Autor: TV News
Të paktën 32 persona humbën jetën gjatë natës nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territor. Mëngjesin e së shtunës, një sulm shkatërrues goditi një shtëpi në lagjen Tufah, duke vrarë 11 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Ahly. Ndërkohë, bombardime të tjera në qendër dhe veri të Gazës shkaktuan vdekjen e nëntë anëtarëve të një familjeje në kampin e refugjatëve Nuseirat ku të përfshirë ishte një çift dhe fëmijët e tyre. Në një tjetër sulm në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit, katër persona humbën jetën pasi…
Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë. Statusi i Berishës: Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri. 📩 Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe…
Kosovën e presin dy ndeshje të rëndësishme në muajin që po vjen. “Dardanët”, do të përballen me Slloveninë në “Fadil Vokrri” si dhe pas 3 ditësh do të udhëtojë drejt Stockholmit, ku do të ripërballet me Suedinë. Sa i përket kësaj të fundit, Federata Suedeze e Futbollit doli me njoftim se janë shitur të gjitha biletat për të dy ndeshjet e saj, përfshirë edhe me Kosovën. Kujtojmë se në ndeshjen e fundit që zhvilluan, ishte Kosova ajo e cila fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 në Prishtinë pas golave të Rexhbeçaj dhe Muriqit.
Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të premte në lagjen Loni Dhamo të qytetit të Lushnjes, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Ali Korreshi, rreth 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Mësohet se bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen jashtë shtetit, ndërsa ai banonte i vetëm në apartamentin e tij. Alarmi u dha nga banorët e pallatit, të cilët njoftuan Policinë pasi nga banesa e të moshuarit kishte filluar të ndihej një erë e rëndë. Ata kishin gjithashtu disa ditë që nuk e kishin parë të dilte jashtë…
Një video e përhapur gjerësisht që shfaq Presidentin Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania në një shkëmbim të tensionuar brenda helikopterit Marine One, ka nxitur spekulime për një grindje mes çiftit. Por sipas ekspertëve të leximit të buzëve, biseda kishte të bënte me incidentin e shkallëve lëvizëse në selinë e OKB-së, dhe jo me ndonjë konflikt personal. “Nga interpretimi im, nuk mendoj se Donald Trump e kishte me Melania Trump – por me OKB”, tha lexuesi i buzëve mjeko-ligjore Jeremy Freeman. Shkallët lëvizëse kishin ndalur papritur punën kur çifti presidencial po hynte në ndërtesën e OKB-së përpara fjalimit të…
Ekipi menaxhues i këngëtarit Gjesti, ka publikuar një njoftim në profilin e tij në Instagram, pas rastit tragjik ku dje këngëtari humbi vëllain e tij 15-vjecar në një aksident në Pejë. Në postimin në Instagramin e Gjestit, është bërë njoftimit se Eldioni, vëllai i këngëtarit, do të varroset sot në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës në orën 17:00. Njoftimi i plotë: Me zëmër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe…
Një nga derbit më të zjarrtë lokal, ai mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit, zhvillohet ditën e sotme. Ndeshja është e vlefshme për javën e 7-të të La Ligas, e cila zhvillohet në ”Metropolitano Stadium”, më fillim nga ora 16:15, shkruan IndeksOnline. Skuadra e Diogo Simeons nuk e ka nisur mirë sezonin, duke grumbulluar 9 pikë nga gjashtë ndeshje, ku kërkon fitoren në derbi e cila do ti jepte motivim futbollistëve për vazhdimësinë e kampionatit. Në anën tjetër, Real Madridi i Xabi Alonsos ka një start të jashtëzakonshëm, ku kanë shënuar gjashtë fitore dhe kryesojnë tabelën e La Ligas me…
Ditën e sotme, në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve hetimore, Sabah Nuzi dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit, për një shumë prej 50 mijë eurosh. Në këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si urdhërues të dyshuar të krimit shtetasin Aurel Hoxha alias Kolaveri i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim.
Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e njohur si “Dilan”. Viktima është një 44 vjeçar, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale. Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake. “Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshtë një përpjekje të minutës së fundit të Kinës dhe Rusisë për të vonuar rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e quajti vendimin “të padrejtë, të padrejtë dhe të paligjshëm” menjëherë pas njoftimit të tij. “Shpresonim që kolegët evropianë dhe SHBA-të do të mendoheshin dy herë dhe do të zgjidhnin rrugën e diplomacisë dhe dialogut në vend të shantazhit të tyre, i cili thjesht rezulton në përshkallëzim të situatës në rajon”, tha Dmitry Polyanskiy, zëvendësambasadori rus në OKB. Pezeshkian, duke folur me gazetarë…
