Autor: TV News
Skuadra e Napolit ka siguruar fitoren e radhës në Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi me rezultat 1 me 3 ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport. De Bruyne, Hojlund dhe Bakuema shënuan golat për Napolin, kurse Ranieri shënoi golin e vetëm për Fiorentinën. Pas 3 ndeshjeve, Napoli ka bilanc 100%, duke siguruar 3 fitore dhe vendin e parë në Serie A. /GazetaBlic Sport/
Starton legjislatura e re në Kuvend: Vëmendje për deputetët debutues dhe tensione në fund të seancës Kjo e premte, më 12 shtator, shënoi nisjen e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë, me praninë e plotë të 140 deputetëve të rinj. Ndër ta, 72 ligjvënës u ulën për herë të parë në sallën plenare, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Mes pamjeve të publikuara nga LSA, spikatën disa deputete të reja që morën vëmendjen për stilin e tyre. Sara Mile u shfaq me një shall të veçantë, ku ishin “pikturuar” sharjet që kishte marrë gjatë fushatës, duke e kthyer…
Superndeshje e vërtetë u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku Rahoveci dhe Kastrioti u përballën për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Pas një drame të madhe dhe përballje të fortë deri në sekondat e fundit, “Vreshtarët” dolën fitues me rezultat minimal 31:30, duke e siguruar për herë të dytë radhazi këtë trofe prestigjioz. Atmosfera ishte e zjarrtë përballë afro 2500 shikuesve, ndërsa loja u karakterizua nga duele të forta dhe momente vendimtare. Për Rahovecin, më efikasi ishte Arbios Mushkolaj me shtatë gola, pasuar nga Ardit Tafilaj me pesë, si dhe Mali Luzha…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, emëroi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, si kryeministër të Shqipërisë. Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Edi Rama dhe Partia Socialiste fituan 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe tani Kryeministri Rama do të dalë para Parlamentit për të prezantuar programin qeverisës. Seanca parlamentare për miratimin e qeverisë pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Pasi të votohet në Parlament, qeveria Rama do të betohet para Presidentit dhe nis zyrtarisht punën./vizionplus.tv
Skuadra e Istogut ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar, duke u shpallur fituese e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Kjo është hera e tretë që istogaset e fitojnë këtë trofe nga gjithsej katër edicione të zhvilluara deri më tani. Në finalen e luajtur të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu triumfoi ndaj skuadrës vendase Ferizaj me rezultat bindës 39:31. Istogaset ishin vazhdimisht në epërsi gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e lënë asnjëherë të rrezikohej fitorja e tyre. Dijana Ujkiq dhe Joneide Balo Olikaka ishin lojtaret më të dalluara me nga nëntë gola secila, ndërsa Tainara Luna…
Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë. Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin. Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. /vizionplus.tv
Me rënien e temperaturave pritet të rritet konsumi i energjisë elektrike, e bashkë me të edhe faturat t’u vijnë qytetarëve më të larta. Nga KESCO i kanë thënë RTK-së se konsumi për këtë vit është rritur për 8%. Në këtë ngritje thuhet të ketë ndikuar përdorimi i kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera për ngrohje dhe ftohje. Qytetarëve u është bërë thirrje ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos rriten tarifat. Për rreth 8% më shumë qytetarët kanë shpenzuar energji elektrike këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me rënien e temperaturave, pritet që të rritet…
A e dinit se një ritual i thjeshtë i zhytjes së arrave në ujë mund ta përmirësojë shumëfish shëndetin tuaj? Nutricionistët po rekomandojnë gjithnjë e më shumë arrat e zhytura në ujë sepse ato zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, i cili lehtëson tretjen dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese. Tretje më e lehtë dhe thithje më e mirë e lëndëve ushqyese Arrat e zhytura në ujë përmbajnë më pak acid fitik, kështu që trupi thith mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri në mënyrë më efikase. Kjo do të thotë që do të merrni sasinë maksimale të lëndëve ushqyese…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, dy të zgjedhur nga lista e PSD në zgjedhjet e 11 majit kanë dhënë dorëheqjen nga mandati. Ka qenë deputetja Milva Ikonomi e cila pak para nisjes së betimit për deputetët për legjislaturën e re, ka theksuar se Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, kanë hequr dorë nga mandati. Ndërkohë pas këtij lajmi ka vijuar seanca ku deputetët e pranishëm kanë bërë betimin për marrjen e mandatit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, deklaroi sot se eliminimi i liderëve të Hamasit do të përbënte fundin e luftës në Gaza, pas sulmeve ajrore të fundit në Doha. “Udhëheqësit terroristë të Hamasit që jetojnë në Katar nuk shqetësohen për fatin e popullit të Gazës. Ata kanë penguar përpjekjet për armëpushim për të zgjatur pafundësisht luftën. Eliminimi i tyre do të hiqte pengesën kryesore për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe do t’i jepte fund luftës”, shkroi Netanjahu në një postim në platformën X. Nga ana tjetër, familjet e pengjeve e kanë akuzuar Netanjahun si “pengesë” për përfundimin e konfliktit në…
