Autor: TV News

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Në atë datë do të hapen edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e vlerësoi këtë konferencë si një tjetër moment të rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Evropës. Postimi i plotë: Një tjetër moment i rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës! Presidenca Daneze e BE-se ka përcjellë ftesën për hapjen e 4 kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim, të martën e 16 shtatorit, me fokus Agjendën e Gjelbër…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi si “të papranueshme, të trishtueshme dhe të rrezikshme” hyrjen e dronëve rusë në territorin e Polonisë. “Çështja është nëse dronët kishin një objektiv të caktuar duke hyrë në Poloni. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një përshkallëzim serioz”, u shpreh Rubio për gazetarët gjatë nisjes së tij për në Britani dhe Izrael. Ai shtoi gjithashtu se do të duhen edhe “disa ditë” për të mësuar më shumë rreth incidentit. “Ekzistojnë disa mundësi të tjera, por mendoj se duam të kemi prova të qarta dhe të konsultohemi me aleatët…

Read More

Napoli ka kaluar në avantazh ndaj Fiorentinës. De Bruyne ka realizuar nga penalltia, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 0 me 1. Ja pamjet – VIDEO. The post Start fantastik nga Napoli, gjen golin e avantazhit ndaj Fiorentinës appeared first on GazetaBlic.

Read More

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe më pas tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit. Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve të Policisë Rrugore, të cilët i kërkuan dokumentacionin dhe testin e alkoolit drejtuesit të mjetit. Pas veprimeve procedurale, 55-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Njoftimi:     Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në  Truth Social  kreu I shtëpisë së bardhë  kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për  vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”. “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të…

Read More

Lumbardh Dellova ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në Bullgari. Dellova ka shënuar nga gjysma e fushës me fanellën e CSKA Sofia, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i mbrojtësit kosovar u shënua nga rreth 60 metra, gol ky që shihet shumë rrallë në futbollin ndërkombëtar. Lumbardh Dellova might’ve just scored the goal of the season for CSKA Sofia! 🤩🇽🇰 pic.twitter.com/rqHEJPmhC4 — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) September 13, 2025

Read More

Nikos Mihaloliakos, udhëheqësi i partisë neonaziste greke Agimi i Artë, është liruar nga burgu pa e përfunduar as gjysmën e dënimit të tij. Mediat shtetërore greke raportojnë se 67-vjeçari u lejua nga një këshill gjyqësor që ta vuajë pjesën tjetër të dënimit prej 13 vjetësh në arrest shtëpie, për arsye shëndetësore.Kjo liri me kusht pas 5 vitesh burg ka shkaktuar zemërim mes partive të majta, të cilat argumentojnë se drejtësia nuk duhej të tregonte mëshirë për një figurë të tillë.Kjo është hera e dytë që Michaloliakos lirohet nga burgu pas dënimit të tij në vitin 2020 për një seri sulmesh…

Read More

Tetë partitë kryesore politike në Nepal kanë kërkuar që presidenti Ram Chandra Poudel të rikthejë parlamentin e shpërbërë. Parlamenti u shpërbë të premten me rekomandim të kryeministres së përkohshme Sushila Karki, pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit. Gjatë protestave u vranë mbi 50 persona, ndërsa u dogjën godina shtetërore në Kathmandu. Lëvizja e udhëhequr nga të rinjtë e “Gen Z” kishte kërkesë kryesore shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja. Megjithatë, partitë thonë se kërkesat e protestuesve duhet të trajtohen nga një institucion i zgjedhur nga populli. Presidenti Poudel u bëri thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të ndihmojnë në…

Read More

Që në momentin që kryeministri Edi Rama njoftoi se në kabinetin e ri qeveritar do të ketë një risi”Diella” një ministre AI, një valë reagimesh ka shpërthyer në rrjetet sociale. Genc Pollo ka deklaruar se dekreti i Presidentit Bajram Begaj duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se nëse dekreti kalon pa kundërshtim, kjo do të inkurajonte në të ardhmen të tjera shkelje kushtetuese. Postimi i plotë: Dekreti i Djellës duhet ankimuar në Gjykatën KushtetuesePresidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS Edi Rama, emëron, përveç kryeministrit edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella…

Read More