Autor: TV News

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshkroi situatën e sigurisë me ngjyrat më të errëta, duke e karakterizuar atë si “më seriozen në historinë e pasluftës”. Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që shërbimet e inteligjencës gjermane të veprojnë në një nivel që “pasqyron madhësinë dhe aftësitë ekonomike” të vendit. “Tani për tani, në shumë mënyra po veprojmë në një fushë me pasiguri të madhe. Situata e sigurisë nuk ka qenë kurrë kaq serioze në historinë e pasluftës sa është sot. Ne po mbrohemi çdo ditë kundër sulmeve hibride kundër infrastrukturës: sabotim, spiunazh, fushata dezinformimi. Përsëri kemi kundërshtarë dhe kundërshtarë…

Read More

Pas triumfit të paharrueshëm në Botërorin 2014, Gjermania ka hyrë në një periudhë të gjatë zhgënjimesh. Eliminim në fazën e grupeve në edicionet 2018 dhe 2022, si dhe eliminime të parakohshme në Kampionatet Evropiane – në të tetat dhe në çerekfinale. As rruga drejt Botërorit 2026 nuk ka nisur me ritmin e pritur. Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë së Francesco Calzonës, “Pancerat” arritën vetëm një fitore të vuajtur 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Edhe pse ekipi përfshin talente si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe rritjen premtuese të Nick Woltemade, skepticizmi mbetet i lartë në Gjermani. Për këtë situatë foli hapur…

Read More

Arma u gjet e mbështjellë me një peshqir dhe kishte një gëzhoje ende në dhomën e fishekëve dhe tre fishekë të papërdorur në karikator, sipas Wall Street Journal. Municioni u gjet i gdhendur me slogane pro-transgjinore dhe antifashiste, sipas një memoje të brendshme të zbatimit të ligjit dhe një personi të njohur me hetimin. Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet shqyrtojnë provat dhe të dhënat që mund të hedhin dritë mbi motivet e autorit të vrasjes. Në kohën e të shtënave, Charlie Kirk ishte në skenë në Universitetin e Utahut, duke folur me një student rreth të shtënave masive që…

Read More

Ukraina ka sulmuar një luftanije të flotës së Rusisë në Detin e Zi. Këtë e konfirmon inteligjenca e Kievit që ka shpërndarë edhe pamje të aksionit. Sulmi, lexohet në një deklaratë, është kryer me një dron gjatë një operacioni të fshehtë afër portit të Novorosysk. Gjithmonë sipas inteligjencës, flota ruse ka vetëm 4 luftanije të këtij lloji dhe vlera e tyre është rreth 60 milionë dollarë. Përdorimi i tyre ka nisur nga viti 2015. Nga sulmi ukrainas, janë dëmtuar aparaturat e komunikimit, kontrollit dhe zbulimit të mjetit lundrues. Rusia, ndërkohë, ka bombarduar pa pushim Ukrainën. Në rajonin Sumy, një dron…

Read More

Në një lidhje direkte për Fax News, mjeku dhe ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, komentoi zhvillimet më të fundit politike, përfshirë shkarkimet dhe emërimet në qeveri, si dhe ndërhyrjen e kryeministrit në çështjet e pushtetit vendor, me fokus të veçantë në procesin e Tiranës. Alimehmeti u shpreh i prerë: “Tashmë e kemi kuptuar Edi Ramën. Komandon i vetëm dhe çdo vendimmarrje kalon vetëm përmes tij.” Duke analizuar strukturën e qeverisë së re të shpallur nga Edi Rama, Alimehmeti tha se shumica e emrave të rinj janë vendosur në poste pa rëndësi të madhe, ndërsa pozicionet kyçe mbeten nën kontrollin direkt…

Read More

Sulmuesi francez Anthony Martial është afër përfundimit të një transferimi surprizë te gjigantët meksikanë Monterrey, lajmi vjen pasi kontrata e lojtarit me Manchester United skadoi dhe ai u bë agjent i lirë. Pas shumë vitesh në Old Trafford, ku ka parë ulje-ngritje, Martial po kërkon një sfidë të re. Një transferim në Ligën MX të Meksikës do të përfaqësonte një ndryshim të madh në karrierën e tij dhe një largim nga futbolli evropian ku ai ka bërë emër. Detajet përfundimtare të marrëveshjes janë ende në pritje, por burimet thonë se negociatat janë në një fazë të avancuar. Nëse transferimi realizohet,…

Read More

Gërmimet, të cilat nisën në vitin 2018 pas një raportimi nga një bari në vitin 2017 pranë Digës së Yamoula-s, po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Muzeut të Kayserit dhe me mbështetjen financiare të bashkisë së qytetit. Kafkat u zbuluan në rajonin e Kocaşinanit, përgjatë lumit Kızılırmak. Gjatë gërmimeve janë zbuluar edhe një sërë fosilesh të tjera, përfshirë mbetje të gjirafave prehistorike, elefantëve, mamuthëve, rinocerontëve, dhive, antilopave, breshkave dhe derrave. Arkeologu Ömer Dağ i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se ekipi i tij po përqendrohet kryesisht në fosilet e elefantëve, duke gërmuar në zonën përreth digës. “Mund ta…

Read More

Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por është thënë se bëhet fjalë për një “sekret”. Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së ekzekutivit zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arqon. Dodik, në fillim të gushtit, u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt. Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia…

Read More

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që janë nën masa sigurie për vepra të ndryshme penale, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Bllatës ndaluan në dalje shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë…

Read More