Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026

Në tri pika në Çair do të ofrohet ujë dhe ndihmë shëndetësore për qytetarët në këto temperatura të larta

26 Qershor, 2026

Aleanca për Shqiptarët fuqizon bastionin e saj në Gostivar

26 Qershor, 2026

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

NATO forcon kufirin lindor/ Trump: Vendet e aleancës të mos blejnë naftën ruse

TV NewsBy TV News13 Shtator, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në  Truth Social  kreu I shtëpisë së bardhë  kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për  vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”.

“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese  mbi Rusinë”, u shpreh Trump.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë aleanca duhet të veproj sipas direktivave të tij.

“Kjo nuk është LUFTË E TRUMPIT nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President!, është LUFTA e Bidenit dhe Zelenskyt. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase. 7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!  Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Përndryshe, ju thjesht po humbni kohën time dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, vijoi më tej Trump.

Këto deklarata të Trump vijnë ndërsa NATO-s njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje  kjo që rriti tensionet.

Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin  amerikan.

“Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer të drejtuesve tanë të lartë”, tha Mark Rutte.

Ndërkohë Grynkeëich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Lexuar: 291

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.