Autor: TV News
Manchester City pret Napolin në Ethihad në ndeshjen hapëse të këtyre dy klubeve në Ligën e Kampionëve për këtë edicion. Pep Guardiola starton me Gio Donnarumman, ndërsa në sulm luajnë emra si Jeremy Dokun, Bernardo Silva dhe Phil Foden, që mbështetin Erling Haalandin. Pep Guardiola ka shumë lëndime, pasi mungojnë Omar Marmoush, Rayan Cherki, John Stones, Kalvin Phillips, Rayan Ait-Nouri dhe Mateo Kovacic. Antonio Conte do të bëjë pa emra si Romelu Lukaku dhe Amir Rrahmani që janë të lënduar për këtë takim. Kevin De Bruyne, Rasmus Hojlund dhe Scott McTominay të gjithë startojnë për Napolin. Ndeshja fillon në stadiumin…
Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, një javë më parë në Asamblenë socialiste prezantoi Ogerta Manistirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, po PD e ka një emër sot. I ftuar në studion e Quo Vadis deputeti Luan Baçi u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj se cilët janë tre emrat që qarkullojnë në PD se mund të vihen përballë Manastirliut? Baçi tha se demokratët kanë shumë emra, por më i rëndësishëm se emri aktualisht është e nevojshme sigurimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kë keni ju kandidatin më të mrië ëpr…
Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura,. Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kadndidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konrkret, pasi ishte pyetur nga moderatorja Borakaj. Pjesë nga biseda: Borakaj: A ka PD emra konkretë? Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë. Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni. Baçi: Kemi shumë (të qeshura në studio, moderatorja…
Skuadra e Leverkusenit ka shënuar golin e barazimit ndaj Copenhagen. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Grimaldo, shkruan GazetaBlic Sport. Grimaldo realizoi eurogol nga fauli pas 81 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli: VIDEO
Kush janë kandidaturat demokrate që do të garojnë për Bashkitë? Ishte kjo pyetja që ka sjellë përplasje mes analistëve dhe përfaqësuesve të opozitës në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. Gazetari Denis Minga kritikoi vonesat e PD-së në shpalljen e kandidatëve, duke theksuar se duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Ai u shpreh se socialistët zgjohen që në orën 4 të mëngjesit, ndërsa demokratët që janë në opozitë zgjohen në orën 12 të drekës, duke ia kaluar edhe Bashës. Ndërkohë, deputeti demokrat Luan Baçi u përgjigj duke thënë se gazetari nuk fle me ta dhe nuk ka…
FIFA ka vendosur që klubi i Shkupit t’i paguajë 43 mijë euro trajnerit turk, Alparslan Erdem, pas largimit të tij në maj të këtij viti. Erdem, i cili drejtoi skuadrën për 23 ndeshje, fitoi të drejtën e tij ligjore pas largimit nga Shkupi në fund të sezonit të kaluar. Trajneri 36-vjeçar është aktualisht në krye të Rabotnickit, ndërsa Shkupi po kalon një periudhë të vështirë. Pas largimit të Erdem, klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përballet me probleme të shumta. Përfshirë humbjen e besimit të tifozëve dhe një fillim të dobët të kampionatit, pa asnjë pikë nga gjashtë ndeshje…
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e avantazhit ndaj Napolit. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport. Haaland realizoi pas 55 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO
Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti sot në një takim të Ngarkuarën e SHBA me Punë, Nancy VanHorn, për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Lajmi u bë i ditur nga nga vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila sqaron se gjatë takimit u diskutua edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Newcastle. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Marcus Rashford, shkruan GazetaBlic Sport. Rashford realizoi pas 57 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO
