Autor: TV News
Rusia ka mohuar të ketë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjatë kësaj fundjave duke deklaruar se avionët e tij luftarakë kaluan përmes zonës ajrore të përbashkët ndërkombëtare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i konsideroi deklaratat e Estonisë boshe, të pabaza dhe një vazhdim të politikës estoneze që sipas tij ka për qëllim përshkallëzimin e tensioneve. Pilotët rusë, sipas tij, gjithmonë kanë operuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Por nga ana tjetër zyrtarë të lartë të Estonisë kanë deklaruar se vendi ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë qartë shkeljet ruse në territorin e tyre. Deklaratat vijnë disa orë përpara një mbledhjeje të…
Lamine Yamal është vlerësuar me çmimin prestigjioz Kopa Trophy 2025, i cili i jepet futbollistit më të mirë në botë nën moshën 21 vjeç, në ceremoninë e Topit të Artë në Paris. Futbollisti i Barcelonës e fiton trofeun për herë të dytë. Juria e Trofeut Kopa, e përbërë nga ish-fitues të Topit të Artë, njohu performancat e jashtëzakonshme të Yamal gjatë sezonit 2024-25, duke e cilësuar atë si një talent të gjeneratës dhe një nga yjet e rinj më të ndritshëm në futbollin botëror. Yamal luajti një rol kyç për Barcelonën në të gjitha garat, duke u paraqitur në 55…
Partia Reform UK ka njoftuar një paketë masash të ashpra për migracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së migrantëve për të fituar Leje të Pacaktuar Qëndrimi (ILR) pas pesë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse vjen në pushtet, partia do të zëvendësojë këtë leje me viza afatshkurtra dhe do të ndalojë përfitimet sociale për të gjithë, përveç qytetarëve britanikë. Sipas Reformës, migrantët do të duhet të riaplikojnë çdo pesë vjet për vizë, me kritere më të rrepta për të ardhura dhe gjuhën angleze. Masa do të prekin qindra mijëra migrantë aktualë që ndodhen në MB, do të ndalohet aksesimi i përfitimeve…
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mbërriti më 22 shtator në një vizitë triditëshe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo u takua tashmë me anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Në takim nuk morën pjesë serbja Zhelka Cvijanoviq e as kroati Zhelko Komshiq. Gjatë vizitës, Kos do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi, ndërsa do të flasë edhe para Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës. Gjithashtu, do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediave, komuniteteve lokale, grave me ndikim në biznes dhe të rinjve nga e gjithë Bosnje e Hercegovina. Sipas…
Luis Enrique është shpallur Trajneri i Vitit për Meshkuj në ceremoninë e Topit të Artë 2025. Nën drejtimin e Enriques, Paris Saint-Germain arriti një tripletë historike, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe UEFA Champions League. Enrique maksimizoi potencialin e lojtarëve kryesorë si Achraf Hakimi dhe Ousmane Dembele, duke siguruar performanca të qëndrueshme të ekipit në të gjitha garat. Çmimi pasqyron respektin e përhapur që ai ka fituar për arritjet e tij. /GazetaBlic Sport
Sonte ka festë në familjen e politikanit të njohur Fatmir Limaj. E vogla e shtëpisë, Leonita po i jep fund beqarisë teksa festa ka nisur me kanagjegjin i cili po zhvillohet në një prej hoteleve të kryeqytetit. E duket se vetë Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate, është përkujdesur që ta bëjë edhe më të veçantë këtë event. Në pamjet e ndara nga fotografi i njohur Norik Uka, ai shihet me uniformë ushtarake teksa përcjell vajzën në sallë. Për atmosferën, familja Limaj ka zgjedhur këngëtaren e madhe, Remzie Osmani. Urime! /Prive By Liberta Spahiu
Minstrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka thënë nëpërmjetë një postimi në “Facebook”, se puna për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është tashmë gati.Shqipëria do të ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, ku do të ketë një rol konstruktiv, të besueshëm dhe të principtë. Kështu u shpreh Spiropali në lidhje me këtë sesion në postimin e saj.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt. Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që traktati të skadojë do të kishte pasoja negative për stabilitetin global. “Rusia është e gatshme që të vazhdojë t’iu përmbahet kufizimeve kryesore të traktatit New START edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin. Ai shtoi se SHBA-ja duhet të veprojë njësoj. “Ne…
Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmatí, është kurorëzuar fituese e Topit të Artë për Femra për vitin 2025, pas një sezoni fenomenal si për klubin ashtu edhe për kombëtaren. Në sezonin 2024-25, Bonmati shënoi 20 gola dhe dha 16 asiste, duke e ndihmuar Barcelonën të sigurojë një tripletë historike duke fituar Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Pavarësisht se pësoi një problem shëndetësor pak para Euro 2025, ajo u rikuperua në kohë për të luajtur një rol vendimtar për Spanjën, duke i udhëhequr ata drejt finales së turneut dhe duke fituar çmimin Lojtarja e Turneut. /GazetaBlic Sport
Policia e Durrësit ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni policor të koduar ” Kartmonedhat false”.Bëhet fjalë për kapjen e një 36-vjeçari, i cili bleu në market me një kartmonedhë 100-euroshe të falsifikuar.Në momentin e ndalimit të shtetasit, atij i është gjetur dhe një tjetër kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, po ashtu të falsifikuar.Sipas Specialistëve për Hetimin e krimeve Ekonomiko-Financiare, shtetasi A.S kryente blerje me kartëmonedha të falsifikuara.Këto blerje me kartmonedha të falsifikuara, sipas hetimeve rezultojnë të kenë qënë të shpeshta nga A.S. Njoftimi i policisë: Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Kartëmonedhat false”. Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false,…
