D.C. Sipas Sky News, forcat policore zhvilluan kontrolle të imtësishme në ambientet e ndërtesës, por nuk u gjetën materiale shpërthyese. Menjëherë pas njoftimit për kërcënimin, një përfaqësues i Partisë Demokratike deklaroi se, sipas Policisë së Kapitolit, kërcënimi u vlerësua si i pabesueshëm. “Për shkak të kujdesit të shtuar, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, deklaroi Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC). Ai shtoi gjithashtu: “Dhuna politike, në…

Read More

Interi mund të vendosë transferimin e ri Manuel Akanji që nga fillimi për debutimin e tij në Derby d’Italia kundër Juventusit të shtunën. Ndeshja luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport. Kjo është një nga ndeshjet më të pritura në kalendarin e Serie A, pasi ekziston një rivalitet i ashpër midis dy klubeve. Me Interin që humbi ndeshjen e dytë të sezonit në shtëpi ndaj Udineses, presioni është tashmë mbi trajnerin e ri Cristian Chivu për të marrë një rezultat pozitiv. Megjithatë, ai pritet ta përfshijë Akanjin në formacionin titullar në këtë takim, duke kërkuar siguri…

Read More

Emri i saj është Diella, që në shqip do të thotë rreze dielli, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike, tha kryeministri Edi Rama të enjten. Gjatë verës, Rama kishte hedhur idenë se një ditë vendi mund të kishte një ministre digjitale e madje edhe një kryeministër të inteligjencës artificiale, por pak menduan se ajo ditë do të vinte kaq shpejt. Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë të enjten, ku Rama shpalli cilët ministra do të largoheshin dhe cilët do të vazhdonin mandatin, ai prezantoi edhe Diellën, të vetmen anëtare jo-njerëzore të qeverisë. “Diella është anëtarja e…

Read More

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Moskës, duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja. Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun. “Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate…

Read More

Ushtria gjermane synon të shtojë 100,000 trupa aktive për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s. Aktualisht, ajo ka 62,000 trupa aktive dhe 37,000 joaktive. Komandanti i ushtrisë, Alfons Mais, tha se rritja është e domosdoshme për të qenë gati për luftë deri në vitin 2029. Gjermania ka krijuar tashmë një brigadë me 5,000 trupa në Lituani për të mbështetur aleatët në Evropën Lindore. NATO pret një kërcënim të mundshëm nga Rusia në vitin 2029. Për të përmbushur objektivat deri në vitin 2035, Gjermania duhet të arrijë 260,000 trupa aktive dhe 200,000 rezervistë. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se…

Read More

Premier League rikthehet me një ndeshje fantastike në fundjavë. Të dielën, me fillim nga ora 17:30, do të zhvillohet derbi i madh i Manchesterit, shkruan GazetaBlic Sport. Manchester City dhe Manchester United do t’i masin forcat në ‘Etihad Stadium’, atje ku pritet shumë rivalitet dhe spektakël i madh. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar vetëm njërën nga tri ndeshjet e para, duke humbur dy të tjerat, kurse ‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar 4 pikë, duke fituar një takim dhe duke siguruar një barazim ndaj Fulham. /GazetaBlic Sport/

Read More

Polonia ka vendosur të vendosë afërsisht 40 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë gjatë stërvitjeve ushtarake Zapad 2025, të cilat Moska dhe Minsku do t’i zhvillojnë në tokën bjelloruse nga nesër deri më 16 shtator. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, njoftoi këtë. Përafërsisht 40 mijë trupa do të vendosen pranë kufirit, i cili do të jetë i mbyllur nga mesnata e sotme deri nesër për kohëzgjatjen e stërvitjeve, siç njoftoi kryeministri polak Donald Tusk. “Polonia është përgatitur për stërvitjet Zapad 2025 për shumë muaj”, tha Tomczyk për Polsat Neës mbrëmë . “Ushtria polake ka kryer stërvitje në…

Read More

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor nga Gjykata Supreme për komplot për grusht shtet, me qëllim që të mbetej në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Kjo nënkupton se me shumë gjasa Bolsonaro do të dënohet me një burgim të gjatë. Ky vendim erdhi pasi tre nga pesë gjyqtarët e Supremes kanë votuar për ta shpallur atë fajtor. Gjykatësja Carmen Lucia ishte vota e tretë, që mundësoi arritjen e shumicës nga pesë gjykatësit që e gjeti udhëheqësin e krahut të djathtë fajtor për komplot për grusht shtet, pasi ai humbi zgjedhjet ndaj Luiz Inacio Lula Da…

Read More

Një transferim i pazakontë ndodh në Premier Ligën angleze. Skuadra e West Hamit ka njoftuar rikthimin e portierit Lukas Fabianski, i cili ishte pjesë e skuadrës angleze për shtatë vite. Por këtë verë u largua nga klubi pasi nuk u pa e arsyeshme t’i vazhdohej kontrata që mbaroi me 30 qershor. Dy muaj më pas, West Hami u pendua dhe riktheu Fabianskin, i cili firmosi sërish për një vit. “Jam shumë i lumtur që jam kthyer, sepse ky klub do të thotë shumë për mua. U ndjeva bukur, kur i pashë të gjithë njerëzit e këtij klubi përsëri”, ka deklaruar…

Read More

Lecornu premton ndryshim dhe “ndarje të thellë” me politikën e vjetër, ndërsa përballet me sfidën e vështirë për të siguruar mbështetjen e parlamentit të ndarë dhe të paqëndrueshëm për miratimin e buxhetit të ri. Nëse dështon, edhe ai rrezikon të rrëzohet në pak javë, si paraardhësit e tij. “Do të arrijmë atje… Asnjë rrugë nuk është e pamundur,” tha Lecornu, duke theksuar nevojën për kreativitet dhe seriozitet në bashkëpunimin me opozitën. Ai pritet të formojë qeverinë e re në javët në vijim, ndërsa Franca po përjeton protesta masive dhe tensione politike, me dhjetëra mijëra protestues në rrugë dhe mbi 80,000…

Read More