Autor: TV News

Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalëngadalë në qytetin më të madh të territorit palestinez, në të cilin janë rrënuar tashmë blloqe të tëra ndërtesash gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo ofensivë shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit që ka trazuar Lindjen e Mesme për gati dy vjet dhe mbase i zbeh edhe më shumë shpresat për arritjen e një armëpushimi. Ushtria izraelite nuk dha afat kohor për ofensivën, e cila sipas saj synon ta “shkatërrojë…

Read More

Kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 850 euro gjobë. Pas ndeshjes ndaj KF Lirisë, ai goditi dhe dëmtoi mikrofonin qendror të produksionit televiziv, andaj edhe hyri në procedurë disiplinore, shkruan GazetaBlic Sport. Ja njoftimi i plotë: Lojtari i KF Vushtrria, Daut Maxhuni (fanella nr. 20), është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje moslojë pas incidentit të ndodhur pas ndeshjes ndaj KF Lirisë, ku ai goditi dhe dëmtoi mikrofonin qendror të produksionit televiziv. /GazetaBlic Sport/

Read More

Megjithëse nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe gjatë gjithë këtyre muajve është shprehur se ky është parlament I krimit dhe korrupsionit, opozita po vijon normalisht jetën parlamentare. Pas caktimit të Nënkryetarit të Kuvendit që do të mbahet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, Kryetarit të Grupit Parlamentarë që do të mbahet nga Gazmend Bardhi dhe nënkryetarët dhe sekretarët , sot opozita ka caktuar  4 kryetarët e komisioneve parlamentare që tashmë I janë caktuar nga mazhoranca. Në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe sportet do ta drejtoje deputeti Luciano Boci Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do ta drejtojë deputetja Ina Zhupa Komisionin…

Read More

Ushtria izraelite filloi një operacion tokësor për të pushtuar Qytetin e Gazës të hënën, raportoi Axios, duke cituar burime në qeverinë e Benjamin Netanyahut. Sipas Jerusalem Post, tanket e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kanë hyrë në zemër të qytetit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kishin zgjeruar gradualisht sulmet ajrore në dhe përreth qytetit në ditët e fundit, por deri më tani nuk kishin dërguar forca tokësore në qytetin verior me popullsi të dendur, ku besohet se strehohen qindra mijëra palestinezë. The Israeli military has struck and destroyed a residential tower block in Gaza City – said to be the tallest…

Read More

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka ftuar Edon Zhegrovën për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund. Tudor tha të premten, para ndeshjes kundër Interit, se Zhegrova do të rikthehej në aksion kundër Hellas Verona gjatë fundjavës, duke humbur takimet me Nerazzurrët dhe Borussia-n, por që kroati e ka ftuar sulmuesin kosovar dhe mund t’i ofrojë minuta në ndeshjen e sotme, transmeton GazetaBlic Sport. Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në ditën e fundit të afatit, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga dhjetori. La lista dei ⚪️⚫️ convocati per l’esordio stagionale in #UCL 📜#JuveBVB…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se Bashkimi Europian është një perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie, pjesë e së cilës duam të jemi, ndërsa vlerësoi faktin se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE. Kryeministri Rama doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marie Bjerre, ministre e Çështjeve Europiane të Danimarkës, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin, pas hapjes së katër kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE. “Kam shumë mirënjohje për mbështetjen dhe që keni siguruar të mbahet…

Read More

Një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara ka arritur për herë të parë në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza. Hetuesit theksuan se që nga tetori 2023 autoritetet dhe forcat izraelite kanë kryer “katër nga pesë veprat e gjenocidit” të përcaktuara në Konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit. Këto përfshijnë: “vrasjen e anëtarëve të grupit, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore, imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës që synojnë shkatërrimin fizik të grupit në tërësi ose pjesërisht dhe masat për të parandaluar lindjet brenda grupit”. Sipas raportit, deklaratat…

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur  të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar  drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafilkut .

Read More

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit të martën për shkak të dhimbjeve të shpinës dhe mund të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Ajaxit. Media italiane raportojnë se Lautaro u stërvit vetëm në palestër dhe jo në fushë për shkak të dhimbjeve të shpinës, por prapë udhëtoi për në Amsterdam me pjesën tjetër të skuadrës. Ai nuk pritet të jetë titullar në këtë takim, por që gjithçka do të vendoset pak para ndeshjes nga trajneri Chivu. Nga ana tjetër, Matteo Darmian mbeti në Milano për shkak të dhimbjeve poashtu…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, viktimë është Paulin Harusha, i cili u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare. Harusha u gjet  i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët. Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia…

Read More