Autor: TV News
Një deklaratë e fortë është bërë mbrëmjen e kësaj të marte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ndërsa po diskutohej se kush është Nesti Angoni denoncuesi i Erjon Veliajt, i cili sëfundmi ka denoncuar edhe deputeten e PD, Albana Vokshi. Moderatorja Borakaj pyeti se cila është arsyeja që Nesni Angoni po sulmon Albana Vokshin, gazetari Arbër Hitaj theksoi se ajo është kryetarja e ardhshme e PD. Më pas Hitaj sqaroi se bëhet fjalë për ironi, ndërsa theksoi se në një moment që këto denoncime vendosin fatin e njerëzve por edhe të qytetateve duhet më…
Ish-mesfushori i Anglisë dhe Manchester United, Paul Scholes, ka kritikuar Marcus Rashford, pavarësisht se sulmuesi ka shënuar dy gola më 18 shtator në Champions League kundër Newcastle. Ish-futbollisti i njohur ka thënë se nuk mund të jetë i lumtur për Rashford, duke përmendur mënyrën se si lojtari u largua nga Manchester United. “Qëndrimi i tij ndaj United drejt fundit ishte i turpshëm. Shpesh e shihja duke ecur në fushë vetëm sepse donte të largohej nga klubi”, ka deklaruar legjenda e “Djajve të Kuq”. “Duhet të jetë i vetëdijshëm për veten, nuk është më fëmijë. A mund të jetë ndër lojtarët…
Ylli ndërkombëtar i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj prej vitesh, David Levy, pasi ky i fundit rezultoi të ishte përfshirë në një fushatë për të penguar pjesëmarrjen e një grupi muzikor pro-palestinez në Festivalin Glastonbury. Mediat britanike raportuan se Levy ishte ndër nënshkruesit kryesorë të një letre “private dhe konfidenciale”, drejtuar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap, i njohur për qëndrimet e tij pro-palestineze, të përjashtohej nga line-up-i i festivalit. Pasi kjo letër u bë publike, Dua Lipa reagoi duke e shkarkuar menjëherë Levy-n nga…
Kush do të jetë kandidati përballë Ogerta Manastirliut në garën e madhe për Bashkinë e Tiranës? Ishte kjo pyetja që drejtoi moderatorja Pranvera Borakaj në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. Gazetari Arbër Hitaj tha se do të dëshironte të shihte një duel zonjash, teksa nënvizoi se Partia Demokratike duhet të zgjedhë një emër që të flasë përtej oborrit të tyre. Ndërkohë anëtari i Këshillit Bashkiak të PL, Genc Gjokutaj u shpreh se përcaktimi i formulës do të sillte edhe emrin e opozitës. Avokati Altin Kaziaj tha se qytetarët e Tiranës, nuk duhet të jenë naiv, duhet t’a shohin…
Real Madrid ka marrë një fitore të thellë si mysafir ndaj Levante, duke triumfuar 4-1 në një ndeshje të vlefshme për La Liga. “Los Blancos” kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tetë me një gol të Vinicius Junior, i cili ka shënuar nga distanca pas asistimit të Federico Valverde. Vetëm dhjetë minuta më vonë, talenti i ri Franco Mastantuono i ka dyfishuar shifrat. Levante ngushtoi rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katëe me një gol të Etta Eyong, i cili ka shënuar me kokë pas një topi të kthyer nga portieri. Por, reagimi i madrilenëve ka qenë…
Një sondazh i ri i publikuar sot nga grupi RTL/ntv dhe realizuar nga instituti Forsa ka tronditur skenën politike gjermane: partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e para me 27%, duke lënë pas konservatorët (CDU/CSU) me 25%. Në vend të tretë qëndrojnë Socialdemokratët (SPD), pjesë e koalicionit qeverisës, me vetëm 13%. Ky rezultat vjen pas një serie sondazhesh të javëve të fundit ku AfD dhe konservatorët dilnin të barabartë. Por këtë herë, AfD ka fituar një avantazh prej dy pikësh, ndërsa konservatorët kanë mbetur në të njëjtat nivele si më parë. Ndërkohë, popullariteti i kancelarit Friedrich…
Reperi nga Ferizaj, Mozzik (Gramoz Aliu), ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryeparlamentarin Dimal Basha, bashkëvendës të tij, se kanë ushtruar presion mbi zyrtarët për ta ndaluar në aeroport më 17 shtator. Mozzik u ndalua në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për shmangie nga tatimi për dy orë që kapin vlerën rreth 1.3 milionë euro. Megjithatë, pas verifikimeve, ka dalë se ora “Richard Mille” është false. Ndërsa për orën “Rolex” nuk është njoftuar asgjë. E në një reagim në rrjetet sociale, reperi ka thënë se e gjitha ishte lojë dhe e ka quajtur ndalimin “sulm politik”.…
Avokati Genc Gjokutaj, i cili është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës në kampin opozitar, tha sot në seancën e thirrur për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë po votojnë pro kësaj iniciative jo sepse duhet, por sepse po veprojnë si kukulla me fije të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama. “Dhe dua ta sjell në vëmendjen tuaj pavarësisht se bëni dallim e deklaroni të votojmë pro propozimit, por nga pikëpamja ligjore nuk është pika c nenit 62 sepse Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, gjë që nuk afekton mandatin e tij, por interesi publik na…
Në një intervistë me Sky Germany, Florian Wirtz foli për fillimin e sezonit dhe mungesën e golave dhe asistimeve në fillim të qëndrimit të tij te Liverpool. “Po, sigurisht që do të doja të shënoja një gol ose të merrja disa pikë. Por pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, unë qëndroj i qetë. E di se çfarë jam i aftë të bëj dhe e di se në një moment do ta tregoj në fushë, kështu që thjesht qëndroj i qetë”, tha Wirtz. “Nuk dua të dëgjoj, ‘Jepi kohë, jepi kohë’. Në vend të kësaj, përpiqem të luaj më mirë çdo…
Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla. Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë. Akrepi – Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm dhe nuk ka gjasa…
