Autor: TV News
Higjiena e mirë orale nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e fillit dentar dhe larjen e dhëmbëve, ajo varet edhe nga ushqimi dhe pijet që konsumoni. Edhe pse qumështi shoqërohet më shpesh me dhëmbë të shëndetshëm, ka shumë ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese të ndryshme që kontribuojnë në shëndetin oral. Disa ushqime janë natyrshëm më ‘miqësore me dhëmbët’ sepse ndihmojnë në forcimin dhe mbrojtjen e buzëqeshjes suaj, qoftë duke bashkëvepruar me dhëmbët ose me indet e buta përreth. Këto ushqime të mira për dhëmbët janë të pasura me vitamina, minerale dhe një shumëllojshmëri përbërësish natyrorë që forcojnë smaltin, luftojnë…
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht. Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan. Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare “Më tepër…
Analisti Ergys Mërtiri tha se fundi i Erion Veliajt ka ardhur që ditën që u arrestua, jo kur u shkarkua nga posti si kryebashkiak. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri nënvizoi se në kampin socialist nuk sheh asnjë kandidaturë të duhur, pasi sipas tij, kryebashkiakët vazhdojnë projektet e Ramës, jo të tyret. Sipas analistit, Partia Demokratike ka zero shanse të ngrihet dhe të bëjë një përmbysje në garën për bashkinë e Tiranës. INTERVISTA E PLOTË: Si e shikoni ju shkarkimin e sotëm nga qeveria të…
Politikani Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte, analizoi atë që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare. I pyetur nga moderatorja Borakaj se cila ishte simbolika e sotme ku Rama veprimin e parë që bëri në qeverinë e re ishte firmosja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Kadilli tha se kjo tregon një mentalitet komunist, i cili ndodhi rëndom edhe në krahun e PD duke nënkuptuar largimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha. Sipas tij ky është rasti kur mbreti e rrit princin dhe më pas e vret. Pjesë nga…
Lojtari Joan Garcia ka pësuar një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e majtë. Nesër, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale artroskopike, transmeton GazetaBlic Sport. Koha e vlerësuar e rikuperimit është mes 4 dhe 6 javësh, varësisht nga progresi i tij. Portieri Garcia do të jetë një mungesë e madhe tek Barcelona dhe nuk pritet të jetë gati për derbin ndaj Real Madrid. /GazetaBlic Sport/
Disa ditë para nisjes së punës së Komisioneve Parlamentare, Kryeministri Edi Rama dha edhe porositë paraprake për grupin socialist. Kryeparlamentari Niko Peleshi, kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve si dhe kreu i Grupit Parlamentar u mblodhën në një takim në Vilën qeveritare 30 ku u njohën me prioritetet për punën gjatë legjislaturës së XI-të Në takimin që zgjati një orë e 30 minuta, mësohet se kreu i qeverisë nuk kishte porosi të veçanta mbi ligje specifike që duhen miratuar, megjithatë burime e cilësuan si një takim rutinë që zhvillohet mbi koordinimin e punës mes Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë dhe…
Trajneri portugez, Jose Mourinho, është tani në krye të Benficës, pasi u largua nga Fenerbahce pas një fillimi të dobët të sezonit. Vendin e tij te gjigantët e Stambollit e zuri Domenico Tedesco, por edhe ai është nën kërcënimin e largimit shumë shpejt, transmeton GazetaBlic Sport. Mediat turke raportuan se Tedesco mund të shkarkohej pas më pak se tre javësh në detyrë, me tensionin që rrjedh nga humbja ndaj Dinamo Zagreb. Drejtuesit e Fenerbahçes thirrën një takim urgjent dhe i dhanë specialistit italian një ultimatum. Vendimtare për të ardhmen e tij do të jetë ndeshja e ardhshme kundër Antalyaspor –…
Partia Demokratike do të nisë të hënën negociatat me partitë opozitare për zgjedhjet që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit. Pjesë e grupit negociator është Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik për Tiranën Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 Majit. Burime brenda PD bëjnë me dije se negociatat do të zhvillohen me të gjitha partitë opozitare, duke përjashtuar “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit, që i përket ekstremit të majtë. Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak javësh të hyjë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në themel të kërkesës së liderit të opozitës qëndron një shkrim i gazetarit italian Nello Trochia, i cili pretendon se ka dokumente të hetuesve italianë që tregojnë se përfaqësues të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama janë takuar në vitin 2019 në një ishull në Karaibe, në Aruba, për të negociuar me persona që merren me trafik droge. “Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE,…
Liverpooli ka konfirmuar se Federico Chiesa do të zëvendësojë Giovanni Leoni-n në skuadrën e Ligës së Kampionëve, pasi qendërmbrojtësi i ri pësoi një dëmtim në gju kundër Southamptonit. Leoni debutoi për Reds kundër Saints në ndeshjen e tyre të Kupës së Ligës gjatë javës dhe luajti shumë mirë, por u lëndua fatkeqësisht. Federico Chiesa tani do të jetë i kualifikuar për të luajtur kundër Galatasaray javën e ardhshme. /GazetaBlic Sport/ The post Federico Chiesa zëvendëson Leonin e lënduar në skuadrën e Liverpoolit për Ligën e Kampionëve appeared first on GazetaBlic.
