Autor: TV News
Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen. Ai mbush plotë 78 vjet jete. Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ne rrjetet sociale teksa ka publikuar disa foto me komisioneren europiane Marta Kos, është shprehur se pret me padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE.
Sonte, rikthehen emocionet e mëdha të Ligës së Kampionëve. 6 ndeshje shumë interesante do të zhvillohen mbrëmjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport. Me fillim nga ora 18:45, Arsenali luan në transfertë tek Athletic Bilbao, përballje kjo që pritet të dhurojë spektakël në ‘San Mames’. Nga ora 21:00, Real Madrid e pret skuadrën e Marseille, një ndeshje që poashtu premton shumë rivalitet në ‘Santiago Bernabeu’. Ja formacionet e mundshme të këtij takimi: Real Madrid: Courtois; Alexander-Arnold, Militao, Huijsen, Carreras; Valverde, Tchouameni; Mastantuono, Guler, Vinicius; Mbappe Marseille: Rulli; Murillo, Pavard, Aguerd, Medina; Gomes, Kondogbia; Greenwood, Nadir, Weah; Aubameyang /GazetaBlic Sport/
Sapo ishte zgjuar, 19-vjeçari mund të shihte ambientin përreth, por nuk mund të lëvizte apo të fliste dhe nuk e dinte pse. Ai kujton: “O Zot, çfarë bëj tani?” – tha Jalal, tani 39 vjeç, për momentin e vitit 2005. “U përpoqa të thërrisja nënën dhe babanë tim, por asnjë fjalë nuk dilte nga fyti. Kisha ndjesinë ogurzezë të një përbindëshi, që më ngrinte këmbët lart e poshtë.” Ky lloj halucinacioni është tipik për shumë njerëz që vuajnë nga paraliza e gjumit. Kjo ndodh gjatë kalimeve në ose jashtë fazës REM të gjumit (lëvizjet e shpejta të syve), diçka e…
Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës,në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit. Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje. Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar…
Samuel Vengrinovich, 44-vjeçar nga Amerika, u shpëtua pas nëntë ditësh zhdukje në malet e Himalajeve, ku përjetoi kushte ekstreme dhe mbijetoi falë një mrekullie të vërtetë. Ai rrëfen për gazetën “People” për përvojën e tij dramatike dhe luftën për mbijetesë. Më 6 qershor, Samuel dhe një mik nga Holanda nisën një ecje në Himalaje pranë Dharmsalas, pa marrë telefonin me vete, pasi bateria ishte bosh dhe nuk kishte mundësi karikimi në kamp. Në gjysmë të udhëtimit, shoku i Vengrinovich vendosi të kthehej në strehë, ndërsa Vengrinovich dhe pjesa tjetër e grupit vazhduan. Ata kishin bërë rreth 60-70% të rrugës për…
Para debutimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Xabi Alonso, i ka për herë të parë këtë sezon në dispozicion dy mesfushorët Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga. Dy lajme të mira për të dhe Real Madridin vijnë në formën e një rikthimi, që përkon gjithashtu me fillimin e Ligës së Kampionëve, kompeticioni i preferuar i “Los Blancos”. Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga janë rikthyer me skuadrën dhe përbëjnë dy risitë kryesore në listën e të grumbulluarve, ku nuk janë përfshirë Rüdiger dhe Mendy për shkak të lëndimeve. Fillimisht, rikthimi i Bellingham ishte parashikuar për tetor, madje më shumë drejt…
Elia Zaharia ka reaguar pas pyetjeve të shumta mbi përdorimin e mbiemrit “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga divorcimi i saj nga Princ Leka. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjet, ajo shpjegoi se bëhet fjalë për një çështje krejtësisht teknike, të cilën ka tentuar ta zgjidhë për një kohë të gjatë, pa sukses. “E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike…
Ushtria izraelite ka filluar një ofensivë tokësore të përmasave të mëdha në Qytetin e Gazës, njoftoi faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime pranë qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas Jerusalem Post, tanket e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tashmë kanë hyrë në zemër të qytetit, pas disa javësh bombardimesh intensive. Operacioni tokësor vjen pas një fushate të zgjatur sulmesh ajrore që kanë shkatërruar ndërtesa të shumta dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e qytetit. IDF kishte përshkallëzuar veprimet në ditët e fundit, por deri tani kishte shmangur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zonën urbane të Gazës,…
Dy adoleshentë 17-vjeçarë në Kinë janë dënuar nga një gjykatë në Shangai me një gjobë prej 2.2 milionë juanësh (rreth 260 mijë euro) pasi urinuan në një tenxhere me lëng supë në një restorant të njohur hotpot dhe publikuan videon në internet. Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti, në një degë të zinxhirit të restoranteve Haidilao, dhe shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Edhe pse nuk pati prova se klientët konsumuan supën e ndotur, kompania ofroi kompensim për mbi 4,000 klientë që vizituan restorantin në ditët pas incidentit, duke u kthyer pagesën dhe dhënë dëmshpërblim…
