Autor: TV News
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe për një vizitë tre ditore. Ai dhe Zonja e Parë Melania do të mirëpriten nga familja mbretërore. Sipas mediave të huaja programi përfshin paradë ushtarake, vendosje kurore në varrin e Mbretëreshës Elisabeth, një fluturim spektakolar nga Red Arrows dhe avionët F-35, si dhe një darkë shtetërore. Ai do të ketë diskutime edhe me kryeministrin Keir Starmer. Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të thellojë lidhjet ekonomike midis dy aleatëve. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar se do të firmosen marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 10 miliardë dollarë.…
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhen ditën e nesërme në selinë e PS. Takimi pritet të mbahet në orën 17:00. Në mbledhjen e këshilltarëve bashkiakë socialistë pritet të flitet mbi procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi atë ditë se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që…
Sonte nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Real Madrid dhe Marseille. Ndeshja mes Los Blancos dhe Marseille luhet në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Champions League, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para ndeshjes, tifozët e Marseille janë përleshur fizikisht me Policinë në Madrid. Tashmë janë dalur edhe pamjet nga përleshja masive: VIDEO
Të paktën 50 persona kanë vdekur pasi një anije që transportonte 75 refugjatë sudanezë u përfshi nga flakët pranë bregdetit libian të dielën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migracionin tha të martën se u ka ofruar mbështetje mjekësore 24 të mbijetuarve. “Nevojitet veprim urgjent për t’i dhënë fund tragjedive të tilla në det”, postoi në X dega e IOM-it për Libinë. Muajin e kaluar, të paktën 68 refugjatë dhe migrantë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u zhdukën pasi një varkë u përmbys në brigjet e Jemenit, sipas IOM-it. Të paktën 2,452 migrantë ose…
Ka nisur një procedim në gjendje të lirë për dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër person, pas një incidenti të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë. Shtetasit Pajtim Allushi , 33 vjeç, dhe Saimir Allushi, 52 vjeç, janë proceduar për veprat penale të “Goditja për shkak të motiveve pronësore”, ndërkohë që Sindi Allushi, 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia. Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë, Sindi Allushi dhe kushëriri i tij, Pajtim Allushi , kanë goditur fizikisht shtetasin D. K. për arsye të lidhura me çështje pronësie. Saimir Allushi, 52 vjeç,…
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me 10,000 euro pas kartonit të kuq që mori kundër Bolognas. Allegri u përjashtua për shkak se protestoi ndaj vendimit të penalltisë në kohën shtesë. Gjykatësi Sportiv konfirmoi se sjellja e tij ishte mungesë respekti ndaj VAR-it dhe gjyqtarit të katërt. Vendimi do të thotë që Allegri do të humbasë udhëtimin e Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën, më 20 shtator. Ndihmësi Marco Landucci do të marrë drejtimin nga stoli. Allegri pritet të kthehet për ndeshjen e radhës së Milanit në ligë kundër Napolit. /GazetaBlic…
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar një dron rus zbulues dhe sulmues Orion me vlerë disa milionë dollarë, sipas komandantit ukrainas Robert “Madyar” Brovdi. “Fluturoi mjaftueshëm. U rrëzua një dron zbulues sulmues ‘Orion’. Brigada e 414-të ‘Zogjtë e Madyar’, neutralizuan dronin me krahë 16.3 metra. Orioni mbeti për ëmbëlsirë”, shkroi Brovdi në Telegram. Sipas Brovdit, gjatë rrjedhës së luftës, njësia “Zogjtë e Madyar” ka shkatërruar më shumë se 1,500 dronë rusë, duke përfshirë llojet Orlan, Zala, Supercam, Shahed, Geran dhe Lancet, me dronët Merlin dhe Forpost që janë ndër më të mëdhenjtë. Orion është në shërbim të ushtrisë ruse…
Pas publikimit te kabinetit te ri qeverises nga kryeministri Rama, Ministri i Jashtem Igli Hasani mbeti jashte kabinenit kete here. Largim, te cilin Hasani e ka pranuar pa asnje kundershti. Ne nje postim ne rrjetin e tij social facebook, Igli Hasani eshte shprehur se eshte i kenaqur me koontributin qe ka dhene ne kete mision te rendesishem qe iu besua. “Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot. Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë – të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit…
Skuadra e Tefik Çangës ka shënuar goolin e fitores në sekondat e fundit ndaj Vushtrrisë. Golin e dytë në këtë e ka shënuar Dintwa, shkruan GazetaBlic Sport. Dintwa realizoi golin e fitores pas asistimit të Muçës në minutën e 96’të. Rezultati aktual i takimit është 2-1. /GazetaBlic Sport
Dalin detaje te reja nga thirrja e biznesmenit Ermal Beqiri ne SPAK nje dite me pare. Mesohet se biznesmeni Ermal Beqiri eshte nen hetim lidhur me tenderat e perfituar nga AKSHI. Burime brenda SPAK bejne te ditur se per bisnesmenin per behet hetim per dy dosje te cilat jane bashkuar ne nje dosje. Nga kontrollet e ushtruara ne zyrat e kompanise ‘SOFT and Solution SHPK SPAK ka sekuestruar disa dosje te cilat po i heton ne lidhje me abuzimet ne tendera. Gjithashtu SPAK po shqyrton edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI…
